Gjovalin Ndreca

Ngjyra blu e rrobës së policit fsheh brenda vetes një virtuoz të rrallë në fushën e muzikës. Tingujt e spikatur të fyellit, bilbilit, çiftelisë për disa vite me radhë janë derdhur në përbërje të Ansamblit të Shtetit, ndërsa tashmë polici debuton për të paraburgosurit e komisariatit të Lezhës. Gjovalin Ndreca, banor i Barbullojës së Lezhës, ai ka qenë ndër interpretuesit më të mirë frymorë në Pukë. Ai ishte i përzgjedhuri i Artistit të Popullit, Ndue Shyti dhe nxënës i zellshëm i tij. Ka filluar t’i bjerë fyellit dhe bilbilit që në moshën 10 vjeç dhe nuk i është ndarë për 35 vite. Por pasi mbaron ushtrinë ai hyn në polici në Pukë. Edhe pse ushatarak nuk iu nda skenës deri sa iu tha prerë me urdhër: "ose polic, ose instrumentist!". Në një intervistë për gazetën, polici Ndreca tregon zgjedhjen e tij mes uniformës dhe interpretuesit. 

Cila është lidhja mes policit dhe muzikantit?

Ishin të dyja dëshira të brendshme të miat. Unë fyellin dhe bilbilin i kam mësuar që në moshën 10- vjeçare dhe me po atë dëshirë vijoj që t’i lëvroj edhe sot pas 35 vitesh.

Çfarë mund të thoni për kulmet e aktivitetit tuaj artistik?

Kam gjithnjë emocion për kohën, të cilën gjithnjë e quaj të artë, të muzës popullore që na kishte përfshirë tërë gjeneratën tonë në vendlindje, pikërisht në Pukë. Artisti i madh Ndue Shyti, kishte afruar 104 instrumentistë të jashtëzakonshëm në fyej, kavaj, bilbilë, çifteli që zinte 90 përqind të orkestrës, sharki, daulle, zumare, gajde etj, etj. "Kur ia merrte orkestra jonë, përfytyrimi ndalej tek "orkestra e Vienës" me një ritmikë dhe intonim perfekt. Unë kam qenë solist në bilbil, ndërsa si instrumentist virtuoz kam koleksionuar tre çmime kombëtare në 1978, 1983 dhe 1988. Janë gjithsej shtatë vegla muzikore frymore të këtij lloji, që unë kam luajtur duke u dhënë jetë melodive të bukura të krahinës, tingulli i të cilave ka shkuar edhe jashtë shtetit, në disa skena të Europës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*