Në këtë aradhë spikasin Sh. Gjeçov-Kryeziu, Ndre dhe Lazer Mjeda të cilët njihen me origjinë nga Kryeziu.
Këtu po sjellim mendimin e shfaqur në qarqet shkencore të albanologjisë për figurën më të ndritur të humanizmit për kombin tonë në shek.XV – Marin Barletin.
Përkthyesi i veprës Historia e Skenderbeut, Stefan Prifti e lidh mbiemërin e Barletit me emërin që mbante fshati jonë deri në fillim të viteve 1700. Ja si shkruan ai: “Le të shtrojmë këtu, se në viset veriore të Shqipërisë, Pukë ndodhet sot edhe toponimi “Bardheti" dhe kjo na bën të mendojmë, se mundet të mbrohet me të drejtë shqiptimi Barleti dhe jo Barleci1.
Këtë problem e merr në shqyrtim edhe Eqrem Çabej: “Emëri rrjedh nga Bardheci, me ndërrimin e ditur "dh" në "lI”2. Në botimin e Gjeanologjisë së tyre Engjëllorët e Drishtit në vitin 1555 mbiemërin e autorit në fjalë e shkruajnë “Barleta”3, kur dimë se nuk mudet të shkruhet Bardheta3, sepse as latinishtja dhe as italisht ja nuk e ka germën "dh".
Në një studim kritik të Dh. Shuteriqit mbi kombësinë joshqiptare, që i japin M. Barletit disa studiues të huaj, pohon: “Barleci shpjegohet me trajtën dialektore – këtu shkodrane – Barleci për Bardheci"4.
Këtu po shkëputem nga kjo çeshtje, sepse nuk kemi argumente e të dhëna të tjera për origjinën familjare të Barletit nga fshati Bardheti i Kryeziut të Pukës, por duhet të vlerësohen të dhënat e fakteve të botuara nga këta studiues me peshë në letrat shqipe në pritje të ndriçimit me dokumente të tjerë.
1). Stefan Prifti nij parathenien e veprës “Historia e Skenderbeut", Tiranë, 1967, f. 10.
2). Eqrem Çabej, Studime etimologjike nij fushën e shqipes,vëllimi II (A-B), Tiranë 1976, f. 169.
3). A. Angelus -Genalogia, botuar nij Romij në vitin 1555.
4). Dhimitijr Shuteriqi Mbi Jetën e Barletit dhe e shkrime të tjera,
Marrë nga kumtesa e përgatitur nga J. Brahaj me rastin e perkujtimit te pervjetorit te Shkollës së parë në Kryezi.
Leave a Reply