Kryeziu në traditat Etnokulturore

Nga Bilbil Dervishi 
Kryeziun si e njohim në dritën e historisë, në periudhën e Mesjetës përfshihej në formacionin politik-administrativ të Principatës së Dukagjinëve dhe qeverisej sipas një kanuni të trashëguar nga lashtësia, që në Mesjetë duke u pershtatur sipas kushteve ekonomiko-shoqërore në bazë të kuvendeve tradicionale u bë legjislacioni popullor më i përsosur, i njohur dhe vlerësuar nga shkenca europiane e botërore dhe ishte faktor kryesor për qendresën dhe mos asimilimin në periudha e pushtimesh dhe të tallazeve të historisë. 
Në mesjetë dhe më vonë formacioni politiko-shoqëror i Principatës së Dukagjinëve ishte pikë referimi për popullsinë e kësaj zone për ruajtjen e dokeve, zakoneve dhe unitetit shpirtëror kombëtar. 
Për trevën e Pukës, ku shtrihet dhe Kryeziu e rëndësishme është ekzistenca e rrugës që lidhte fushat bregdetare me rrafshnalten e Kosoves. Kjo rrugë e cila ka ekzistuar që në mijravjeçarët para erës së Krishtit dhe në vazhdim deri në ditët tona, ka qenë faktor e kontakteve etnokulturore nderkrahinore të popullsisë iliro-arbërore, por ka qenë dhe burim reprezaljesh e shkatërrimesh, sa herë që tokat tona amtare janë sulmuar dhe pushtuar gjatë periudhave historike të lashtësisë dhe të kohëve moderne. Ruga ka qenë, pra burim zhvillimi kulturor dhe ekonomik, por dhe i një ekonomie nen goditjet e pareshtura, kur nëper te kalonin ushtri të luftërave pushtuese e edhe ndërkrahinore. 
Pozita gjeografike me pyje e me burime ujërash ështe favorshme për zhvillimin bujqësoro-blegtoral, këtë e dëshmojnë që nga lashtësia toponimet e shumta si troje, stane. Pasuria me pyje pishe është shfrytëzuar edhe për prodhimin e pezhves, që dëshmohet dhe me toponimet Gropa e Pezhves në shumë vende dhe me mbeturina të kësaj mjeshtërie, që hasen dendur. Mbeturinat e gurëve të farkës dëshmojnë ashtu si pohojnë kronistët dhe autorët e vjetër për traditën e shkrirjes së metalit nga pirustët. 
Të dhënat e hershme për vendbanimin e lashtë të Kryeziut janë të kufizuara për arsye, se nuk janë bërë vëzhgimë arkeologjike dhe ashtu si dhe për historinë e shumë zonave malore shqiptar, dokumentat e shkruara mungojnë deri në Mesjetë. 
Një faktor i rëndësishem për ndriçimin e lashtësisë së banorve iliro-arbëror në vazhdimësi na japin dëshmitë etno-kulturore; mitologjike, religjioze, toponimet e rrenojat e objekteve kishtare. 
Nga këto, shkurtimisht po permendim, që në Kryezi ruhet rrenoja e Kishës së Shna Prendes, e cila në analizën e legjendave e veçori ve që ka tregon, se është një faltore e ngritur mbi vazhdimësinë e tempullit të një një hyjnije të panteon it të lashtë Ilir. Kisha në fjalë nuk pranon varreza, duke ruajtur traditën e moçme, që kishin stergjyshërit tanë, që në tempuj, bëhej flijime dhe lutje, e faltoret ishin pa varreza. Gjurmë të vazhdimsisë së ruajtjes së traditës për pasurinë shpirtërore të trashëguar pagane të parakristianizmit kemi edhe tek objekte e vende të tjera në territorin e këtij fshati. P. sh. në rrugën që lidh Kryeziun me Fletin është “Guri i Ndrikullës” që dëshmon për njohjen e shenjtërimit të kumbarisë si diçka e pa prekshme, që vazhdon të ruhet, si zakon që nga lashtësia edhe sot, si besim e rit që kryhet, e që thirret “Kumbaria në Shën Gjonin”. Besimi se në Pusat e Këqijë jeton Këshetëza, a nuk tregon se ende jetojnë të trashëguara në mijëravjeçarë besime të panteonit e mitologjisë ilire.
 Që ka qenë e banuar kjo zonë qysh në kohët e lashta na ndihmojnë edhe legjendat. Në disa vende si p. sh. Thana e Iivadhit me të njëjtin emër dhe Gështenja e Mrijajve, besohet sipas legjendës se aty ruhen thesare të popullsisë para kristiane, që populli e quan kaurri. Kjo pasohet edhe me Krepat e Xhudhive etj. Këto janë dëshmi, që na kanë lënë brezat për të na treguar, se jetesa këtu ka filluar shumë heret. 
Dëshmi arkeologjike kemi të pakta si p.sh, një. fragment muri të shekujve II – IV në Koder të Madhe, trojet e një fortese në Qaf-Mali, gjetja e një monedhe romake në Kryezi, fragmente balte të antikitetit në Rrahin e Elezit dhe në Kolicë. Duhet kerkuar se edhe toponimi “Forcoj” ruan diku në këtë rrethinë gjurmet e një fortifikimi të vjetër e shoqëruar dhe me kishën-kapelë të moçme të Shënkollit.
 
Monumentet arkeologjike të njohura të komunave fqinje janë dëshmi e banimit në vazhdimsi të trevës ku shtrihej dhe territori i Kryeziut. Manastiri dhe Abacia e Shën Palit në Kabash është me një fillim të dokumentuar në shekullin e II-IV, dhe ka gjurmë e të dhëna dokumentare, që ky institucion fetar ka shuguruar dhe priftërijë në shekujt X -XII, po kështu kështjella në Pukë, po e shekujve të II-IV. Në Iballe kemi një kështjellë të periudhës romake, kurse nga ana tjetër në kufirin me Qaf Malin, në Flet kemi një fortesë të shekujve XII-XIV, të permendur nga Gjin Muzaka, si kala dhe fshat pronë të Dukagjinëve. 

Në fillimin e periudhës së pushtimit turk, për ruajtjen e rrugës së domosdosshme e të rëndësishme Shkoder Prizren, në Micoj u ndertua Kalaja e Dukagjinit e quajtur “Gjytetja e re n’Dukagjin”, që u prish e shkatërrua nga luftëtarët kryengritës të këtyre fshatrave. 

Kryeziu na del në dokumente vetëm pas rënies së atdheut tonë nën pushtimin Otoman 

Si fillim ai dokumentohet me emrin Bardhet (Berdeti), kështu quhe Kryeziu deri në fundin e shekullit XVII. Në dokumente katastrale turke, si e thamë na rezulton me emrin Bardhet në vitin 1529 kishte 25 shtëpi, më 1571 ka po 25 shtëpi dhe në vitin 1591 ka 28 shtëpi. 

Ky numër kaq i vogël i shtëpive dhe banorëve ka ardhur si rezultat i shtypjes gjakatatare të kryengritjeve të malësorëve të këtij fshati, të inkuadruar në kryengritjet e njohura në dokumentacionin e kohës për mbarë krahinën. 

Si fshat kryengritës, që solli dhe pasoja në shkatërrimin e tij, na e pasqyron një dokument të arkivave të Perandorisë Otomane. Në dokumentin e dt. 26 shkurt 1565, lexojmë: “Banorët e fshatrave; Bardhet, Rap, Ribë, Arst, të Sanxhakut të Dukagjinit janë hedhur në kryengrilje. Në qoftë se nuk do të jetë e mundur që kryengritësit e lartpërmendur të vijnë në udhë me të mirë dhe do të jetë e nevojshme që ata të zhduken, të mos lesh asnjë rast që ata të të shpëtojnë nga dora… Ata më të pagdhendurit e fshatrave, që nuk do të binden t’i shkoni në shpatë, fëmijët e gratë e tyre t’i bëni robër, kurse pasurinë e plaçkat t’ua grabitni e t’ua prishni krejt”. 

Frang Bardhi nëvitin1637,në Berdhet numëron 19 shtëpi me 146 frymë. Në vlersimin e qëndresës dhe kryengritjeve të vazhdueshme, Berdheti veçon e dallon nga banorët e fshatrave të tjerë “Berdhetasit – thotë Imzot Bardhi- për armë janë ma të zotët ë gjithë Pukës …” 

Duke gjykuar nga.këto të dhëna rezulton, se fshati e zona pothuajse numëri i popullsisë është përgjysmuar. Tradita ruan kujtimin që Berdheti (Kryeziu) mbeti vetëm me një familje. Por të gjitha të dhënat konkludojnë, se ai u popullua nga banorë të fshatrave përrreth, ose me banorë vendas, që u rjkthyen prapë në vendbanimin e mëparshern. 

Në qoftëse, Frang Bardhi e vazhdimishtë tradita popullore banorët e Kryeziut i dallonte për trimëri në luftë me pushtuesit, kjo, trimëria ka qenë e harmonizuar me intelegjencën dhe mençurinë, ku ka spikatur në të gjitha kohërat urtësia e harmonia. 

Në kohët e shkuara nuk ishte mundësia për shkollimin e bijve të kasaj zone, por kur ju dha mundësia, bijtë e këtyre malësorve u dalluan dhe arriten rezultate në drejtim të dijenive e profesioneve. Për intelegjincën e trashëguar të zgjuarsisë së malësorve kryezias, mundet të permendim, se nga ky fshat e kanë origjinën figura të shquara kombëtare me një kontribut edhe në shkencat albanologjike në rrafsh europian, si Shljefën Gjeçov-Kryeziu, Ndre Mjeda e Lazer Mjeda, që dihet saktësisht që paraardhësit e tyre ishin nga këtu. Studiuesit janë të mendimit, që edhe Marin Barleti e ka origjinën nga Bardheti. I permendëm këto fakte, për të theksuar, se kur kishin mundësinë e shkollimit bijt e fshatit tonë u dalluan si personalitete me za në fushen e dijenisë dhe të kontributit për atdheun. 

Kryeziu ishte aktiv dhe pjesmarrës në lëvizjen shqiptare për liri në vitet e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në disa beteja për mbrojtjen e tokave Shqiptare Hotit, Grudës, Plavës dhe Gucisë kryeziasit të bashkuar në unitet me 7 bajrakët e Pukës, bënë disa udhtime luftrake dhe shumë prej tyre edhe ranë në fushën e luftës. Vetem në një betejë për mbrojtjen e Tuzit dokumentet na pohojnë se moren pjesë 400 luftëtarë pukjanë. 

Një nga aktivistët e kësaj levizje në lufte për çeshtjen kombëtare ishte dhe Mehmet Brahimi, që i lidhur me degën e Lidhjes së Shkodrës luftoi deri sa vdiç po në Shkoder. Kurse Zmajl (Ismail) Kryeziu ishte nxitës dhe përkrahës i kryengritjes dhe pjestar për Pukën i Qeverisë së Perkohshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Por këtu do vemë në pah një fakt, se dokumentet permendin vetëm Ismail Kryeziun, por ky të gjitha veprimet në të mirë të çeshtjes së atdheut i organizonte në bshkpunim me banorët e me mbështetjen e tyre dhe të mbarë krahinës së Pukës.  Dokumentet arkivore na e shpalosin qaret këtë: 

Dokumenti i datës 19 gusht 1881, për këtë patriot dhe udhëheqës na saktëson: 
“Pikërisht në këtë kohë Ismail Kryeziu, nën pretekstin e rindërtimit të Urës së Vezirit, dhe gjoja për të lehtësuar kalimin e nëpunësve të shtetit, pa pasur ndonjë urdhër të posaçëm dhe pa ndonjë autorizim, u nis nga qendra e kazasë (Pukë) dhe shkoi tek ura e lartpërmendur që ndodhet në një largësi prej 18 orësh. Nën maskën e kryerjes së detyrës dhe të shërbimit të vet ai organizoi një veprim antishtetëror, lehtësoi arratisjen (e Ymer Prizren dit), me ndërmjetësinë e djalit të hoxhës së Pukës, Ethemit, ai guxoi të kalojë fshehurazi Haxhi Omer Efendiun … Pas kësaj ai e kaloi atë në Ulqin. … Ismail Kryeziu ka guxuar të nxisë veprimet kryengritëse dhe antishtetërore të cilat, mos e dhëntë zoti, që veçanërisht në një situatë të tillë, të bëheshin shkak që të shtoheshin edhe më tepër telashet e Perandorisë Osmane. ” 

Mbarë karahinës i dha nder pjesmarrja massive e kryezezve në betejën kundra ushtrisë turke në vitin 1911, të zhvilluar tek Ura e Berdhetit, ku për disa muaj rrjesht u bllokua rruga ushtarake e tregëtare Shkoder-prizren që paralizoi veprimet ushtarake në zonën e Shqiperisë së Veriut. 

Në luftimet kryengritse të verës së vitit 1912 kryeziasit të bashkuar me gjithë banorët e krahinës të pukës ishin në sulmet që u zhvulluan për disa muaj rrjesht këtë viti, deri sa u larguan ushtritë turke nga Puka në verë të vitit 1912. Një kronikë për këto beteja e botuar më 1937 me rastin e 35 vjetorit të Pavarsisë nder kryeziasit veçon dhe permend Dod Marka Ndojn e Mejdanit me shokë. 

Nder per ne pasardhësit e brezave kryzias është nder dhe krenari pjesmarrja e tyre në fund të vitit 1912 dhe fillimin e vitit 1913 në mbrojtjen e qytetit të Shkodres nga sulmi he rrethimi malazias. Dokumentet permendin e saktësijnë se nga krahina e jonë ishin 400 pukjanë nën udhëheqjen e Mustafa Kryeziut në mbrojtje të flamurit dhe të territoreve të Shqipërisë që u shpallë e Pavarur. 



Këtu paraqitem një vështrim të shkurtë të disa pikave etno-historike të Kryeziut
deri në vitet e Shpalljes së Pavarsisë së htetit Shqiptar.
*** 

Para sa ta mbyllim mendoj të vëmë në pah edhe dy çeshtje. Në fshatin tonë ruhen rrënojat e dy kullave fortifikuese: themelet e “Kullës së Myftarif’ dhe kulla që njihet me emrin “Kulla e Ahmatif’. Nga shikimi i parë dhe dokumentacioni i kullës së Ahmatit, e cila është ndertuar në mesin e shekullit XIX, rezulton se ajo ka qenë ndertuar vetëm me funksion mbrojtës dhe kryesisht që mikut që strehohej në të të ishte i sigurtë. Një dukument i vitit 1881 na saktëson se në këtë kullë është strehuar Kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: 

“… kur qe vendosur që të kapej i arratisuri nga Prizreni, Haxhi Omer efendiu, Ismail Kryeziu dhe Musa Hoxha e strehuan këtë dhe e ndihmuan të arratiset. Kjo do të thotë se ata guxuan të bëhen nxitës të veprimeve kryengritëse dhe antishtetërore të cilat do t’i jepnin shkas shtimit të vështirësive për Perandorinë Osmane”. 


I thamë këto se këto kulla-fortifikata me veçori në tipologjinë e njohur të Shqiperisë së Veriut nuk është e studiuar dhe për fat të keq nuk kanë tatus mbrojtje. Një çeshije tjetër më rëndësi që duhet ti kushtojmë vëmëndje ëshë edhe veshja e grave të Kabashit për të cilën në tubime e botime shkencore është hedhur mendimi se ajo fillesën e tipologjisë e ka në fshatin tonë Kryezi.  Këto dhe tradita etno-historike besoj se do jenë në planin e punës së studiuesve dhe të vëtë në banorve të fshatit të lashtë e me tradita: 

Kryeziut. 
Tetor 2009 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*