Taksisti

Tregim nga Ndrek Gjini
 
Aleks Temali është taksist. Ai prej disa muajsh jeton i vetëm. Divorci nga gruaja qe një fatkeqësi për të. Ai jetoi për gati pesembëdhjetë vjet si një bashkeshort i devotshem dhe baba i lumtur i tre femijeve. Të gjithë e njihnin si një njeri punëtor që perpiqej që çdo gjë të shkonte mirë dhe qetë në familjen e tij, e që asaj të mos i mungonte asgjë. Vitin e kaluar më 27 shtator, rreth orës 02:30 pas mesnate, Aleksi po kalonte me taksine e tij nga rruga ‘Bardhyl’, nderkohë që një grua rreth të tridhjetave i ngriti doren duke i kërkuar atij që ta dergonte në maternitet. “Sa më shpejt që te mundesh të lutem, te lutem”, i tha zonja me një zë elokuent sapo hyri në taksi. Me pas ajo i shpjegoi atij se deshironte te shkonte tek materniteti i madh qe është afër stacionit te trenit. Aleksi qendronte i heshtur. “Një fëmijë i bukur po vjen ne jete”, mendoi ai me vete dhe e shtoi shpejtësinë makines duke marre kthesen drejt maternitet.
Kur arritën tek dera kryesore e maternitetit, zonja e pyeti nëse ai mund t’i jepte asaj numrin e telefonit dhe adresën. “Veç ta kem”, shtoi ajo me zërin e saj të butë. “Ndoshta do të kem nevojë për ndihmën tuaj përsëri kur te dal nga spitali… qe te me dergosh ne shtepi ….me fëmijën tim …”, tha ajo duke mbyllur derën taksise, pasi kishte paguar parate.
‘Ok’ u përgjigj Aleksi dhe i dha një kartë të vogël qe kishte në të emrin, adresen, numrin e telefonit celular dhe ate te shtepise se tij.
Dy ditë më vonë, dikush e mori ne telefon ne telefonin e tij të shtëpise. “Alo, familja Aleks Temali”, tha zëri nga ana tjetër e telefonit dhe pa pritur ndonjë përgjigje, ky zë vazhdoi duke shpjeguar, se ai duhej të shkonte në maternitet për të marrë gruan e tij dhe vajzen e tyre bukuroshe te sapo lindur. Aleksi ishte në gjumë. Ishte gruaja e tij ajo që kishte kapur telefonin dhe po dëgjonte ato cfare zeri nga ana tjeter e telefonit po thoshte. Ajo la telefonin dhe nxitoi në dhomën e gjumit si e tërbuar. “Çohu bastard, kurvar i ndyrë!”, thirri ajo tek veshi i tij. Ashtu i lodhur e i përgjumur Alksi hapi syte i trishtuar.
-“Ç’ka ndodhur”, tha ai krejt i hutuar, ndërsa debatet e zenkat me të shoqen s’do kishin të sosur gjithë atë natë. Për javë të tëra kjo skenë përseritej. Gruaja e tij veç beritiste dhe ulëriste papushim, duke e fajësuar atë per tradhëti bashkeshortore. Sipas asaj Aleksi e kishte tradhëtuar dhe se ajo bebe që kishte lindur ishte e tija. Jeta e Aleksit u bë një tmerr i vertete. Ai me qindra here pyeste veten se çfarë duhej të bënte për të zgjidhur këtë keqkutim të tmerrshem qe kishte ndodhur në jetën e tij. Ai u ndodh në një dilemë të madhe për një kohë të gjatë. Nuk dinte se nga t’ia fillonte. Më në fund një miku i tij mjek e këshilloi që ta zgjidhte këtë punë duke bërë testin e ADN-së, së vajzës së vogël. Pas shumë dilemash, Aleksi shiti tokën që kishte në fshat, bashkë me shtepinë e prindërve të tij të vdekur disa vite më parë.
Tashmë kishte siguruar paratë e nevojshme për të bërë testin e ADN-së për veten e tij, për vajzën e vogël që kishte lindur atë natë, nëna e të cilës pretendonte se ishte ai babai i saj, si dhe për tre djemtë dhe gruan tij. Dhe testi i ADN-së provoi një gjë të çuditshme. Ajo vajza e vogël e lindur në maternitetin e vjetër afër stacionit të trenit, siç edhe e dinte, nuk ishte e tija, por asnjëri nga tre djemtë e tij, nuk ishin të tijët…
Aleks Temali ndieu një tronditje të madhe, të pashpjegueshme. Duke shternguar koken fort me dy duart qe i dridheshin dhe me syte e perlotur, ai kishte mbetur i vetëm në oborr të laboratorit të madh…
Botuar ne gazetën NACIONAL, Tiranë, më 6 shkurt 2011.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*