Sabah Sinani, u lind në fshatin Kabash të Rrethit të Pukës më 23. 02. 1949. U diplomua në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë-Letërsi në Tiranë, me rezultate të shkëlqyera në vitin 1971. Si gazetar, Sabahu fillimet i ka që në fakultet, si redaktor i gazetës “Studenti”. Me mbarimin ,e studimeve Sabahu fillon punën në kabinetin Pedagogjik, Pukë ku dallohet për punën metodike dhe pedagogjike me mësuesit. Krahas punës pedagogjike Sabahu shkroi qindra artikuj metodik e shkencor në gazetën “Mësuesi” e organe të tjera të shtypit qëndror. Ai ka kontribut të gjërë edhe në shtypin lokal, si kryeredaktor i gazetës “Terbuni”, më vonë si bashkëpunëtorë i gazetës “Përpjekje”. Në të gjithë botimet e almanakut “Puka dhe Shkolla” është dhe dora e mendja e tij. Më shumë se askush tjetër, Sabahu punoi për mbledhjen, sistemimin dhe studimin e fjalës së rrallë në trevat e Pukës. Për këto veprimtari Sabahu dekorohet në vitin 1990 me Medaljen “Naim Frashëri”.
Bibliografia e Sabah Sinanit si studiues dhe orator, publicist dhe punonjës shkencor shpaloset me vlera kulmore në botimin e librit “Udha e arsimit pukjan në vite”, me të cilin lexuesi do të njohë rrugën që ka kaluar arsimi pukjanë nder vitet 1903 – 1993. Ky libër botohet në kuadrin e 100¬-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Iballë.
Sabahu u nda nga jeta në moshë të re në fillim të viteve ’90.
Leave a Reply