Nga Jaho Brahaj.
“Jam 80 vjeç.
Kam qenë 13 vjeç, kur ma ka sjell në Laç çiftelinë një i brutianë (fshat i Kukësit), i kemi paguar një dele me një qinqë. Unë kisha fillu me i ra qiftelisë me nji çifteli të keqe që e kishim në shtëpi, që nuk e mbaj mend se nga na kishte ardhur. Qiftelija e atij brutjanit ishte e mirë. Perdet i kishte të lidhura me dredhë (lekurë lopesh), 11 perde.
Dorshkrimi i ntervistes, viti 1978.
Telat i blejshim të gatshem me rrakel. Ma vonë ka ardhë Austria, pruni tela të tjerë, të një cilësie ma të dobët.
Vitin e Muhaseres (1913) zuni rrethimi Bal Deluken jashtë Shkodres, ai nuk i rake çiftelisë. Ai më ka mësuar me ja vu perdet përpara se ma ja vendos telat. Jam i vetmi në Shqipni që i ve në këtë mënyrë.
Qiftelia që më ka pas pru ai Bruti i Gjakovës ka pasë 11 perde. çiftelitë kanë qenë pak ma të vogla. Kjo ka qenë me 3 vrima, 1 vrimë ka qenë anash tagarit.
Sk njeri si i bjen nji melodie si njani si tjetri.
Pjesët dhe emërtesat e tyne:
1. Kunja
2. Shkelsja e telave në qafen e kalit të eper.
3. Kali (i eper).
4. Gjys perdje (tek teli i sipermë). Më a rastis me ja pa edhe nji të pejnjani në vitin 1943.
5. Perde, 11 copë.
6. Kapaku i çiftelisë.
7. Tagari i çiftelisë.
8. Çengeli i telave.
9. Kryet e çiftelisë.
Çdo melodi që kam dëgjuar e kam marrë me kujtesë, skam pas nevojë me e ndie dy herë.
-Tuj ra çiftelisë nuk kam vazhdu ma shumë se 5 minuta dhe hesapin e kam krye krejt.
Kurrë nuk i kam kendue çiftelisë. Baba im Preç Nikoll Shkoza, i ka ra çiftelisë dhe ai ma ka lanë trashëgim.
Ka qenë nji gomsiqeqji që i rake mirë. Ka pasë punu në mulli. Tuc Kol Toma, ka vdekë në kohë të Zogut, me duket në vitin 1932. I ka pasë ra kur ishte në vetmi. Në kallaballëk i rake vetëm kur e detyroishin, nuk donte me e shitë zanatin.
Lahutes i kam ra, kënduar jo. Me malcorët e kam mësuar edhe më mirë.
Nuk i kam ra asnjë vegle tjetër. Por me çifteli e kamë marrë melodinë e Zamares”.
Publikohet jo e plote per here te parë pas 32 vjetesh.
Leave a Reply