Shenime per librin Kulla e Currit Plot Histori

 

 

 

Nga: Dr. Sulejman Sula
     
Ndjeje kenaqesi te vecante për kete gezim kolektiv te komunitetit pukjan dhe me gjere ne promovimin e librit “Kulla e Currit, plot Histori” te intelektualit, studiuesit dhe te krijuesit Ismet Balaj, i njohur per ne pukasit si nje qytetar i denje, mesues dhe drejtues ne arsim, i thjeshte, i urte , metodist dhe efektiv. Duke punuar në rrethin e Pukës gjatë 32 vjetesh, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe perparlmm e treves se Pukes, jo vetem në fushen e arsimit dhe të edukimit te brezave te rinj, por edhe ne jeten shoqerore ne pergjithesi. Puka dhe pukasit u kanë lëne mbresa te mira të te ardhureve nga shume rrethe te-vendit. Shumë prei.tyre.me.zemerbardhësi  ua kane kthyer   mikpritjen, respektin, dashurnë dhe besimin me mirenjohje dhe, ndonjeri edhe me vepra te shkruara siç beri edhe z.lsmet Balaj.

Me lendë nga historia dhe jeta e pukasve, si nje miniere e vertete e kujteses historike, autori, me aftesi te spikatura hulumtuese, perzgjedhese, me zotesi kriuese dhe teknlke letrare ti pelqyeshme, rroku dhe u ballafaqua me ngjarje, kohe dhe personazhe real me qellime, qendrlme, perfundlme dhe arritje te veçanta.

 

Hil Curri me familjen

Puna intelektuale e tij, pas një veprimtarie studimore, sidomos ne fushën e historlse, ështe investim me vlera, akumuluar prej shurne vitesh, qe, me bujari e humanizem ia dhuroi treves se Pukes, Mirdites, e vecanerisht vellazerisë Curri. Libri qe kemi ne dore ështe një veper e mirefillte historike dhe letrare me vlera per shoqerine shqiptare, kurse per rrethin e Pukes eshte nje mikroenciklopedi e munguar, ndersa per deren Curri nje monografi tejet e arrire.

Familjet e medha, nder te cilat edhe ajo e Currit, jane nderi dhe mburrja e Pukes. E tille eshte edhe sot edhe pas zhvillimit te panderprere nder vite, në krijimin e 45 shtepive si dere me vete. Vijeshmeria e saj e ka bazen shoqerore dhe institucionale tek besimi në Zot, nderimi i bashkeslsëq së gjakut ndaj prinderve, beses, krijimit te kurorëve te mira, te mbara dhe te ndershme, mikpritja, ruajtja e dores dhe e fjales ndaj jetes, nderit, pasurise per te afermit, fqinjet dhe komunitetin. Keto perbenin kodin e traditave me te mira te treves. Libri, si nje monografi e vertete memorial (kujtesore) na sjelle te shkruar, autopslne e ngjarjeve dhe te protogonisteve qe perbejne vellazerine, apo deren Curri në shumekendveshtrlme, të sakte dhe te plote. E bashkelldhur mire e bukur edhe me historinë e Pukes, Mirdites dhe me gjere, paraqitet e hershmja, e djeshmja dhe e sotmja e kesa] familje dhe e komunitetit. Edhe kur jane prishur drejtepeshimet shoqerore me ngjarje deri ne konflikte e kacafytje a po me ndryshim sistemi politik e shoqeror, kjo vellazeri e ka treguar veten fisnike po aq edhe njerez te sakriflces, të perkushtuar si atdhetarë. Keto deshmohen nga shfrytezimi me dobi të bashkeslsë i disa kuvendeve e deri ne aksionet politike dhe luftarake te Pashk Currit me çeten e vet, si ate në Rrugen e Madhe kunder fashisteve italiane dhe naiistëve gjerman.

Në vijueshmeri, gjatë kapercyellit të ngjarjeve polltlke e sociaIe, kjo dere me zë, paraqitet me protoganlstet ne disa fusha dhe e faktorizuar n historinë e Pukes dhe te Mirdites, por edhe me gjere. Perveç njohjes direkte nga autori te kesaj dere, grumbullimi i shumë deshmive nga njerez te lidhur me ngjarje dhe episode historike, bazen me bindese dhe bazale e perbën nxjerrja, njohja dhe perdorlml i te dhënave arkivore, çka mbetet nje standart i domosdoshem ballafaqimi, saktesle dhe besueshmerle per çdo studim dhe çdo krijues. Duke u evidentuar dhe sjellur kjo vellazeri dhe njerezit e saj si elita ne mendje, shpirt, pronë, pune dhe sjelljet e tyre e te tjera qytetare e konfirmon ate si shembullln e mire te Deres se Madhe, jo vetëm për të shkuaren, por edhe per te sotmen.

Pashk Curri me bashkluftetaret Imer Imeri dhe Jak Tusha, viti 1942.

Arritje tjeter e autorit me kete liber mbetet tema historike e rrethit. Historia duhet te tregohet. Por, per te qene e plote, e sakte dhe e pa anshme, ajo duhet me pare qe te shkruhet ashtu siç ka ngjarë ne kohe, qellime, njerezit e perjetuar edhe me te mirat apo demet qe ka sjelle. Me shume se nje tentative, nje rrokje dhe arritje jo te vogel dhe shume te rendesishme dhe te pranueshme na ka sjelle autori. Historia e letrarizuar artistike, kryesisht ne proze e ne ndonje rast, edhe ne poezi, eshte trajtuar mire me artin e fjales se shkruar. Kudo del forca dhe ndikimi i kuvendit te burrave, i veprimeve luftarake, sipas tradites se rnalesoreve, por edhe i cilesive individuale te personazheve me te spikatur. Me duken te gjetura kriteret letrare për ngjarjet historike dhe personazhet te trajtuar me mjeshterinë rmonografite, ne sklcat, tregimet, a po në kenget popullore. Libri i shton Pukes dhe letersisë se vendit një botim, ku pasqyrohet e nderthuret mire historia, etnokultura, sociologjia, filozofia e jetes. Te tera keto se bashku na japin nje veshtrim pothuaj te gjithanshem te zhvillimeve te shoqerise per kohen e vendln qe studiohet.

Pjesmarres ne promovimin e librit me,22 nentor 2012 ne Puke

Shpreh konsideratë për autorin se ka shpalosë aftesite krijuese dhe teknike letrare, ne rrokjen dhe ballafaqimin me ngjarjet historike, kohen, njerezit, qellimet, rruget, mjetet e perdorura dhe bemat e perfundimet. Dera e Currajve del e plote dhe behet katercipërisht e njohur per vlerat qe ajo mbarte e Iidhur bukur me rolin ne historine e dy trevave. Autori paraqlitet me vetedioje edhe interpretues i tëresise hlstonke-shoqerore me ngarkesat politike e sociale te kohes. VIen te pergezohet per barren qe mori , proven qe kaloi dhe sfiden qe solli, duke kthyer te memorializuar e te dokumentuar, nepermjet letersisë artistike, hlstorlnë dhe figurat koherente si edhe dredhitë e demet nga te huajt si pushtues se bashku me kolaboracionistët vendas. Krijuesi i sukkseshern Ismet Balaj paraqiti dhe hapesirat e dijes dhe te kultures së tij, hapesirat e meditimit, pozivitetin e tij humanist dhe shpirtin e atdhetarit per t’i sherbyer popullit te vet. Eshte momenti te themi: E ke me hak të ndjehesh krenar, sepse na solle nje veper, e cila nga permbajtja na ka munguar. Ajo eshte sa model dhe e domosdoshme per kedo, por veçmas per rinine e emigruar e ate te urbanizuar larg vendlindjes. Si intelektual e studiues te njohem ne Puke. Si krijues bashkekohore e respektove dhe e nderove Puken dhe pukjanet, prandaj edhe te jane mirenjohes. Punime te tjera te mbara uroj qe te sjelle jeta juaj ne krijimtari.

Tirane, me 7.04.2013

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*