Intervistë me juristen Aranita Brahaj.

Pedofilia, një problem sa pranë aq edhe larg shoqërisë shqiptare. Larg, për faktinse në vendin tonë edhe pse shifrat tregojnë se ka një numër të madh autorë krimesh seksuale, për të mos llogaritur numrin e viktimave që është tepër i lartë, institucionet përgjegjëse nuk ngrenë zërin. Por veç kësaj mungojnë edhe mjetet ligjore, apo të dhëna për profi lin kriminal të një pedofi li. Po për fat të keq, numri i krimeve seksuale ndaj të miturve është në shifra alarmante. Pasi nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë rezulton se gjatë viteve 2002-2007, në vendin tonë rezultojnë 222 autorë krimesh seksuale me viktima të mitur. 10% e krimeve seksuale janë kryer nga autorë në moshë nën 18 vjeç. Duke qenë se në vendin tonë mungojnë botimet në lidhje me profi lin e pedofi lit, juristja Aranita Brahaj pak ditë më parë ka botuar studimin e saj “Pedofilia/Krime seksuale dhe vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit të të miturve”. Ky studim, sipas autores do t’u vijë në ndihmë jo vetëm studentëve të jurisprudencës, sociologjisë por edhe gazetarëve dhe punonjësve të shtetit.

Gjatë një interviste për “Gazeta Shqiptare”, Brahaj tregon se vendi ynë është në hartën jeshile të ‘turizmit seksual’, gjë kjo që dëshmohet më së miri nga ajo çfarë ka ndodhur me pedofi lët anglezë, të cilat hapën një fondacion, ku dhunuan seksualisht 30 fëmijë. “Karakteristikë e dukshme e këtyre autorëve-pedofi i është fakti se kanë prirje për abuzime të rënda fi zike ndaj viktimës, që shoqërohen me lëndime, plagosje deri në humbje jete. Disa prej tyre janë të huaj dhe e kanë konsideruar Shqipërinë si një vend të mundshëm për turizëm seksual, fenomen kriminal për të cilin legjislacioni ynë nuk parashikon politika dhe strategji parandaluese”, – ka theksuar ajo.

Nga: Gazeta Shqiptare, 28.01.2010

Si ju lindi ideja për të realizuar një punim të tillë? Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje?

Ideja për të hulumtuar mbi një temë të tillë është e hershme, ka zanafillë me ditët e mia të para të punës si gazetare në një redaksi të njohur televizive. Atëherë, në edicionet informative të televizioneve italiane, për javë të tëra kronika kryesore ishte historia e një familjeje emigrantësh shqiptarë, e cila kishte humbur fëmijën 6-vjeçar. Pas shumë versioneve mbi ngjarjen u zbardh se djali ishte rrëmbyer, dhunuar e më pas vrarë nga fqinji i tij, një i ri italian pedofil. Media italiane, përveç sensibilitetit për një histori humane, informonte mbi çdo rrethanë dhe karakteristikë sociale e kriminale të ngjarjes. Një numër i madh ekspertësh të fushave si kriminologji, psikologji, sociologji, pedagogji e më tej, analizonin nëpërmjet medias se çfarë duhej bërë për të parandaluar histori kaq tragjike. Në dhjetë vite punë si gazetare në televizionet shqiptare kam pasqyruar mjaft raste që klasifi kohen si “krime seksuale”, por gjithmonë më është dashur të konsultohem me literaturë dhe praktikë të huaj për të kuptuar fenomenin. Ekspertë të politikës penale, psikologjisë ligjore, sociologjisë e të tjerë në vendin tonë kanë neglizhuar një temë të tillë si “Pedofi lia”. Nuk është punuar shumë, nuk ka botime monografi ke dhe shpesh tentohet të fl itet fare pak për fenomenin duke e konsideruar deri diku “tabu”, kjo është edhe e dëmshme. Kam hulumtuar për dhjete vite çdo rast mediatik të krimeve me sfond seksual e më tej janë katër vite punë në shkenca juridike penale, që u fi nalizuan në studimin “Pedofilia, Krime seksuale ndaj të miturve”.

A konsiderohet ‘tabu’ krimi seksual në shoqërinë tonë?

Për fat të keq, pedofilia është konsideruar “tabu” jo vetëm nga shoqëria në tërësi, por edhe nga autorë të doktrinës juridike apo nga punonjës shkencorë, që duhet të analizonin e të bënin politikën e duhur penale për të pasur sa më pak fëmijë të viktimizuar për motive seksuale. Në të drejtën tonë zakonore nuk fl itej për këtë lloj kriminaliteti, megjithëse çdo marrëdhënie seksuale pa kurorë ose jashtë kurore konsiderohej veprim i rëndë dhe sanksionohej po kështu. Ligji penal i kohës së Republikës e më pas i Mbretërisë së Ahmet Zogut, reflektonte një model modern të politikës penale edhe në lidhje me krimet seksuale apo veprat kundër moralit dhe dinjitetit. Dy kodet penale të kohës së diktaturës komuniste u rikthyen tek modeli i mohimit të fenomenit. Kodi Penal i vitit 1995 është hartuar me një shpejtësi marramendëse dhe për pasojë ka mjaft mangësi, sidomos në seksionin “Krime Seksuale” apo në seksionin “Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit”. Në fakt, detyrë e ligjit nuk është vetëm të parashikojë krimet, por edhe të edukojë shoqërinë me modelin e lejuar social.

Në çfarë niveli është krimi seksual në Shqipëri?

Në punimin “Pedofilia/ Krime seksuale ndaj të miturve” është bërë një studim statistikor mbi çështje, vepra dhe autorë të krimeve seksuale për një hark kohore prej 5 vitesh, 2002-2007. Statistikat janë zyrtare, përkojnë me të dhëna të Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë këtyre pesë viteve në gjykatat shqiptare janë dënuar 222 autorë, janë proceduar 236 çështje dhe 264 vepra që përkojnë me krime seksuale me viktimë të mitur. Kjo, në gjuhën zyrtare. Shpesh numri i çështjeve dhe autorëve të dënuar përkon me një numër më të madh ngjarjesh reale, por që nuk janë denoncuar apo zbardhur. Kur fl asim për krimin seksual, krim për të cilin shpesh hezitohet të bëhet një denoncim, mund të themi parikë se rastet e vërtetuara janë vetëm “maja e ajsbergut”. Përmasat reale ka gjasa të jenë më të mëdha. Gjithsesi, 222 abuzues seksualë me të mitur për pesë vite, në një vend të vogël si Shqipëria, janë statistika alarmante.

Na dhatë numrin e autorëve, po numri i viktimave, i fëmijëve të abuzuar seksualisht në Shqipëri, sa është?

Keni bërë pyetjen e duhur, por unë nuk mund të jap një përgjigje. Gjyqësori dhe Drejtësia tek ne nuk përpunojnë të dhëna statistikore për viktimat e çështjeve të proceduara. Kështu që askush nuk mund të thotë me saktësi se për sa të mitur është vërtetuar ngacmimi, abuzimi apo dhunimi seksual. Drejtësia në një shoqëri moderne ka për detyrë të ndëshkojë, parandalojë dhe rehabilitojë viktimën e një krimi. Në rastet kur viktima është i mitur, detyrimi për rehabilitim është më i madh. Sa kohë që Ministria e Drejtësisë nuk ka saktësuar numrin e viktimave nga krimi seksual, supozohet që për parandalimin e tyre ende nuk është menduar asgjë dhe kjo nuk përkon me konceptin ‘drejtësi’. Por, numri i viktimave është i lartë. Për fat të keq, në ngjarjet e fundit, siç është dhe rasti i procedimit për drejtuesit e institutit “Fëmijët e tij”, flas për David Braun, numri i fëmijëve të dhunuar seksualisht sipas dosjes gjyqësore është rreth 30. Në statistikat e Ministrisë së Drejtësisë ky rast do të shënohet 1 çështje, 2 figura veprash penale dhe 1 autor. Edhe mënyra se si jepet statistika është një formë diskriminuese për viktimat, që presin nga drejtësia të ndihmohen për të rehabilituar atë që pësuan jo për fajin e tyre.
 
Ligji penal në Shqipëri, a është në nivelin e duhur për të ndëshkuar dhe parandaluar krimet seksuale ndaj të miturve?

Kodi Penal i hartuar në vitin ‘95 është ligji bazë. Në këtë Kod nuk cilësohen si krime shumë fenomene të rënda si turizmi seksual; skllavërim seksual; nxitje e aktit seksual; posedim i materialit pedopornografik e mjaft të tjerë. Problem përbën edhe mungesa e normës përshkruese, thënë me fjalë të thjeshta, përkufizimi i veprimit që përbën vepër penale. Kjo mungesë përkufizimi nuk është plotësuar as nga Komentarët Shkencorë që u ofrohen punonjësve të drejtësisë. Në këta komentarë, nenet që kanë të bëjnë me krime seksuale trajtohen shumë shkurt. Është ajo që thamë edhe pak më parë që përkon me trajtimin “tabu” të fenomenit dhe mungesën e vëmendjes shkencore ndaj tij. Edhe tekstet e mjekësisë ligjore kanë mungesa të theksuara shkencore që plotësojnë ligjin penal. P.sh, në tekstet e mjekësisë ligjore për studentë të Drejtësisë apo Mjekësisë jepen pothuaj të gjitha format e “perversioneve seksuale”, por mungon forma më e rrezikshme dhe viktimizuese, që është “pedofilia”. Një student i Drejtësisë apo Magjistraturës mund të bëhet jurist, gjyqtar, prokuror pa lexuar në asnjë tekst në programin akademik fjalën “pedofil”. Ndërkohë që ky term përkon një nga profilet kriminale më të rrezikshme, profil që kërkon një formë të veçantëprocedimi hetimor dhe gjyqësor.


   Foto Aranita Brahaj                Autorja e librit me një grup fëmijësh.

Po struktura të duhura për të mbrojtur fëmijët nga krimi seksual, a ekzistojnë në vendin tonë?

Nuk kemi bazë ligjore që krijon ndonjë strukturë të posaçme. Shumë shtete të zhvilluara, madje fqinje me ne, kanë organikë që mbështet punën hetimore mbi rastet në fjalë. Nga ana tjetër, Policisë së Shtetit i mungon logjistika për të luftuar “krimin kibernetik”, Interpoli ka verifikuar vitet e fundit nëpërmjet “serverëve të kërkimit” raste tragjike të shfrytëzimit të fëmijëve seksualisht për qëllime pornografike. Shqipëria nuk është e mbrojtur nga ky lloj krimi. Më tej legjislacioni për arsimin, për birësimet, për shëndetin publik apo kujdesin social, nuk janë të plotësuar me akte normative që krijojnë mbrojtje nga ky fenomen. Kështu, askush nuk mund të thotë nëse ka shtetas të huaj si prindër adaptues, staf pedagogjik apo institucione bamirëse si rasti i “Fëmijëve të tij”, që vijnë në vendin tonë për të shfrytëzuar fëmijë pa përkrahje. Mungesa e bazës ligjore krijon hapësirë, që vendi ynë të jetë vend i mundshëm për “turizëm seksual me të mitur”. Një nga personat e huaj, i proceduar për rastin e fondacionit në fjalë (“Fëmijët e tij”), ishte i dënuar në Britani për vepra penale që lidhen me pedofilinë. Në Shqipëri, ky person arriti të krijonte një institucion mirërritjeje, ku shteti duhej të filtronte dhe mbante nën kontroll çdo lloj veprimi.

Cili është profili kriminal i një pedofili?

Do të mbështetem për këtë tek një manual i njohur si metoda DSM; është Manuali Diagnostikues dhe Statistikor i Shqetësimeve Nervore, që përbën një prej mjeteve diagnostikuese të çrregullimeve nervore të përdorura nga mjekët psikiatër e psikologë në gjithë botën. Sipas DSM-së, pedofili mund të jetë mashkull ose femër, detyrimisht duhet të jetë mbi 16 vjeç për t’u cilësuar i tillë. Duhet të ketë preferencë seksuale fëmijë nën moshën 12 vjeç dhe pa pjekuri seksuale. Kjo preferencë duhet të jetë e vazhdueshme dhe të zgjasë së paku 6 muaj. Diferenca me fëmijën për të cilin ka preferencë seksuale duhet të jetë mbi shtatë vjet. Pedofil i diferencuar është ai individ, që ka preferencë për fëmijë vetëm të njërit seks, meshkuj apo femra. Personi që ka preferencë seksuale për fëmijë të të dy sekseve cilësohet jo i diferencuar. Pedofilët që tërhiqen seksualisht vetëm nga fëmijë meshkuj, janë më të rrezikshëm në veprimin e tyre. Pedofil në incest janë ata persona që tërheqjen seksuale e kanë për bij apo motra dhe vëllezër të tyre në moshë nën 12 vjeç. Çdo rast vlerësohet nga eksperti, psikanalisti, nëse është një rast i rehabilitueshëm dhe nëse ka rrezik të jetë përsëritës në kryerjen e veprimit. Po në vlerësimin e ekspertit është edhe forma e veprimit, e cila përkon edhe me përmbushje të kënaqësisë seksuale nëpërmjet shkaktimit të dhimbjes fizike deri në marrje jete të viktimës. Kjo formë njihet si pedofili killer – pedofili vrasëse dhe për fat të keq, kemi dy raste të fundit të konstatuara në Shqipëri.

Po zonat më problematike, ku ka më shumë autorë të krimeve seksuale?

Do të duhej një punë shkencore me shumë ekspertë për të vlerësuar nëse një zonë gjeo-sociale ka më shumë prirje. Duke hulumtuar, mund të them se në Dibër kemi dy raste të fundit të afërta në kohë, ku përkojnë mosha e viktimave,
mosha e dy autorëve dhe mënyra se si është kryer se-cili krim. Për fat të keq, edhe pasoja në të dy rastet ka qenë shumë e rëndë. Një i mitur i abuzuar dhe pa jetë, rasti tjetër një fëmijë i abuzuar dhe me dëmtime të rënda shëndetësore, që ka kërkuar një trajtim disajavor në reanimacion. Janë të dy raste për t’u hetuar me detaje e për të verifikuar ndonjë krim të mundshëm të pazbardhur në të njëjtën hapësirë, ose ndonjë lidhje të mundshme mes dy autorëve.

A rrezikon Shqipëria më shumë se vende të tjera sa i takon krimit seksual?

Fakti që tre shtetas të huaj si David Braun, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu kanë kryer krime të rënda seksuale ndaj të miturve në territorin shqiptar në mënyrë të vazhdueshme, i bie kambanës së alarmit se Shqipëria është në zonën “jeshile” të hartës së “turizmit seksual”. Rrezikojmë për sa kohë nuk kemi një ligj të mirë, logjistikë dhe struktura për të studiuar, ndëshkuar dhe parandaluar personat që kanë shmangie të preferencës seksuale të llojit pedofil. Sa më shpejt duhet krijuar një data base për personat shtetas shqiptarë të proceduar për krime seksuale ndaj të miturve, këtu e kam fjalën edhe për shtetas shqiptarë që depërtohen në atdhe pasi dënohen apo procedohen për këtë grup krimesh në vende të tjera. Ka shumë për të bërë dhe për sa kohë nuk ka filluar puna, jemi të rrezikuar.

Kujt i drejtohet punimi juaj?

Çdo punonjësi të drejtësisë. Ky punim do të ndihmonte së tepërmi një student të Jurisprudencës, Sociologjisë, Psikologjisë, Pedagogjisë e më tej edhe një gazetar apo punonjës të Policisë së Shtetit. Por, edhe një prind nuk do ishte keq të njihte sadopak fenomenin në aspektin social të tij

A mendoni të vazhdoni të punoni mbi këtë temë?

Jam duke punuar po për këtë temë. Kësaj radhe, në formën e një punimi që shërben si tezë për mbrojtje masteri. Shpresoj të sjell një model të një Komentari për studentë të Drejtësisë, në lidhje me krimet me sfond seksual dhe politikën penale në këtë drejtim.

Intervistoi – Ermelinda Hoxhaj

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*