Shënime për librin ”Gurë dhe Plagë”
Nga Qazim D. Shehu
Ka shumë poetë që nuk e tradhtojnë kurrë botën e tyre poetike dhe vërtiten rreth një qerthulli temash dhe motivesh të cilat i kanë më për zemër.Ata nuk duan t`i ngjajnë kujt, vetëm vetes së tyre, e për këtë meritojnë vëmendje, sepse realizojnëçdo ditë e më tepër profilin e tyre poetik, brenda një sistemi të kuptueshëm të gjuhës , figuracionit, ndjenjës, duke u bërë të veçantë dhe bindës në ato që shkruajnë.Një nga këta është Prend Uka, një poet nga Puka, autor i shtatëe vëllimeve me poezi, botuar në kohë të ndryshme, pa u ndjerë, me hap të sigurtë, jashtëçdo përpjekje për zhurmë mediatike, ashtu si po ndodh shpesh tek ne, ku poezia lakohet brenda disa emrave që kanë në dorë fijet e medias apo fijet e pushtetit duke u ngjare disa kukullave që rrinë gjithnjë në vitrinë dhe pluhuri i rrugës i parfumos vazhdimisht.Po çfarë e bën të dallueshme poezinë e Ukajt? Së pari, do të thosha një system i tërë tematik që vërtitet në projeksionet e njeriut malësor me motet e kaluara në një truall të fortë, me bjeshkë, kullë, malin dhe bimën e malit, gjë kjo e dallueshme dhe që i jep forcën identitare poezisë së tij.
Pastaj ky rrafsh tematik shtrihet dhe merr përmasë më të gjërë duke e vendosur qenien e poetit në dramatikën e jetës për ekzistetncë dhe përvijim të ndjenjave, mendimeve, dashurisë, harresës ,jetës, vdekjes, këngës e mallit për të shkuarën, etj.Si e tillë, kjo lloj poezie që lexohet si e veçantë dhe impulsive, ka sjellë njëkohësisht edhe një sistem të caktuar fjalori poetik, në shumicën e rasteve konservativ, dëshmi e imagjinatës dhe dashurisë për fjalën e vjetër, sado rreze të kufizuar të ketë fjala.Mund të themi se Prend Uka shumë fjalë të dialektit gegë i shpluhuros nga harresa dhe i fut në energjinë e ndjenjës dhe u jep flatra mendimi terheqës, brenda aspektit të tyre sinonimik dhe antonimik.
Sepse në poezi, një fjalë mund të ngjyrosë dhe shpalosë ndjesi qëshpalosin botë më vete.Kjo mënyrëështë shenjë talenti, prirje e vetvetishme po edhe shenjë e një ndërgjegjësimi se fjala, asnjëherë nuk duhet braktisur,në veçanësinë e saj, ajo duhet ruajtur e duhet aktivizuar Brenda një mendimi poetik i cili i vënë në raporte të caktuara me jetën , rreh dhe kumton shumëçka, varësisht nga aftësia imagjinative e poetit.I theksuam këto karakteristika të përgjithshme të poetit për t`u ndalur më pas më konkretisht, e për të kuptuar se poeti është i lidhur me gjuhën se ai e vlerëson posaçërisht atë, brenda natyrshmërisë së shprehjes së saj.Ja si shprehet ai:”E kam për fis,/fortesën e gurit/Guraçokët i mbledh/ I fut nën lëkurë/Në krisma rrufesh,/Në gur e lis/Lis bjeshke jam/I lnurë”Duke u ndalur në këto vargje që përcjellin kredon poetike dhe ekzistenciale njëherësh të poetit, përmes fjalëve të thjeshta e sintetike autori, duke shfrytëzuar simbolin e gurit dhe lisit , krijon disa pamje:pamjen gjeografike, nga vjen, pamjen historike, pamjen e ngjarjeve dhe ë qëndresës, duke i futur të gjitha në emëruesin e përbashkët të epikës, epikë e cila nuk ka nevojë të rrëfehet po të shprehet e të kuptohet brenda shtresave kuptimore të simbolit.
Në këtë hulli do të vazhdojnë edhe poezi të tjera, ku guri, lisi, gjarpri, bëhen element të fortë që ngjyrosin identitetin e palëkundur dhe e mëvetësojnë këtë poet brenda rrathëve të shqetësimeve të veta tematike.Kulti i lisiot nuk është i panjohur në letërsinë tonë, ai vjen nga Gavril Dara (i Riu), De Rada, Martin Camaj,e poetë të tjerë, gjithnjë duke marrë konotacione të sferave shpirtërore, psikoemotive e duke u përkufizuar herë here në ide qëndrese e ide identifikimi.Por, Ukaj, lisit i jep shprehje të tjera, ai e shikon lisin të lnurë, të krehur nga erërat, stuhitë, në kuptimin real po edhe simbolik, duke paraqitur kështu vështirësitë e malësorit shqiptar poedhe të njeriut shqiptar në tërësi.Është pikëreisht ky element qëndrese që autori nuk e braktis, përkundrazi, e shtrin në kohë, mendja na shkon gjer në kohë të lashta, pastaj e sjell gjer në kohët e sotme , kur është e vështirë të jeshë lis, sepse sot nuk të lnurin më erërat e forta , po erëzat dhe parfumet mikroborgjeze, e për këtë shkak shumë tipare bjerren e humbasin kotnasikoti, aq sa lisat kthehen çuditërisht në shkurre dhe shkurret tentojnë të bëhen lisa.Kulti i gjarprit , si helm i jetës, mbetet një motiv tjetër në poezinë e Ukajt,, gjarpri jo si totem, po gjarpri si vështirësi e jetës rropatjes së saj.
“Në gjenezë të origjinës,/N`gur pështymë gjarpri,/Shkelmit hipokrizinë,/Simultan,/Shpik jetën virtuale,/Thelbi im ,/ Virus çubnaje./”Lisi, gjarpri, retë, erërat që krehin degët e tij,kohat që shket dhe shumë degë që bien , guri me pështymën e gjarprit sikur të mos i mjaftojë helmi i vet, janëdetaje poetike që japin hidhësinë e jetës dhe përforcojnë elementët psikodramatikë në poezinë e Ukajt.
Poeti e mbart qenien e vet përmes këtyre vizioneve duke u bërë i dallueshëm ,larg çdo mode apo ngjashmërie.Ai e merr fillin e frymëzimit të vet nga përjetimet e vendlindjes, duke pasur si element të spikatur ato çfarë vendlindja i afron në rrafshin gjeografik, si konfiguracion, në rrafshin etnopsikik duke shtjelluar kështu një ekzotikë ku mitet ngrihen përmes ëndrrës së jetës si përjetime të lira.Guri bëhet kështu element i forcës po edhe i pengesës, bëhet element i ndërtimit po edhe i ngurtësimit, e, në këtë shtjellë intersante ku vihen në peshë të fatit shumë gjëra ekzistenciale të qenies.E, brenda kësaj botëndjerje jepen e projektohen hijesinat e jetës, duke përvijuar kështu një fantazmagori, sado të vogël.Brenda këtyre rrathëve tematikë vjen e shpaloset përmes një vargu të shkathët , të shkurtër sintetik, një mendim i ngulët për jetën në rrugën e saj, për kontrakdiktat, rrugën e saj ku shfaqen maskat, instiktet, dëshirat e fshehura, moskuptimet, dashuritë e ndalura në vend dhe ato të saponisura, epshi dhe dëshira e njeriut për një dashuri të ndaluar, etj.Poeti gjithnjëështë në kërkim, në kërkim të shfaqjes së mendimit dhe të përvijimit të tij, në rrugën e meditacionit përjetën e një individi që kërkon ta shpërthenjë atë ndrydhje instiktive që sjell vetëpengimi, apo pengimi.Figura që shetit në poezinë e Ukajt përveç gurit, gjarprit është korbi, korbi si një pikë e zezë, fat i keq apo ngjyrë e zezonës.Nuk është korbi biblik, apo korbi mistik,po është korbi simbolik, i cili mbart të gjitha dramatikat e jetës dhe ankthin e saj ekzistencial, një ankth që mbartet përmes jetëndrrës.
Si një poezi që i afrohet ëndrrës dhe pastaj del nga ëndrra, po mbetet misteri i jetës duke vendos gjithnjë unin lirik të jetës, poezia e Ukujt, i ngjan gjithnjë gurëve mozaikalë që vendosen brenda një dekoracioni shumë origjinal.Ky dekoracion nuk është i stisur, i sajuar , ai buron e ngjizet gjithnjë ditë përditë, nga prirja e natyrshme e poetit për ta parë jetën poetikisht, për tëjetuar gjithnjë me poezinë,dhe prirja më e natyrshme e poetit është kujtesa poetike, imazhet e dikurshme që shkrihen në kohë dhe marrin trajtë përmes flatrimit të një imagjinate që mbart metafizikën e qenies njerëzore.
Nganjëherë pyesim veten ç`është kjo metafizikë, ku jeta është më e thjeshtë, po harrojmë se ditët dhe vitet shtresojnë njëra tjetrën , brendashkruhen fatit të llojllojshëm, sukseseve dhe mossukseseve të jetës,se kybrendashkrim, duhet shpalosur sa të jetë e mundur dhe kjo është nisma dhe misioni i poetëve që tentojnë të shprehen, duke mos u ndalur dhe duke e sjellë jetën përafërsisht përmes imazheve e trajtave të caktuara.E në këtë kohë që shket jepet individi duke e parë kohën si gëzim, rëndim, duke e parë kohën me gulçet e saj dhe spazmat dramatike, kohën shënuese dhe kohën përjetuese,e cila rrethrrotullohet si toka rreth diellit, po ky rrethrrotullim i saj bëhet gjithnjë në ndërdijen tonë sureale.Kështu ajo shënon ndër ne me gdhendjet e saj shenja të padukshme gjurmët e të cilave kur i vemë re na japin trishtim po edhe mendim.
Poezia e Ukajt nuk përthekohet në një kohë historike, po në kohën mitike, ajo nuk shënon ngjarje, po shpreh tharmin e tyre, kjo shprehësi bëhet përmes një ndjenjë të fortë, ndjenjë qëështë shkaktuar nga turbulencat e një jete në kërkim dhe nga pengesat që kanë vënë të tjerët.”Shtati im,/tashti i moçëm,/Bart hullive,/motmotshëm,/plagë të forta,/të pashëndosha,/Guri..”Moti dhe shtati,që rritet bashkë me kohën , dhe hullitë e jetës që përcjellin pikërisht atë rrugë të vazhdueshe të intrasigjencës së kohës që hedh para rrugës sonë pengesa, ja, pikërisht kjo është kredoja e një poezie që mbështetet në frymë dhe përcjelljen e saj aktive përmes një vargu të koncentruar e të shkurtër me forcë shprehëse.
Nganjëherë duket se ai ngrin një situatë tmerri në poezi, elemente që e përforcojnë këtë janë të shumtë, guri, thikat, gjaku, plagët, korbat,kokrra e rrufesë, lisi i shkyem prej saj, etj etj.Kjo i sjell poezisë së tij një prirje elegjiake, një prirje dramatike, po kjo është veçori talenti dhe veçori e natyrshme dhe e unifikimit të temave që ka çdo poet, nuk duhet të harrojmë se çdo poet ka një sistem të caktuar të fjalorit poetik, të motiveve apo të temave të veta, duke marrë poetët më të mëdhenj për shembull e deri te poetët mesatarë.Ky sistem fjalësh dhe motivesh sjell origjinalitet , mëvetësi,e bën poetin të dallueshëm, larg çdo ngjashmërie qëështë veçori e poetëve të mirë.Dhe çfarë e bën Prend Ukajn të dallueshëm përveç sistemit tematik, motivor, mënyrës së prosedeut krjiues?Unë mendoj se ai aktivizon një sistem fjalësh që kanë rreze të shkurtër përdorimi, ose nuk jetojnë më, ndërsa ai me kujdesi sjell në poezi, duke i aktivizuar me përkujdesje .
Këndimi në gegnisht i jep poezisë një bukurtingëllim, jo vetëm që ruan format gjuhësore,po sjell nuance tingëllore të mrekullueshme.Si rrëmues i nuancave shpirtërore, i qenies nëpër kohë, i gjykimit të vetvetes përmes fatit të vështirë dhe fatit të kërkuar përmes vështirësish, poeti nuk mund të gjejë zgjedhje më adekuate përpos nuancave dhe fleksibilitetit që jep e folmja në gegnisht, përmes atyre fjalëve që ai ka të vetat e nëse nuk kuptohet ndonjë fjalë nga ndonjë tjetër, kjo poetin nuk e shqetëson , sepse ai kurrë nuk e tradhton veten dhe ecën përmes asaj force identitare të gjurmës së traditës prej nga është ngjizur mirëfilli që në fëmijërinë e vet të hijshme.
Gjuha nuk është element dekorativ por ama, filigramon, stolis dhe pasuron mendimin, ajo thyen rënien në rrafshime e njëtrajtshmëri, krijon dhe çliron imagjinatën, hap shtigje të reja përfytyruese, ndërlidh kontekste dhe shpalos mbresa.Konteksti i poezisë së Ukajt, duke rimarrë ndonjë mendim ,pikëzohet tek guri dhe plaga metaforike e gurit, për të na përcjellë imazhe që dalin tëçkyçura nga nëntekstet dhe pretekstet e ndjenjës, ky pikëzim nuk ështëi ngulitur po ai lëviz dhe zhvendoset përmes imazheve kohore të centruara ose shpërqëndruara nga vrulli i ndjenjës sa të fortë aq edhe subtile.”Arkeologët zbulojnë,/krijesa amorfe,/ne mbi dhe kërkojmë, /liri të plotë,/mbrëmja merr formën tënde,/si qepje gjilpëre,/Kuptohet sesi shkrihet koha duke fituar një dimension të dhimbshëm,sesi pa u përmendur fare fjala dhimbje ajo përcillet përmes mesazhit ndërtekstual dhe përcjellë dimensionin e shkurtesisë së jetës dhe përjetësisë së amshimit.
Kjo gjithësesi, është poezia e Ukajt, një poezi krejt e veçantë , me gjuhë të kursyer,ku shtrirjet e simbolikave të jetës përcjellin kumte të fshehura, po që me një lexim të kujdesshëm , nuk është vështirë ato të kapen, e të bluhen filozofikisht në mendje, një poezi trallisëse, e hovshme, me thëllësi të fshehura të kuptimit, po ku nuk harrohet, e ritheksoj, identiteti, treva e tij e dashur, Fierza e Pukës, Puka në tërësi e më gjërë.Duke qenë libri i tij i shtatë, poeti ka bërë përparim nga libri në libër, duke dëshmuar seriozitet e këmbëngulje në lërimin dhe latimin e fjalës artistike, ky përparim vihet re në ngjeshjen e mendimit,zgjerimin e gamës tematike, po duke mos harruar me qenë gjithnjë vetvetja, gjë e rëndësishme sot për një poet, i cili kërkon të përcillet në ndërgjegjen e lexuesit me vargjet e veta, veçoritë e vargut të vet,larg çdo manie.
Leave a Reply