Ka jnterpretuar Violetën tek “Traviata” e Verdit, Lejlën tek “Peshkatarët e perlave” të Bizesë, Xhildën tek “Rigoleto” e Xhuzepe Verdit,Zerlinën tek “Don Gioyanni” Moxartit, Sofian, te r Bruschino” i Rosinit, Michaelen tek “Carmeni” i Bizesë, Fiordiligin tek “Cosi fan Tutte” i Moxartit, Mimin tek “La Bohem” e Puccinit, Madam Baterfly e Puccinit, Normën e Belinit, Adinen e Donixetit, Suzanen tek “Martesa e Figar” së Moxartit dhe Clarisën tek “III mondo dell luna” e Haydenit.
Në operistikën botërore kushdo do t’ia kishte.zili këtë repertor, por edhe inerpretimet e saj solistike në koncertet ku ka interpretuar “Stabat Mater” të Pergolezit, të Rosinit , “Requieme” të Moxartit, “The Messsiah” të Handelit etj,
Disa nga çmimet kombëtare dhe nderkombëtare, që ka fituar sopranoja Marjana Leka:
Artiste e madhe dhe nënë e mirë
Me sopranon e parë të Teatrit të Operas dhe Baletit të Tiranës, Marjana Leka
Intervistë e botuar në revistën “ALBANICA”, Prishtinë, nr 63, 2006.
Albanica: Sapo je shkëputur nga “Amelia”, roli juaj në operën “Ballo me maska”të Giuzepe Verdit, një rol mjaft i bukur, i realizuar mjaft mirë dhe, mbi të gjitha, një rol in¬terpretohet për herë të parë nga ju. Kuptohet që edhe impresionet tua¬ja do të kenë qenë tejet të veçanta.
M. LEKA: Po, është e vërtetë, Amelia tek “Ballo me maska” është një ndër rolet më të bukura që kam krijuar dhe interpretuar gjatë gjithë karrierës sime. Kuptohet, jam ende me emocione shumë pozitive, pas suksesit që mora nga opera “Ballo me maska”. Ishte një rol që, me gjithë vështirësitë e mëdha vokale, teknike e skenike, më dha shumë kënaqësi, por që më dha më pas një satisfak¬sion të madh, jo vetëm mua, por edhe publikut. Ka qenë një rol për të cilin, për shkak të notave dramatike që kishte, në fillim kam hezituar.Që në provat e para kur fillova ta studioj, kuptova që ky rol më rrinte shumë mirë edhe për vokalin tim edhe për anën teknike të interpretimit dhe gjithçka ljetër.
Albanica: Amelia është sa lirike aq edhe dramatike. E kishe të vështirë të kaloje herë tek njëra e herë tek tjetra?
M. LEKA: Po. Në fakt, është më shumë dramatike se lirike. Pavarë¬sisht se ka të dyja anët, si lirizmi, ash¬tu edhe drama, janë të paraqitura në artikulimet vokale të Amelias. Unë punova shumë për t’ i dhënë të gjitha ngjyrat e këtij roli në skenë, qoftë no¬tat 1irike, qoftë edhe ato dramatike. Amelia është mes dy dashurive. E ka të vështirë të zgjedhë, por gjith¬sesi mund të them që për ta krijuar si personazh, si karakter, e pata paksa të vështirë. Nuk është e lehtë të kalosh nga njëra tek ljetra, natyra e rolit është komplekse dhe kërkon plot kthesa, detaje, hezitime, pa-mundësi, potencë, gjithçka. Në fakt “Arnelia” ka shumë në Shqipëri, gra që janë mes dy dashurive dhe kjo më ka ndihmuar disi ta kuptoj më mirë natyrën e saj, dramën e saj. Gjith¬sesi ishte një rol i bukur që do të më mbetet në kujtesë.
Albanica: Tashmë prej disa vi¬tesh ju jeni solistja e parë e TOB dhe kuptohet që nuk është e lehtë për t’u pozicionuar si Zonja e parë e Operas Shqiptare. Në të vërtetë si e keni nisur karrierën tuaj?
M. LEKA: Nuk kam kënduar që e vogël. Kuptova vetëm në shkollën e mesme, duke imituar Marie Krajën, se kisha një zë natyra! të irnpostuar. Nuk kam mbaruar Liceun Artistik si të gjithë të ~erët. Më dëgjoi për herë të parë sopranoja Myzejen Mullai, e cila e pëlqeu shumë zërin. Më pas, Xhoni Athanas më përgatiti në një
kohë të shkurtër për në konkursin e Akademisë. Kur shkova në Akade¬minë e Arteve të Bukura, kuptohet që më mungonte eksperienca, njohja me skenën, të cilat nuk janë pak për një këngëtar të mësuar që në moshë të vogël me këto. I jam mirënjohëse sopranos Edit Mihali, një nga so¬pranot më të mira të Shqipërisë, që ka qenë pedagogia ime gjatë viteve të Akademisë. Pas Fakultetit fillo¬va në korin e Teatrit të Operas. Ka qenë një periudhë shumë e bukur për mua, e cila më ka shërbyer për të kuptuar vetveten. Dalja në skenë më dha mundësi të mëdha për tu përgatitur e për të studiuar mjaft role. Dirigjenlja e atëher¬shme e korit, Zana Turku, më inkurajonte duke më aktivizuar si soliste në koncertet me korin. Më pas, më është dhënë mundë¬sia për tu bërë soliste.
Albanica: E kujtoni rolin tuaj të parë?
M. LEKA: Kam filluar me rolin e Violetës tek opera “Tra¬viata”, që normalisht ishte një rol shumë i vështirë për stadin ku unë isha. Më ofruan një rol. Nuk mund të thosha jo.
Albanica: E përjetove si ankth apo si një mundësi më shumë për sukses faktin që Violetën e kishin interpre¬tuar aso kohe edhe soliste të tjera të TOB-it? Çfarë mundët t’i jepni këtij roli për ta indi¬vidualizuar njëherazi edhe si Violetën tuaj?
M. LEKA: Sigurisht Violetën e kanë kënduar artiste të mëdha të TOB-it, që nga Marie Kraja, Edit Mihali, Inva Mula elj. Kuptohet që është më e vështirë të interpretosh një rol, për të cilën publiku ka njohje, di të bëjë diferencime. Gjithmonë e përjetoja me ankth faktin që duhet të jepja diçka të re tek ky rol. Mua më është dashur të japë Violetën time, të jem vetvelja, dhe, kuptohet, nuk është e lehtë kur ke parë si e interpretojnë të ljerat. Më është dashur ta përjetoj atë rol sikur të isha unë dhe vetëm kështu munda të përcjellë emocione në publik. Kujtoj që ishte pak ndry¬she nga realizimet e ljera. Ishte ky rol që më dha shtyljen për t’u bërë soliste e teatrit. Në fakt, paraqita dy role të plota përpara këshillit artistik të TOB-it. Ka qenë roli i Mirnisë në operën” Bohemë” dhe “Mrika” nga opera me të njëjtin titull e Prenk Ja¬kovës. Pas këtyre roleve automatiki¬sht kalova soliste.
Në prova e kisha të vështirë të përballoja dramën e personazhit dhe shpesh e kapja veten duke qarë për personazhin
Albanica: Ndërkohë keni interpretuar dhe keni lënë të
pashlyeshme me Baterflain, madje¬madje mund të them që figura, ima¬zhi juaj në atë rol dukej sikur ka pasur një akordim perfekt. E quani Baterfllain kryerolin tuaj apo një ndër rolet tuaja të mira?
M. LEKA: Ndoshta kryeroli, sepse ka qenë një rol shumë i fortë, një rol që më ka bërë të vuajë shumë emocionalisht, që në prova e kisha të vështirë të përballoj a dramën e per¬sonazhit dhe shpesh e kapja veten duke qarë për të. E kam përjetuar në të gjithë dimensionin dramën e saj dhe të fëmijës së saj .Ndaj mendoj se është Kryeroli ose roli më i fortë që më ka tundur emocionalisht.
Albanica: Jeni natyrë emocio¬nale?
M. LEKA: Jo, jam shumë e qetë, vetëm në skenë arrij të përjetoj emo¬cionin e asaj çka interpretoj. Harroj ku jam. Jam vetëm unë Marjana në karakterin dhe personazhin që inter¬pretoj. Jam e përkushtuar e tëra në rol, në skenë.
Albanica: Si kanë qenë raportet tuaja me regjisorët?
M. LEKA: Në fakt, një pjesë të mirë të këtyre roleve i kam punuar me regjisor Nikolin Gurakuqin. Kam pasur bash¬këpunime edhe me regjisorë të tjerë që më kanë vlerësuar dhe i kam vlerësuar shumë. Por për Nikolin Gurakuqin ruaj kujti¬met e hapave të mi të parë në skenë. Ai më ka ndihmuar. Që atëherë, ka pasur besim dhe më ka ndihmuar shumë nga vepra në vepër. Për mua puna me Gu¬rakuqin ka qenë gati-gati si një shkollë aktrimi.
Albanica: Po bashkëpuni¬met tuaja me dirigjentët?
M. LEKA: Opera është ko¬mplekse dhe muzika është pa¬rësore. Për fatin tim të mirë, kam pasur në çdo kohë raporte shume të mira si me dirigjen¬tët shqiptarë ashtu edhe me të huajt. Vitet e fundit kam punu¬ar shumë me dirigjentë të huaj dhe nga vepra në vepër po e em, pa modesti, kam qenë e ërzgjedhura e tyre absolute për të gjitha veprat e vëna në skenën eOperas.
Albanica: Gjatë këtyre viteve keni interpretuar në krah të part¬nerëve të huaj, si ka qenë kjo eks¬periencë për ju?
M. LEKA: Po. Vitet e fundit, për shkak të mungesave të mëdha të zërave, të tenorëve e baritonëve, kanë ardhur shumë të huaj të in¬terpretojnë role. Kam pasur fatin të interpretoj në krah të këngëtarëve të mirë. Për ne të gjithë ka qenë një eks-periencë pozitive. Unë personalisht jam ndjerë mjaft mirë në skenë.
Albanica: Me cilin prej tyre ke kuptuar se ke arritur të shfaqësh gjithë potencën, ngjyresat dhe di¬mensionin e vokalit tuaj?
M. LEKA: Kanë qenë disa, por po përmend këtu Alberto Jelmonin, Saimir Pirgun, Pjerro Terranovën, etj. E thashë paksa edhe më lart, kur ke një partner të mirë në ske¬në, jo vetëm muzikalisht, por edhe emocionalisht të bën mirë për për¬shta*n me skenën, të ndihmon për të dhënë maksimumin tënd.
Albanica: Me sa di, ju jeni aktual¬isht edhe pedagoge e jashtme e Aka¬demisë së Arteve dhe keni studentët tuaj të kantos. Si bashkëjetojnë tek ju sopranoja me pedagogen?
M. LEKA: Është e vërtetë. Kam pak vite që e kam filluar dhe këtë eksperiencë. Për mua është e bukur të mësosh të *rët sesi duhet të kën¬dojnë, sesi duhet të njohin mundësitë e vokalit të tyre. Kam kënaqësi kur i shikoj që kanë rezultate. Duke i dëgjuar dhe korrigjuar ata, përfitoj shumë gjëra dhe gjej shumë gjëra edhe tek ve~a ime. I trajtoj si shoqe të miat. Punojmë lirshëm dhe me sin¬qeritet dhe kam zbuluar se mësimd¬hëma të sjell shumë kënaqësi.
Albanica: Në art ka shumë xhe¬lozi. E keni përjetuar ndonjëherë xhelozinë e kolegeve tuaj për ndo¬një sukses tuajin ose edhe ju vetë a jeni bërë ndonjëherë paksa xheloze për ndonjë rol të interpretuar mjaft mirë nga ndonjë soprano tjetër?
M. LEKA: Dihet që në art ka xhelozira, kurse unë, për pozicio¬nin ku jam, të them të drejtën, nuk kam provuar xhelozi për ndonjë tjetër. Ndofta dy- tre kolege të miat janë xhelozuar. U jam shman¬gur disa gjërave, që përpara vlerës që ke rritur nuk kanë asnjë vlerë. Përgjithësisht, ruaj raporte shumë të mira me to. Është e vërtetë që kam provuar xhelozinë e tyre, madje edhe ndonjë prapaskenë, që nuk e kam merituar, por koha gjithçka e çon ne vendin e vet.
Albanica: Ne kemi folur për operën dhe aktivitetin tuaj si so¬prano e saj, por ju keni edhe një aktivitet të pasur koncertor. Cili prej tyre ka mbetur i pashlyer në memorien tuaj?
M. LEKA: Janë shumë, nuk zgjedh dot. Por mund të them që koncerti më i fundit ka qenë ai me muzikë nga Rikard Vagner, i bërë
një vit më pare, për mua ka qenë një koncert i rrallë edhe për arsyen që ishte një koncert që për herë të parë bëhej në Shqipëri me muzikë nga Vagneri. Kam kënduar një pjesë gjermanisht, që më ka dhënë një kënaqësi të jashtëzakonshme.
Albanica: Po nga repertori i ko¬mpozitorëve shqiptarë cilin pjesë ke për zemër?
M. LEKA: Për mua ka qenë Prenk Jakova, ai ka shkruar operën “Skën¬derbeu” dhe “Mrika”. Aria e Doni¬kës nga opera “Skënderbeu “është nga pjesët shqiptare që më ka pëlqy¬er dhe më pëlqen gjithmonë. Në rast se më duhet të bëj një koncert dhe të zgjedh repertor shqiptar, menjëherë më shkon mendja tek aria e Donikës nga opera” Skënderbeu”.
Albanica: Si janë raportet që ke krijuar me publikun, e ndjeni diferencimin mes publikut shqip¬tar dhe atij të huaj?
M. LEKA: Mbas çdo shfaqjeje, ndihem e vlerësuar. Kudo, edhe në rrugë më urojnë. Kjo gjë më jep kënaqësi. Megjithatë, mendoj që publiku në Gjermani, Itali, Austri, Holandë etj. e ka shijen për gjininë operistike më të avancuar. Më ka be¬fasuar pritja e publikut atje. Më duket se ne duhet të punojmë shumë, që të afrojmë në opera një brez më të ri. Shijet edukohen dhe në këtë sens na duhet të bëjmë më shumë.
Përpiqem të jem nënë e mirë dhe t’i përkushtohem artit
Albanica: Po në familje, cila është pjesa juaj e përkushtimit?
M. LEKA: Unë kam bash¬këshortin dhe një djalë. Jetoj me prindërit e bashkëshortit dhe falë tyre kam kohë t’i për kushtohem artit dhe karrierës sime. Përpiqem të jem një nënë e mirë, por kupto-
het përpiqem shumë t’ i balancoj të dyja. Kam arritur diçka. E them këtë, pasi profesioni ynë është disi i vështirë, do përkushtim të madh dhe orë të gjata provash.
Albanica: Keni marrë shumë çmime Brenda dhe jasht vendit. Perveçse satifaksionit, çfarë domethanie tjetër kanë këto çmime për karrieren tuaj?
M. Leka: Të vlerësohesh me disa çime kombëtare e nderkombëtare sigurisht nuk është pak, dhe ndihem disi e mikluar. Për mua janë shtysa të mëdha për të kërkuar më shumë tek vetja
Albanica: A keni ndinjë rol nga repertori i muzikës operistike
botërore që keni dashur ta inter¬pretoni, por nuk keni pasur kurrë fatin t’i qaseni?
M. LEKA: Hëm … Në vetvete kam dëshira.
Albanica: Rozinën e keni inter¬pretuar ndonjëherë?
M. LEKA: Jo, asnjëherë, do e ki¬sha kënaqësi. Luçia e Lamermurit do më pëlqente shumë ….. (qesh) … Për momentin nuk është në reper¬torin tonë.
Albanica: Çfarë projektesh ke¬ni tash së afërmi?
M. LEKA: Për momentin po për¬gatitet” Cozi fan Tutte”, por unë e kam interpretuar disa herë, kështu që ua lashë radhën më të rejave. Më vonë do të shoh planin e teatrit. Pa ardhur janari asgjë nuk dihet ende. Gjithsesi shpresoj që repertori që do të përzgjidhet për skenë do të jetë mjaft i bukur si për ne që kemi lidhur jetën me operën, ashtu edhe për publikun që e mirëpret.
Leave a Reply