Një figurë tjetër, që ndriti në vitet ’70 të shekullit të kaluar, është dhe ajo e Ismail Saliut, nga Kryeziu, i njohur me emrin Ismail Kryeziu. Ismaili lindi në fshatin Kryezi, në një familje me zë në krahi-nën e Pukës. Sipas një dokumenti, të shkruar nga konsulli i përgjithëm austriak Lipih del se Ismail Kryeziu i përket një fisi të rëndësi¬shëm të Dukagjinit dhe simpatizohet si në Dukagjin dhe në Mirditë. Për këtë arsye Porta e Lartë i ofroi poste civile dhe ushtarake. Ajo përpiqej ta komprometonte për ta vënë plotësisht në shërbim të saj, por siç do ta shohim, nuk e arriti një gjë të tillë, mbasi tek kjo familje, si dhe në të tjerat, ishte mbjellë fara e patriotizmit, që në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u shfaq me forcë. Ky tashti ishte një burrë i for¬muar e me karakter, që nuk e thyenin as burgu as internimi.
Në vitet e Lidhjes Shqiptare, të formuar në Prizren edhe populli i rrethit të Pukës u përflak nga zjarri i luftës për liri. Porta e Lartë ndiqte me vëmendje ngjarjet në kazanë e Pukës. Kjo për faktin se nëpër teritorin e Pukës kalonte rruga shumë e rëndësishme e karvaneve dhe e reparteve ushtarake, që lidhte Prizrenin me Shkodrën. Në popu¬llin pukjan shtohej në masë dhe rritej me forcë pakënaqësia prej zullumeve të administratës e të reparteve ushtarake osmane.
Kryeziu, fshati ku lindi dhe jetoi Ismail Kryeziu
Për të dalë nga gjendja, Turqia ndërmerrte ekspedita ndëshkimore, ndërronte ad¬ministratën dhe kajmekamët. Kështu, në vitin 1887, u hoq Hajdar Be¬legu, një turkofil, ish kajmekam dhe u emërua në Lezhë me të njëjtën detyrë. Porta emëroi Dedë Gegën, nga Mirdita, duke menduar që ky kompromis do ta zbuste revoltimin e popullit, por pakënaqësia s’kishte të sosur. Si rrugëdalje u gjet, ndër të tjera, dhe emërimi i Ismail Sa¬li Kryeziut kajmeliam i kazasë së Pukës. Sipas një. dokumenti del që në vitet e Lidhjes ky ishte kajmekam ndersa i biri. Mustafa komandant i xhandarmërisë së Pukës.
Të dhënat e kohës na bëjnë të ditur se tek Ismail Saliu, pikërisht, gjatë qëndrimit të tij si kajmekam u shtua fryma patriotike, liridashëse, në shërbim të çështjes kombëtare.
Edhe tani, në Kryezi ruhen kujtimet, të cilat duke kaluar nga njeri brez tek tjetri, kanë arritllr deri në ditët e sotme. Por ajo që nxjerr më në pah veprimtarinë patriotike të tii është vendimi i gjykatës ushta¬rake të vilajetit të Shkodrës i 19 gushtit 1832. Në këtë vendim thuhet: "Pikërisht në këtë kohë (në kohën e Lidhjes) Ismail Kryeziu nën pretekstin e ndërtimit të Urës së Vezirit (që ishte në rajonin e kazasë së Pukës) dhe gjoja, për të lehtësuar kalimin e nëpunësve të shtetit, pa pasur ndonjë urdhër të posaçëm as ndonjë autorizim, u nis nga qendra e kazasë së Pukës e shkoi tek Ura e lartpërmendur, që ndodhet në një largësi prej 18 orësh. Nën masken e kryerjes dhe të sherbimit të vet, ai organizoi një veprimtari antishtetërore, i lejoi arratisjen Haxhi Omerit (Omer Pri-zrenit) ish-kryetari i Lidbjes së Prizrenit dhe siguroi të kalojë Haxhi Omer Efendinë ., . .”. Nga vendimi i gjyqit del qartas bashkëpunimi me Qeve¬rinë e Lidhjes, "mbasi edhe në kohën e mbrojtjes heroike të Ulqinit, Jusuf Golemi ishte dërguar në Prizren nga Komiteti i Lidhjes për Shko¬drën, për të nxitur veprimet kryengritëse dhe pat qëndruar në shtë¬pinë e Haxhi Omerit". Por "kur një person u arratis (që ishte me Isuf Golemin), sepse u muar vesh çështja e tij e kaluar edhe e rëndësi¬shme, për shkak të veprimeve antiligjore (antiturke) që kishte kryer, ai u strehua po nga ata (Ismail Kryeziu dhe Hoxhë MIusai), Ismaili ka guxuar të nxitë veprimet kryengritëse dhe antishtetërore … ".
Ymer Prizreni
Nga kjo pjesë e cituar del qartë se Ismail Kryeziu, megjithëse në shërbim të qeverisë osmane, në fakt i ka shërbyer çështjes kombëtare. Në kohë të këqija, që kalonte populli ynë, ishte shumë e vështirë të bëhej një hap i tillë. Marrja në besë, sigurimi i jetës në ish-kazanë e Pukës, strehimi në shtëpi i kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes, shoqërimi deri në Shkodër, duke mbrojtur jetën e tij dhe duke rrezikuar të vetën, fIet për patriotizëm të flaktë.
Në një dokument, që mban da¬tën 10 priIl 1883, të shkruar nga konsulli Lipih, theksonte se dhe i biri I Ismailit, Mustafa, ishte në kohën e Lidhjes komandant i xhandarimërisë në Pukë dhe ndihmoi babës së vet. Prandaj Porta e Lartë e arrestoi dhe atë, por pas pak ditësh mundi të ikte nga burgu dhe jetoi dy vjet i fshehur në Pukë.
Për veprimtarinë e tij patriotike në shërbim të Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit, për të mirën e çështjes kombëtare, duke qenë, njëkohësisht, i rrezikshëm për Perandorinë Osmane, Ismail S. Kryeziu u dënua me 5 vjetë internim. Simbas dëshmive gojore që ruhen edhe sot në Kryezi, thuhei se për t’i torturuar të dënuarit dhe për t’i futur panikun popullsisë shkodrane, 75 të dënuarit nga kjo gjykatë ushtarake, ndër ta edhe Ismail Kryeziu, i lidhën nën bark të kalit dhe I çuan kështu prej Shkodre deri në Shëngjin, prej ku i nisën në anije për në Anadoll. Shumë prej i tyre vdiqën rrugës .
Në vitin 1885, kur perandoria po kalonte një krizë të madhe dhe pa¬kënaqësia në të gjithë Shqipërinë po shtohej në përmasa të mëdha, për të qetësuar zëmërimin e shqiptarve, Porta e Lartë i liroi të internuarij, që i kishin mbetur ende gjallë, ndër ta dhe Ismail Kryeziun.
Duke gjykuar mbi këto që u thanë dhe mbi një dokument tjetër, që, flet për luftën në mbrojtje të Plavës e të Gucisë, Hotit e Grudës, ku u vrejt një pjesmarrje relativisht e madhe e pukjaneve, arrihet në përfundim se në kete drejtim Ismail Kryeziu ndonëse ishte kajmekam ka ndIkuar per mirë.
Shteti Shqiptar e ka vlerësuar veprimtarinë patriotike të Ismail Krye-ziut dhe e ka dekoruar me medaljen “Për veprimtari patriotike”.
Shenim i redaksisë: Kjo figurë me permasa dhe vlera ndërkrahinore këtu pasqyrohet vetëm në këndvështrimin e aktivitetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Botuar në; Puka dhe Shkolla, Pukë 1978.
Leave a Reply