Kalivarja

Kalivarja asht nji katund i hapet i vendosun ne mes do grykave e maleve, buzë, prrojeve të Kalivarës dhe të Kimztls, ne juge të majës Munellës, tue xanë fill prej katundit Mesul e poshtë deri në bregun e lumit Fan i Madh e mandej tue u kthye përpjëte bregut prronit Kimzës deri sa kufizohet me këtë katund. Dhe kufizohet kështu: në verilindje Kimza, në lindje Mesuli, në juge Domi dhe në perëndini Gojani. Në mes te Gojanin e Kalivares kalon lumi Fan. Shtëpijat janë larg njena¬tjetrës e të veçueme nëper gryka malesh e brigjeve të prrojeve.

Tokë buke kane pak porse mes vadesh dhe prodhuese e mire per miser. Si frutikulturë ka rrush, qershija, mana, arra, kështeja, kumbul¬lakokërrvogla dhe thana.  Katundi i Kalivares përreth ka toka të thata, me rrenore e hendekë dhe te mbushun pjesërisht me lis, shkozë, frashën, dëllij , shqopë, krishë, mret e shkeme.

Kalivarja asht qëndër banimi e vjëtër dhe si famulli katolike ka një rëndësi të posaçme mbasi xen fille me u dijtë si famulli që ne vitin 1154 dhe kjo vertetohet nga fakti se kur asht goditë qela e re famulli¬tarëve, asht gjetë nje gur në prag të dëres të qeles vjeter me vjetin 1400, kurse nji gurë tjetër kishtë këtë shkrim: Anno Do 1154.

Në Kalivare gjinden keto barqe, apo fise të vogla:

Bibajt me barqet Nkollaj, Markaj, Kolaj. Gjinaj-me barqet Vocaj, Pisa. Gjegjajt -asht vetem nji shtëpi. Vathajt -janë tri shtëpija.
Tri fiset e para janë tre vllazen, kurse Vathaj asht nip bijet. Janë te ardhun qe të gjithë prej Kodres Spaçit dhe nuk martohen në mes•njeni¬tjetrit se janë nji gjaku.

Si vëla i parë asht i Bibaj dhe ky e ka parin e prijën e katundit. Si krushk i parë prinë i Bibaj në fisin Gjinaj, Gjegjaj dhe Vathaj, kurse në fisin Bibaj prinë si krushk i parë i Gjinaj. Gjegjajt, megjithëse edhe ky asht vila me keta nuk prinë kurrkund për arsye se thone u ba i keq.

Si profesione kanë pasë keto: Farken, vegla bujqësore primitive si parmenda, zgjedhë e kularë për qe, bulira, vozga, sheka, djepa, furka, bligja, gëdhenin gur për mullijsh që i nxjerrin në përruen e Kalivares, mjeshter me ndërtue mullij me ujë, muratora e sharraxhij.


       Ura e Kalivares

Persa i përket zakoneve të veshjes, nuk kanë asnji ndryshim me katundet tjera të Mirditës në përgjithësi.
Si festë me miqësi lusin Shenkollin e parë, festën e lutë Groshi, d.m.th. dy javë përpara festës Shënkollit që lutë Gojani. Megjithë që Kalivarja me Gojanin janë krejt afër, veç lumi i malit Fan i ndanë, nuk lusin të njejtën festë.
Në katundin Kalivarë gjinden shumë murana që shënojnë se aty asht vra dikush, p.sh. në toponime të fshatit gjinden “Murana e Ndue Shemrisë”. Murarana e Marka Lleshit, Murana e Prene Pisës etj.

Në toponime dalin edhe “Krepi i Dilës” të cili i ka mbetë emni se këtu asht rrëzue Dila, me gjithë djep që ka pasë në shpinë. “Maja e kalasë”, dhe “Maja  Gjytetëzës”, nji majë e thatë rrotull me gropa, ku gjinden materiale të ndryshme si copa tjegullash, qypash, gëlqereje etj, që tregojnë se aty asht kenë diçka, por sot ashtë vend i shkretë.

Marrë nga libri “Mirdita Etnike” e autorit Kol Shtjefni.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*