Objekt i trashëgimisë tonë

Vazhdimishte populli ynë ka ditur t’i pershtatet kushteve në të cilat jetonte, për të permirsuar jetesën. Në traditën e malësive të krahinës së Pukës janë përdorur shumë enët e përdorimit të ndertuara prej druri. Me mjeta dhë vegla të thjeshta dhe primitive për kohën pukiani ka gdhendur edhe ornamente e zbukurime në objekte druri, por dhe në enë e orendi. Kjo enë, që e hasem rastësisht të lënë pa asnjë kujdes është një “taz” druri si emnohej nga të parët tonë. Perdorej për të pirë ujë, qumësht, kos etj. Për këtë objekt të guzhinës tradicionalë të malësive të Pukës ka pasë dhe një emertim tjtër: “mashtrabë”.

 

A duhet ti hedhim dhe lëmë në harresë këto objekte të gdhendura nga të parët tonë me durim dhe duke përdorur intuitën e traditës së lashtë në gdhendjen e përpunimin e drurit. Ky taz (tas) është i thjeshtë, por tregon shumë për kerkesat që kishin të parët tonë për përmirsimin e kulturës së jetesës në ato kushte të vështira.

Fotot dhe Tekstin: Kurt Farka.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*