Flija

Fli: Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë.

Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele . Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo proçedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flija lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.

Flija ka qene e domosdoshme qe e pergaditej  ne festen pagane te “Darkes se Bjeshkes”, feste qe perkujtohet edhe sot ne shume fshatra te Pukes dhe qe bie ne te e merkuren e fundit te gushtit te çdo viti. V.O. Ketu pasqyruam menyren e pergaditjes me furre, por tradicionalisht dhe me e mire behet me Saç.

Për 4-5 persona duhen:
Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë,
Per masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana caji me ajkë,
3 lugë vaj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*