EKSOPOZIT ME PORTRETE TE NJE KOLEKSIONISTI.

 

 

 

Pjesemarres te nderuar pershendetje!
Ju falenderoj per pjesemarrjen tuaj.

Sot ne diten nderkombetare te muzeve QKIPK ne bashkepunim me Qendren Kombetare te Kultures “Arbnori”, hapim kete ekspozite te koleksionistit Jaho Brahaj, specialist ne kete institucion. Ne ekspoziten qe perf shin 42 portrete dhe ku perfshihen 24 autore eshte e misheruar puna pasionante e ketij koleksionisti per te gjurmuar, vleresuar e mbledhur piktura te ndryshme ne periudha te ndryshme, fale dashamiresise dhe miqesise se tij te perhershme me artiste dhe piktore te shumte.

Kryesisht keto jane vepra te miqve te tij. Punet e medha kryhen pervecse me nje profesionalizem dhe pergatitje te gjithanshme shkencore edhe nga nje dashuri dhe pasion i madh. Ne te gjitha punet, qofte si studiues dhe admirues i kultures popullore, ne pergjithesi te krejt trashegimise, Jaho Brahajn e karakterizon perkushtimi dhe pasioni i shendetshem. Vlerat e kesaj ekspozite jane te shumta dhe natyrisht vleresimin me te thelle per veprat e paraqitura do ta japin specialistet perkates te fushes. Megjithese ne gjinine e portretit kjo ekspozite paraqet larmi, per shkak te autoreve te ndryshem dhe teknikave te ndryshem qemisherohen dhe si per shkak se ajo perfshin nje periudhe te gjate kohore nga vitet ’70 deri ne ditet tona. Si kontribut i QNK ne hyrje te kesaj ekspozite, sic e shihni, perfshihen disa medalione ne skulpture, te mj eshtrit te ketij arti Odise Paskali. QKIPK e ka ne detyren e saj, pervec regjistrimit dhe katalogimit te veprave qe perbejne trashegimi, edhe studimin e popullarizimin e ketyre vlerave. Gjithashtu, kjo ekspozite behet edhe per te sensibilizuar te gjithe poseduesit private te trashegimise kulturore ne te gjitha fushat, per t’u paraqitur prane Qendres sone dhe per te regjistruar te gjitha objektet qe ata zoterojne. Shembulli i kesaj ekspozite do t’u sherbeje te gjithe koleksionisteve per t’i nxitur ata, qe vlerat te cilat kane grumbulluar per vite dhe dekada, t’i bejne te njohura per publikun, t’i qarkullojne ato, t’i ekspozojne, me qellim qe sa me shume prej nesh te perfitojne prej tyre.

Ne Qendren tone kemi te regjistruara pasurite e me shume se , 40 koleksionisteve private ne te gjitha fushat e trashegimise kulturore. Mbase eshte rasti te theksohet se vetem portrete ne pikture prej autoreve te ndryshem ne kemi regjistruar 2834 vepra qe u perkasin 2400 autoreve te ndryshem.

Eshte vendi gjithashtu te theksojme, se kjo qender do te jete gjithnje perkrah krijuesve per t’i ndihmuar ata gjithmone permes lehtesirave proceduriale, qe punet e tyre t’ i regjistrojne sa me shpejt dhe pa kosto, me qellim qe t’i sherbehet vlerave kulturore brenda dhe jashte vendit. Ne lidhje me regjistrimin e trashegimise kulturore ne pronesi private jemi krenare te pohojme per bashkepunimin tone te shkelqyer me te gjitha subjektet qe Jane paraqitur prane nesh per regjistrimin e puneve te tyre. Te gjitha lehtesite e mundshme u perkasin autoreve te cilet kane gjetur dhe do gjejne perkrahjen tone te perhershme, por edhe koleksionistet, mjafton te deshmojne pronesine e tyre nuk do te kene asnje pengese per regjistrimin e pasurive qe-zoterojne.
Le te sherbeje edhe kjo ekspozite nga koleksionisti Jaho Brahaj si nje thirrje per te vleresuar te gjithe koleksionet dhe koleksionistetr per te vleresuar pasurite tona muzeore dhe trashegimine tone kulturore ne pergjithesi.

Tirane me 16 maji 2013.
Drejtori i QKIPK.
Izet Duraku

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*