Shikimi im i etur per drite
u mpiks ne altarin e qiellit.
Rete,
rete kane pushtuar lartesite,
Duke e fshehur ne xhep trupin e diellit.
Fusha dhe une
Dje mbasdite,
Une dhe livadhi preme floket.
Ashtu bashke
Nata na zu jashte.
Shiu na e beri nje dush
…Pa lejen e henes.
Sot ne mengjes
Fushen e zgjoi nje puthje e lehte ylberi.
…Mua, telefonata e nenes.
Shtepia e vjeter
Deren e kthimit e brejti mola.
Zgavra e saj,
klithme pritje u be.
Tani, veç kujtimet,
keto vizitore te vjeter, sa bota,
Ketu hyjne e dalin pa bere ze.
Peizazh dhimbje
…1997
Male.
Veç male urretje,
pa fund e ane.
E shtigje ankthi,
qe percjellin te vrare.
Akund s’te rrok syri,
peme shprese,
…as bar.
Veç hije krismash,
e lot qelibar.
Anija e metaforave
Anijen e metaforave e perpiu Atlantiku.
Dallget shtrigane ia shqyen velat krejt.
…Tani mua me kane emruar roje
Ne morgun ku dergjet trupi i saj i pajete.
Kohe lufte
Shi plumbash po bie perdite.
Ashti im dhe qielli,
ne gjak e lot notojne.
Klithmat kacavirren gjer tek rete.
E kafkat e shpuara,
krimbat numerojne.
Fjalet dhe kepucet
Fjalet dhe kepucet m’u vjetruan krejt,
shperfillja dhe balta po i brejne perdite.
Koha per to s’ka varr as monument.
Ka vetem cinizem, harrese e frike.
Kohe e keqe
Fryn ere qensh.
Shi krokodili bie pa prà.
Dielli i dhelpres po ngroh me hile,
E lulet e zebres s’po dine te çelin.
…Kjo stine kermijsh s’paska te sosur.
Kryqezimi i fjales
E pashe fjalen,
tek dha shpirt,
Gozhduar ne kryq
prej dhunes.
……………………………
Perdite lutem,
per ringjalljen e saj.
Duke falur goshduesit,
dhe perqeshjen e turmes.
Leter nga burgu
(Peizazh nga Irlanda)
I dashur mik
Kete leter per ty
E shkrova ketu,
Ne burgun e gjelber.
Ku fjales mi vjen era bar.
E endrrat perdite
Me lagen ne shi.
Ketu, ku jeta dhe vdekja
Nuk kane kufi.
Ku bari, shiu dhe lulet
Vdesin e ringjalen brenda dites
Si me magji.
Ti erdhe…
Ti erdhe tek une si reja tek rete.
Me vetetima brengash ne sy.
U ndezem bashke.
Bashke u shuam
Te dy.
…U beme shi.
Ky shi
Ky shi qe s’ka te sosur
Ma ka ndryshkur kujtesen.
Dhe shpresen
Si Rozafe
Ma ka murosur.
Ky shi qe s’ka te sosur
Leave a Reply