Autor pukianë në Panairin e Librit 2009

Në këtë edicion të Panairit të Librit 2009 u ekspozuan rreth 40.000 ekzemplarë, prej të cilëve 1200 janë tituj të rinj. Po japim një informacion të shkurtë për përfaqësimin e autorëve pukjanë në këtë Panair.


            Mirala Sulo

Në panairin mbarëkombëtar të librit Stëpia Botuese “Toena”, ka promovuar vëllimin i ri me poezi i Mirela Sulës “Kur jetës i bie rruga nga ti" Shtëpia botuese e ka përzgjedhur si pjesë të kolanës “Kambana”, poezi e zgjedhur shqipe që deri sot ka përfshirë emrat dhe krijimtarinë e 32 poetëve më të mirë shqiptarë që krijojnë brenda apo jashtë kufijve shtetërorë. Kritiku i artit, Josif Papagjoni, është kujdesur për përzgjedhjen e poezive të Mirelës, madje e ka shoqëruar këtë botim edhe me një studim letraro-estetik shkruar po prej tij…


       Fotomontazh: Promovimi i vëllimit poetik:”Kur jetës i bie rruga nga ti”

Mirela Sula në vëllimin poetik të saj më të ri me titull: “Kur jetës i bie rruga nga ti”  sjell mendim, ndjenjë, transmeton dëshirë reflektimi, delikatesë poetike… gjithë sa buron prej shpirtit të një poeteshe. Për këtë vëllim Dritoro Agolli është shprehur: "Zbulimi i diçkaje të bukur, që nuk e ke parë ndonjëherë, të ngjall në shpirt një ngushëllim të patreguar edhe nëse ke qenë në vorbullën e mërzisë, të bën të dalësh prej saj dhe ta duash më shumë jetën. Kjo ndodh pas çdo zbulimi të vërtetë. Kështu më ndodhi edhe mua tek lexoja vargjet e Mirela Sulës. Para meje nuk qëndronte një amatore, por ngrihej një poete me kuptimin plotë të kësaj fjale të shenjtë".

Mark Mesuli

Në këtë panair perfaqësohet me librin "Skifteri i Munellës", monografi kushtuar aviatorit nga Gjegjani i rretht te Pukës Pal Nikolli

Nuk është e rastit që personazhi i këtij libri, siç mund ta vërejmë sadopak dhe përmes mini-albumit fotografik që ilustron këto shënime kushtuar tij, miqtë i ka të shumtë e të larmishëm, aviatorë të përmendur, që nga Niko Hoxha në vitet e hershme, shkrimtarë apo artistë të shquar si Dritëro Agolli, Çesk Zadeja, Nasha Jorgaqi, Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo, Ndrekë Luca, Kiço Londo, rapsodi i vendlindjes Frrok Haxhia, gazetarë të njohur si Mustafa Nano, Fiqiri Sejdia, Vasil Gjylameti, Piro Naçe etj.
Së fundi, teksa mediton rreth ekuacionit të çuditshëm të jetës së tij, i falesh dhe një herë atij për tiparin e pashprishur të racës, si një bir i paepur i maleve tona, dalë prej shpirtit të bardhë të kreshtave të Munellës, për të paraqitur në Jug një mirditas diturak, kurse jashtë vendit një shqiptar të kulluar…

Xhemal Meçi

Në këtë panair perfaqësohet me një botim të ri monografik, “Kabashi” (Puka që në lashtësi-2). Një vepër që është një burim i pasur njohurish jo vetëm për Kabashin, por edhe më gjerë. Kryesorja e kësaj vepre nuk është pasqyrimi i thjeshtë i një fshati si Kabashi, sa janë lidhjet dhe ndikimet e ndërsjella të tij me krahina e qytete të rëndësishme të veriut të vendit tonë me një shtrirje prej brigjeve të Adriatikut deri në kufijtë e Kosovës Lindore. Në libër jepen të përmbledhura të dhëna të rëndësishme onomastike, toponimike, arkeologjike, kostumologjike, mitologjike, demografike, folklorike si dhe të kujtesës historike. Për këtë libër, Meçi ka siguruar edhe mendimin e akademikëve e profesorëve E. Çabej, M. Domi, J. Kastrati, etj.

Jaho Brahaj

Në këtë panair perfaqësohet me një botim të ri monografik: "Shkrime për Sh. Gjeçov-Kryeziun".

Është një permbledhje me shkrime të botuara dhe kumtesa të përgatitura per këtë figurë të albanologjisë dhe të atdhetarzmit shqiptar. Për hërë të parë I paraqitet lexuesit dhe pjesa e ruajtur në dorshkrim e novelës "Rrafgime", e pa njohur më parë. Libri mbullet me shenime biblografike nga krijimtaria e Gjeçovit dhe të botimeve për këtë kollos të letrave dhe albanologjisë shqiptare.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*