Kryengritje 1565 dhe nje urdherese e Sulltanit

1565, shkurt 26. Banorët e fshatrave; Bërdhet, Rap, Ribë, Arst, Rilë, ItbalIë, Kaçinar, Klumertë, Dush, Fandi i Vogël, Plakëz, Mirdita e Vogël Mirdita e Madhe, Kolçin, Qerretet, Mamish, Ujmisht e Suroj të sanxhakut të Dukagjinit janë hedhur në kryengritje.

Urdhër beut të Dukagjinit:
Ti ke dërguar letër dhe ke parashtruar se të pafetë e fshatrave Bërdet, Rab, Ribë, Arestë, Rilë, Hballlë, Kaçinar; Klumertë (Kulumertë); Dush Fandi i Vogël, Plakëz, Mirdita e Madhe, Kolçin, Qerretet, Mamish, Ulmisht e Suroj, të cilët varen nga lvaja e Dukagjinit, kanë ngritur krye dhe jo vetëm që kanë grabitur mallin e plaçkat e tregtarëve që shkojnë e vijnë në skelë, por kanë sulmuar edhe ca fshatra në sanxhakun e Shkodrës dhe, nëpërmjet të pafeve të fshatit Mamish të lartpërmendur, kanë arritur dhe kanë hedhur në dorë sendet ushqimore dhe plaçkat e tyre. Kështu që rrugët për t\’u ardhur hakut atyre janë zënë dhe është e qartë se popullsia e vobektë do të heqë pënsëri mundime të panumërta. [Më në fund], ti ke parashtruar që, në qoftë se jepet urdhër për të ndëshkuar ata, duhet të caktohen për ndihmë beu i Shkodrës, forcat e kështjellave dhe azeoët e sanxhakëve të Ohrit e të Elbasanit.
Prandaj, tani, sipas asaj që na ke parashtruar ti, j,anë shkruar urdhra të nderuara përbeun\’ e Shkodrës, si edhe për robërit e mi, bejlerët e sipërtreguar, që të dërgojnë për të të ndihmuar ty forcat e kalave dhe aaJebët e sanxhakëvetë Ohrit e të Elbasanit, kur ti t\’i kërkosh këto. Këto urdhra po të dërgohen edhe ty.
Urdhëroj që, kur të të arrijnë [këto urdhra], t\’i biesh prapa punës, Në qoftë se nuk do të jetë e mundur që kryengritësit e lartpërmendur të vijnë në udhë me të mirë dhe do të jetë e nevojshme që ata të zhduken, të mos lesh asnjë rast që ata të të shpëtojnë nga dora. Me t\’u afruar koha që ata duhet të goditen, të çoshë në vendet përkatëse urdhrat e nderuara, të shkruara që më parë robërve tërni, bejlereve të sipërtreguar, për të tëndih-muar ty dhe të kërkosh të sipërtreguarin (beun e Shkodrës) bashkë me spahinjtë e sanxhakut të tij, si dhe një numër të mjaftueshëm rojesh të kalave azabësh të Ohrit e të Elbasanit. Posaqë këta të jenë grumbulluar në një vend, të bashkoheni e të lidheni fott, duke pasur një mendim e një pikë.synim të vetëm dhe, mbasi ta keni menduar e shoshitur mirë punën, të marshoni kundër Atyre e t\’i rrethoni. Ata më të pagdhendurit e fshatrave që nuk do të binde t\’i shkoni në shpatë, fëmijët e gratë e tyre t\’i bëni robër, kurse pasurinë e plaçkat t\’ua grabitni e t\’ua prishni krejt. Në këtë mënyrë t\’i ndëshkoni si duhet me qëllim që të marrin shembull e të vënë mend të tjerët dhe që në kohën e lumtur të mbretërimit tim vendi, rajatë dhe udhtarët të jenë të siguruar nga veprimtaria dëmtuese e keqbërëse e tyre. Në këtë çështje të veprosh me kujdesin dhe me vëmendjen më të madhe, të mos tregohesh i pakujdesshëm sa të bësh që të merren më qafë njerëz kot ,së koti. Të ruhesh shumë që të mos shpëtojnë kryengritësit dhe të shkaktojnë trazira të mëdha, që të mos bëhet ndërhyrje në ,familjet, pasurinë e gjënë e gjallë të rajave që janë në punë të tvre. të bindur e tënënshtruar; të  ruhesh nga çdo veprim që është, në kundënshtim me urdhrin tim si edhe nga çdo veprim i pamenduar dhe i pamatur. Në rast të kundërt, ta dish se pasojat e kësaj do të rëndojnë mbi ty.
Shënim: Dokumenti është botuar në"Qendresa e popullit shqiptar kunder sundimit osmamn në shek. XVI deri në fillim të shek XVIII", Tiranë 1978, f. 60-61.     

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*