Jo gjithmonë veglat tradicionale bashko¬hen me njëra-tjetrën në mënyrë organike për vazhdimësinë e mendimit muzikor, në zhvillimin e tyre të shumanshëm. Në disa formacione të tilla veglat marrin funksi¬one të shkëputura, edhe pse linja melo¬dike është e përbashkët, duke u kufizuar vetëm me paraqitjen e tyre timbrike në¬përmjet fragmenteve të shkurtra, pa një lidhje organike ndërmjet tyre.
Një vend të rëndësishëm në formimin e fizionomisë bashkëkohore të formacioneve instrumentale tradicionale zë orkestra e rrethit të Pukës, e cila mund të vlerësohet si nga më të arriturat në krahasim me ato ri të rretheve të tjera. Në përbërjen e saj janë këto vegla: një bilbil karakteristik me fryrje anësore, një bilbil i zakonshëm, një gjethe, shtatë çifteli, dy sharki, një dajre dhe një lodërti. Këto vegla janë ndërtuar në bazë të atyre tradicionale në bashkëpu¬nim ndërmjet Artistit të Popullit Ndue Shyti dhe zejtarit Fran Pali.
Ndërtimi i veglave të këtij formacioni është bërë gjatë një rruge të gjatë sprovash. Nga pikëpamja cilësore ato i përkasin një etape të zhvilluar, duke përfshirë edhe vetë instrumentistët e talentuar, që janë zgjedhur posaçërisht për pjesëmarrjen në këtë formacion. Cilësitë e tij qëndrojnë jo vetëm në veçoritë që përmendëm, por edhe në shumëllojshmërinë e veglave pjesëma¬rrëse, në përpjesëtimet e drejtpeshuara dhe në vetë krijimet muzikore për fizionominë e këtij formacioni.
Risimi i bërë nga Artisti i Popullit Ndue Shyti në formimin e këtij formacioni ori¬gjinal qëndron qoftë në ndërtimin e vegla¬ve, qoftë në përballimin e shumë çeshtjeve të ndërlikuara, të cilat nuk arrihen pa një punë ngulmuese të gjatë. Në këtë vështrim tërheq vëmendjen veçanërisht përpunim i fyellit me fryrje anësore i realizuar nga ve¬të përdoruesit dhe krijuesi i formacionit.
Tiparet organologjike të këtij tipi të ve¬çantë fyelli ndryshojnë nga ato të tipave të tjerë që përdoren në trevat e vendit to¬në. Vegla është menduar në mënyrë që, me një lëvizje të thjeshtë të pozicionit të buzëve, të japë dy efekte timbrike, që ndryshojnë nga njëri-tjetri; të tingëlbjë si bilbil me nota të mprehta dhe të prera, por edhe si fyell, me timbër të ngrohtë e me regjistër më të ulët.
Kjo vegël ka përparësi ndaj tipave dhe për sa u përket intonacioneve. Shtojmë se me të mund të zbatohen zvarri¬tje e glisando të ndryshme.
Edhe veglat e tjera të këtij formacioni, si fyelli, zumarja, sharkia etj. i janë nën¬shtruar një përpunimi, duke pasur si synim përputhjen e regjistrave dhe të shtrateve tona me veglat tradicionale, krye¬sisht me çiftelinë. Falë ndiesive të larta të autorit, këto realizime, ndonëse me me¬toda empirike, janë mjaft të arrira.
Siç u tha, formacioni instrumental i rre¬thit të Pukës mund të vlerësohet si një nga më të zhvilluarat në krahasim me ato të rretheve të tjera. Arritjet në zhvillimin e mëtejshëm të muzikës instrumentale vë¬rehen mjaft qartë në këto drejtime krye¬sore: a) në shmangjen e burdonit duke shkrif tuar shtjellimin e melodive në baza të ndryshme modale; b) në zgjerimin e më¬tejshëm të trajtave dhe përmasave melo-dike; c) në shfrytëzimin e mundësive shprehëse të veglave solistike pa funk¬sione harmonike shoqëruese me përputhjen me veçoritë tonalomodale të melodive; d) në zhvillimin e mëtejshëm të linjave polifonik e aktive në mënyrë origjinale; e) në larushinë timbrike dhe kontrasteve ndërmjet figurave artistike muzikore; f) në dinamizmin e përmbajtjes muzikore, e cila solli një freskim të muzikës “instrumentale tradicionale nëpërmjet shprehjes së emocioneve të reja optimiste dhe të fuqishme.
Në dhjetëvjeçarin e fundit formacionet instrumentale popullore luajtën një rol të rëndësishëm jo vetëm në lëvizjen e muzi¬kës instrumentale, por edhe të asaj vokal e që shoqërohet prej saj. Fuqia shprehëse emocionale, pasurimi i timbrikës, kontrastet melodike, zgjerimi i mëtejshëm i përpjes¬timeve mbi një bazë cilësore të re,. si dhe elemente të tjera shprehëse, sollën si pasojë një ndryshim në përmbajtjen e re¬pertorit instrumental, një arritje të mëtej¬shme të dinamikës, duke sjellë impu1se të reja zhvillimi.
Marre nga: "Veglat Muzikore të Popullit Shqiptar", f.235-236, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1991.
Kush është Ramadan Sokoli
Ramadan Sokoli lindi në Shkodër, më 14 qershor të vitit 1920, në një familje patriotike të pasur. Gjyshin e tij, Hodo Pasha, italianët e internuan në Armeni. Edhe i ati pati të njëjtin fat, duke u persekutuar vazhdimisht nga italianët. Kështu, pas mbarimit të shkollës së mesme në Shkodër, në vitin 1944 Sokoli përfundon studimet në Firence për Flaut dhe Kompozicion. Kthehet në Shqipëri, por në vitet ’46-’50 burgoset nga regjimi i kohës. Në vitin 1951 vjen në Tiranë dhe më pas punon në Filarmoni, në Shtëpinë e Kulturës e së fundmi në Liceun Artistik. Shpesh herë Sokoli pushohet nga puna për shkak të biografisë. Por nevoja që kishin për dijen dhe punën e tij e ndihmojnë në çdo rast. E emërojnë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ku jep deri në 9 lëndë, por pa e paguar për punën. Më pas punon në Liceun Artistik deri sa doli në pension. Ramadan Sokoli është një nga studiuesit më të mëdhenj të muzikës në Shqipëri. Ai është hartues i një numri të konsiderueshëm tekstesh shkollore, programesh, por edhe studimesh shkencore në fushën e muzikës. Është vlerësuar më çmimet “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, “Mirënjohja e Tiranës” nga Bashkia e Tiranës, dhe nga universiteti “Cambridge” është klasifikuar në personalitet më të shquara të shekullit të 20-të.
Red.
Leave a Reply