Nuk Shitet Dashuria.

Tregim nga Tereza Paluca
Kohёboshe !Ç tё bёj? Gjendem shtrirё mbi shtrat dhe shikimin ma rrёmbyen dy flutura qё,si mekonkurencё po I afroheshin dritёs sё llampёs! Ishin vetem dy! Nuk munda ti dalloj nёsё pojoshnin njera-tjetren apo,po hiqeshin tё bukurapara shkёlqimit tё dritёs! Edhe ato dy! Ja,ja njё grimcё e vogel mendimi qё shkon dhe fryhet pak e nga pak,si tёis h‟ s htatzёnё!-Tё qёnurit dy,dёshirё,detyrё…apo,apo,apo…!Se$ nisa tё mendoj, hej Zot!Mos po cmendem?Sa kohё pa folur pёr dashurinё!Pёr dashurinё? A hahet kjo do kish ‟pyetur njё i varfёr! A mbillet kjo- do kish ‟pyetur njё bujk? A korret? Ndёrsa njё
tregtar do kish thёnё: ”A shitet dashuria?” Ha-ha-ha! Qesha? Po,mё duket se po, apo ndoshta…ndoshta edhe jo!Por,e vetdijshme nisa  tё qa j ! Ç mё gjeti,do qaj pёr dashurinё!Po,ku,ku  ёshtё dashuria sot?Nё c‟ishuj tё vetmuar ka  shtegёtuar?Do jetё mёrzitur me ndonjё prej  nesh,do I ket‟mbetur hatri…apo,apo mos  ndoshta e kemi lёnduar dhe,po qan,po  qan,vetem,atje,diku,diku larg,vetem…vetem! 
-Cfarё do ketё veshur dashuria?Me tё zeza ndoshta?Jo!Vёrtetё?Thuaёshtё zhveshur nga e kuqja?
Dhe e dini se si e imagjinoja dashurinё nё njё moment tё tillё?Sigurisht,nuk e dini,por po ua  them… E imagjinoja si njё ёngjёll krahёthyer,teksa  plagёt i pikonin gjak,por jo gjak tё kuq,pika gjaku tё  zi! Ajo nuk e kish‟tradhёtuar tё kuqen,sepse ajo nuk  ёshtё e pabesё,si ne,por e zeza e kish‟mbuluar  krejtёsisht! Flokё pa krehur,mbёshtetur nё njё shkёmb,teksa lotit ngjanin me njё ujvarё shekullore!
Korba tё zi i kёndojnё kёngё triumfi,teksa pёllumbat e bardhё I pёrgjёrohen tё kthehet sёrisht mes nesh!Qielli nxin dhe premton furtunё,vetem njё rreze dielli,e dobёt,e pafuqishme,kёrkon tё depёrtojё,ta pёrkёdhelё dashurinё,ti thajё lotёt,ta puthё e ta puthё,ta ngrohe atё sёrisht,derisa ajo tё ndjej dёshirё akoma pёr ne!
E lёnduam njerёz,nuk na falet!Dashuria hahet nё mёnyrёn e saj,konsumohet!Shpirti e do!Dashuria mbillet,dashuria korret,por jo,jo jo,dashuria kurrё nuk shitet!Dhe ne,pёrdorim emrin e saj,vetem pёr tё mbuluar epshet,gabimet tona!Cmendemi…jemi  cmendur!
Realiteti ёshtё ky! Edhe dashurinё e kemi kthyer nё biznes!Fshihemi pas emrit tё saj,jo pёr t‟u mbrojtur prej paragjykimeve,por pёr t‟u vetjustifikuar,dhepse e dimё qё nuk ndodh kёshtu!Njё urrejtje e pafund mё lind nё zemer pёr tё ashtёquajturёn dashuri,kur para meje ecin tё pёrqafuar njё biznesmen I rruthur,me njё varfanjake tё njomё!Po, po, varfanjake!Nuk ka dashuri qё justifikon njё veprim tё tillё!
Ndjej qё imagjinata u c‟akёrdua,kёrkon tё shkojё e tё shkojё! Gabimisht imagjinata ime mё qon nё dhomёn e tyre,ku intimiteti merr jetё,kur shtirojsa merr krahё! Me c‟dёshirё ndodh kjo gjё?A I shpaguan njё shumё parash,njё darkё nё njё restorant luksoz,njё xhiro me njё supёr makinё, gjurmёt e shpirtit?Apo,ndoshta,shpirtin e lё nё shtёpi para se tё niset?
Si nuk ngecёn nё fyt ajo kafshatё e pёrlyer, e ti japё fund njё herё e pёrgjmonё urisё,urisё pёr bukё por,mbi tё gjitha,urisё sё shthurjes,urisё sё parasё,urisё qё gёrryen qёnje tё tilla ambicjoze?
Po ai? A ndihet mё mirё kur dashurinёe paguan me para?C‟ndryshim ka mes saj,mijra vajzave tё tjera dhe gruas sё tij?!Ku qёndron vecantia? Apo ajo c‟ka blihet,ndoshta,ndoshta duket mё shume  jotja,meritёe jotja,triumf personal,se ajo c‟ka falet ndoshta duket  dicka… e mbetur!Absurditet!C‟kombinim I njё realiteti krejtёsisht tё  shthurur!A shkon e kuqja me ciklaminёn?Po jeshilja me ngjyrёn blu a kombinojnё?! Kёshtu mё duket sa herё shoh cifte tёtilla ” tёda s hur ua r is h” qё,kohёt e fundit po shtohen si fara e keqe!Dhe qesh,nuk mund tё mos qesh,qesh sepse nuk kam mё lot tё qaj!
P.S:Faji mbetet i barabartё mes gjinish! Por duke qёnё, se unё jam femer, dёnoj dhe e mёshiroj,ngre gishtin (vёrejte dhe jo paragjykim) drejt saj.Tё jesh femerёshtё fat,por tё mos I pёrkasёsh gjinisё mash- kullore, nuk do tё thotё qё grua! Tё jesh femer, mbi tё gjitha, do tё thotё tё dish tё ndiheh e tille!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*