Po shkepusim pak rradhë nga ditari i Qemal Draçinit të vitit 1939. Ne keto ditë Qemali ishte student në Gjimnazin “Skanderbeg” të Shkodrës, më vonë, në vitin 1946 u burgos dhe u turturua në birucat e ish-sigurimit deri sa dha frymën e fundit më 10 tetor 1947. Këto rrjeshta i publikojmë këtu per të sjellur frymën e kohës rreth origjinës etnike të Migjenit, sipas kujtimeve të poetit bashkëkohës Zef Pali. Materiali u shkëput nga shkrimi i gjatë kushtuar ditareve të Qemal Draçinit, botuar ne Suplimentin “Milosao” te gazetës Shqiptare, të datës 3 korrik 20011. Red
Fleta e ditarit: E shtunde, 20 maji 1939.
“Mbaroi dhe ky vit shkolluer … por per mue kjo dite s’ shenon gezim; perkundrazi, një trishtim i papercaktuern me ka kaperthyem me rrjetat e mjegullta te padepertueshmenis që mbulon t’ardhmen. Trembem! Asht e para here qe po drue vertetas per ardhmenin. Parandij .. parandij se dishka e zeze do te vije me na gjetë, me me gjetë: ndonje mjerim, ndoshta! … Kushedi.
Qemal Draçini Migjeni
… Një gja e vogel, dy fjalë, bane që të gjithëve sa ishim aty, te na perqethesh
shtati, dy fjalë që, në çastet e agonisë së mbrame, në grahmat e fundit, me sa
rektonte, i kish shqiptue goj’e poetit të mjerimit, dy fjale të thanuna së metrës,
që statue e ngrime i qendronte prane shtratit, dy fjale, -nje monument i vertetë
ku spikatë shpirti i tij i kthjelltet:: -‘Ollga… Ollga … a ka shqiptar rreth meje?…
S’dij, s’mundem, s’kam fjale me e paraqte nj’ate shka me zgjuen në shpirt ato
dy fjale: nje bote ndjenjash se coptueme.
E, ne fund, oratori shtoi: – Veç kepucet e grisuna të një studenti të mernedheut
n’ate dhe të huaj e zemrat e robnueme te mbare të një kombi e-.percuellne në vorr …
U mbyll vorri i Milloshit atje, por mbet çilë vorri që gerrnoi në zemrat tona humbja
e Migjenit…
Me kaq fundoi. Qe një konfernencë me të vertetë e dejë për “poetin e mjerimit.”
20 Maj 1939, e Shtunde.
Faqe nga ditari i Qemal Draçinit.
Sot…ne sallen e ngushte te shkolles “Skanderbeg” pati vend një konferencë letrare per perkujtimin e vdekjes se “poetit te mjerimit”. Konferenca u mbajt prej njej shoku te poetit, drejtorit te shkolles, z. Zef Pali … Oratori dijti me i paraqitë shume bukur e ne nje menyre spikatese artin e Migjenit, zotesinë poetike, si dhe personen vete .
Leave a Reply