Te ardhura nga Gjermania ne Fushe-Arrëz (Pukë) që prej vitit 1995. Motrat Gratias dhe Bernadette jane dy emrat qe kanë bërë buje ne kete qytet. Sapo keto dy motra erdhën ne qytetin verior te Fushe-Arrezit, i shqetesoi gjendja e banorëve, jo vetem ne kete qytet por edhe ne fshatrat me te thella per rreth tij. Per keto zona te lena në harrese nga shteti, keto dy motra bene te pamunderen per to, duke iu rikthyer shpresen, se tashme buka nuk do mungonte me në familjet e tyre. Qe prej 15 vitesh Motrat Gratias dhe Bernadette kanë ndihmuar dhjetra familje te pastreha qe nuk mund te siguronin dot as buken e gojes. “Dy misionaret Gjermane që kur kan mbërritur ne qytetin, që asokohe ishte i frikshem per vetë ngjarjet e ndodhura, kanë dhënë një kontribut të
Dy Motrat dhe Nikolin Miria.
Grup të rinjësh nga Fush Arresi.
jashtëzakonshëm, duke ndihmuar familjet në nevojë”. Misioni Katolik është në sherbim e në ndihmë materiale e shpirtërore të mbi 350 shtepive e të familjeve të varfera në fshatrat e thella të rrethit te Pukes, Misione që janë ndërtuar nga e para.
Falë nderhyrjes së dy misionareve gjermane, dhjetra te sëmurë janë dërguar per kurim në Europë. Gjithashtu Motrat Gratias dhe Bernadette u kanë paguar bursat e studimit dhjetra fëmijeve të kësaj zone të varfër, si dhe kanë punësuar mjaft banorë pranë misionit te tyre.
“Na pelçen qyteti i Fushe-Arrëzit dhe ndjehena të lumtura që kemi ndihmuar sadopak për shuarjen e vuajtjeve shpirtërore të shumë prej familjeve që nuk mund të sigurojnë as buken e gojes”, – thonë Motrat. Ndërkaq ato vazhdojnë të ndërtojnë banesa për te varfërit, duke ju krijuar kushte që ato të mos braktisin vendet e tyre të origjinës. Për çdo muaj shpërndajnë ushqimet e nevojshe per 300 familje në nevoje. Gjatë periudhqs së eksodit të kosovareve ne vitin 1999 motrat kanë dhenë një kontribut të jashtzakonshëm në perkrahjen e emigranteve kosovar. Madje motra shprehet keshtu. “Në atë periudhë ne kemi derguar dy here në ditë kamion me ushqime ne Kukes, aty ku ishin vendosur emigrantet kosovar. Njerezit ishin shume të uritur dhe nuk kishin as rroba per të veshur.
Për ne ështe kenaqësi e madhe që kemi kontribuar per njerezit atje. Puna e tyre e mrekullueshme nuk është vetem ajo e ndihmave materiale, por edhe ajo shpirterore. Keto dy motra kanë mbjellur në zemrat e njerezve dashurine e madhe për Zotin, nepermjet katikizmit dhe veprimtarive te tjera.
Frati Andreas VValtermann.
Qe prej 17 muajsh këti misioni i është bashkuar edhe Frat Andreas VValtermann, prift i urdherit kapuqin. Me punen e madhe te tij ne drejtimin e kishes se Fushe-Arrezit, Frat Andreas ka fituar dashurine e besimtareve te ketij qyteti. Keto po bejnë që në qytetin tonë dhe ne fshatra per rreth te rritet një brez i ri me nje besim të madh në zotin.
Përgatiti: Red.
Leave a Reply