Fusharrës. Areste në nahijen e Pukës më 1529-36 me 16 zjarre dhe 655. Më 1571 dhe 1591 numëron 14 dhe 18 zjarre përkatësisht me 655 akçe tatim.
Te ,Gjergj Bardhi Aeste, me 85 frymë, shkon me Shpalin e Kabashit Frang Bardhi e shenon kater herësh Aressi dhe e lidh me Pukën, me 7 shtëpi dhe 51 frymë.
Edhe te ky është Kisha e Shën Sebastianit ose, Shmasianit, si i thotë vendi. Në përcaktimin e vendit, Frang Bardhi është, i qartë: "…prej Kabashi shkuam në Aressi, afro 8 lidhka prej këtij fshati dhe tetë lidhka prej Berdhetit". Me Arst ose Arrës duhet të lidhet edhe Arëza më 1690.
Fusharrësi fshat është, bri qytetit dikur industrial homonim. Aty janë Toponimet; Kroni i fushaxhive, Vija e Fushaxhive, etj, dmth e atyne që kishin zbritur më poshtë në pllajë. Fr. Bardhi kishën e shënon (sopra un Colletto), me fjalë të tjera përkthen italisht atë që populli quan M’Lajt te të Arstit (lak=laj "kodër".
Fshati është më lart, "sa një të hedhur peshe", dmth, në Malin e Arstit. Banorët i quan ar(r)ësi(n)j (Arëssini). Ka kaluar mjaft kohë derisa kanë zbritur arrësijt tjerë për t’u bashkuar me ato të fushës dhe për të formuar emrin e ri Fusharrësi. Dy trajat arst dhe arr(ë)s nisen nga një e vetme dhe trajta , arst është më e vjetër.
Eshtë edhe sot fshati tjetër Arst (Arst Miliska) në Iballe, dhe vendësit edhe këtë e quajnë edhe Arst-i. Pra, kemi të bëjmë me një fitonim. Trajta arrësi (aressi) te Frang. Bardhi nuk na lë më asnjë dyshim.
Shenime të marra nga studimi i Kol Lukës botuar në Etnografia Shqiptare, nr 11, Tiranë 1981.
Leave a Reply