Lindur me 18.08.1974 në fshatin Kryezi, Puke.
Mbaroi shkollen 8 vjeqare në fshatin e lindjes e pastaj gjimnazin në Fushe-Arrez. Studimet e larta i kreu ne UBT ne Fakultetin Inxhinjeri Pyjore.Hila, dallohej si një student i përkushtuar dhe me ambicie per të ardhmen. Aktiviteti i tij profesional fillon që në vitin 2003, si Administrator Shoqerisë private ”Hap-Art” shpk. Hil Kola si shumë bashkëmoshatare të tij dhe bij te Kryeziut emigroi per disa vite në Greqi.
Në maj te 2011-tës, Hil Kola, zgjidhet nga zona e tij “Kryetar i Komunes Qafë-Mali”. Populli i Kryeziut dhe zonave përrreth e vlerësojnë si djal punëtor, të zgjuar, që respekton secilin, që i drejtohet dhe që rrjedh nga nje familje me vlera shoqerore dhe historike. Gjate ketyre 2 viteve si Kryetar Komune,Hila ka punuar me perkushtim,dhe jane bere investimet me te medhaja ne 20 vitet e fundit ne Komunen Qafë-Mali, duke i sherbyer popullit që e ka zgjedhur
Hil Kola si shumë intelektuale të tjere, bij të Kryeziut, punon me ndershmëri, duke berë që emri i Kryeziut të permendet gjithmonë për mirë.
Leave a Reply