Eksplorusi Xhemal Meçi i jep lexuesit në dorë një vepër të re me normat e praktikat kanunore të Mirditës. Me këtë vepër ndihmon në studime të mëtejshme e më të thelluara në etnokulturën shqiptare, në traditën juridike dokesore të këtij populli. Ndihmon etnologët, sociologët, historianët, juristët për të hyrë më thellë në të fshehtat e traditës popullore, për t\’i parë ato në kompleks, në një fushë më mbushamendëse.
Studimi i një elementi në etnologji nuk mund të bëhet duke e shkëputur nga tërësia e dukurive të etnokulturës, së cilës i përket. Po t\’i marrësh disa gjëra sociale të shkëputura nga mjedisi ku e kanë bërë jetën, në lidhje me to nuk mund ta ndriçosh kurrësesi të vërtetën. Po të marrësh fjali krejt të shkëputura nga konteksti, -si thonë disa mendje të ndritura të dijes botërore,- edhe biblën e bën ateizëm, kur në të vërtetë ajo është një kod i shenjtërisë krishtere, me brendi koherente.
Disa juristë, historianë e sociologë në punën e tyre me natyrë shkencore nisen, për probleme juridike dokesore, vetëm nga disa nene të veçantë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të Shtjefën Gjeçovit, duke i marrë ato të shkëputura nga konteksti i etnokulturës në tërësi në malet shqiptare. Aq më keq është kur ata nuk i shqyrtojnë tërë burimet e shkruara nga eksploruesit. Kështu, ata, në rastin më të mirë, mbesin në sipërfaqe të dukurive e nuk hyjnë në brendësinë e tyre.
Duhet thënë se në këtë rrugë në jo më pak raste, jepen mendime të gabuara. Kjo natyrshëm vjen nga mungesa e mbështetjes gjërësisht në materiale të eksploruesve, por ngaqë as vetë nuk bëjnë eksplorime të vazhdueshme e me metodikë shkencore kërkimtari.
Ka të atillë që thonë se, Kanunin e ka mbledhë Gjeçovi e nuk ka nevojë të merren të tjerë me mbledhje normash dokesore. Një mendim i tillë është krejt i gabuar. Duhet ditur se e drejta dokesore shqiptare, me tërë shfaqjet e saj, është një det i pafund. Ka shumë vende e kushte të ndryshme me norma dokesore në funksione të ndryshme, lidhur me nevojat praktike. Ajo është në evolucion të përhershëm e me një larmi ngjyrash. Nuk thuhet kot:\”Tym për shtëpi e doke për katund\”. Vepra e Xh. Meçit e dëshmon më së miri këtë të vërtetë.
Kjo do të thotë se çdo fshat ka dhe diçka të veçantë në normat e në rregullat e detyrueshme të bashkëjetesës, por kjo mund të thuhet edhe për një krahinë të caktuar ose edhe për dy a tri krahina të marra bashkë, si një areal i veçantë e me doke disi të veçanta. Sado që të mblidhen këto norma, përsëri do të mbesin shumë variante të reja pa u mbledhë, dukuri pa u sqaruar.
Në popullin tonë, norma të veçanta të të shkruarit shkurt e shkurt, si mund të themi: copëza ligjesh popullore, i vërejmë në periudha të ndryshme të Mesjetës, duke filluar nga shekujt XII-XIII, në shkrime të udhëtarëve e të misionarëve të huaj, por edhe nga fisnikë arbëreshë, natyrisht shkruar nga intelektualë dhe politikanë më të mirënjohur. Në shekullin XVI-XVIII norma të tilla dokësore vërehen më me shumicë. Të kuptohemi, këto i veçon e i saktëson vetëm syri i etnologut eksplorues e jo kushdo. I heton këto norma me anë të krahasimit diakronik e sinkronik të të njëjtave gjëra, nga kohë të ndryshme e nga vise të ndryshme. Shekulli XIX shënon një kthesë të madhe në mbledhjen, po edhe në interpretimin shkencor të këtyre ligjeve popullore nga dijetarë e misionarë eksplorues të huaj e diku edhe shqiptarë, Rilindas. Në këtë mes një meritë e veçantë i takon Hanit në mbledhjen dhe në vlerësim të këtyre ligjeve popullore.
Në dekadat e para të shekullit XX filloi mbledhja në sistem e në një shkallë të gjërë e ligjeve dokesore shqiptare nga eksplorues më të përgatitur e më të lidhur shpirtërisht me etnokulturën shqiptare, me malësinë e këtij vendi. Ndër ta duhet të përmendim në krye Sh. Gjeçovin e pas tij B.Palaj, Z. Valentini, L. e Nd. Mjeda, N. Ashta, për të mos numëruar edhe kërkimtarë të tjerë shqiptarë që u morën me kanunin e maleve.
Nga të huajt mblodhën një material shumë të gjërë, madje dhe me interpretime të zanafillës e të shtresimeve të ndryshme qenë Fr. Nopça, Ed. Durham, E. Koci, M Hazllëk. Në këtë kohë u bënë edhe disa studime, botuar në revista, disa teza doktorate, madje edhe monografi për Kanunin e Lekë Dukagjinit të mbledhur nga Gjeçovi. Ndër to duhen përmendur vetmas monografitë e S. Vilarit, e Z. Valen tin it, e G. Kasteletit!
Nga Lufta e Dytë Botërore e këtej do të dalin disa eksplorues të tjerë që do të mbledhin e do të botojnë punimet për kanunet popullore e më i hershëm e më serioz është Rr. Zojzi që mbledh norma të reja të kanunit në Veri e në Labëri e që i sintetizoi në studime të tij, kurse disa mbetën si materiale arkivi (\”Kanuni i Labërisë\” etj.) Kadri Halimi (Kosovë) mblodhi me eksplorime terreni materiale nga kanuni e botoi disa shkrime. Mblodhën materiale pa eksplorime e botuan disa studime në revista e monografi, ndër ta duhen përmendur Ismet Elezi e Aleks Luarasi.
Punime me vlerë për kanunin ka shkruar edhe Pal Doçi. Në gjysmën e dytë të shek XX u mblodhën normat kanunore në një shtrirje më masive e nga disa eksplorues terreni, të pasionuar në kërkime e kështu si materiale arkivi të sistemuara e të kodifikuara disa prej tyre dhe të botuara u bënë disa vëltime të mëdha e me shumë vlerë për ndriçimin e shumanshëm të së drejtës dokesore shqiptare, të këtij monumenti kulturor që paraqet të kaluarën e kombit tonë. Kështu u mblodh e u botua Kanuni i Kurbinit (\”Kanuni i Skanderbegut\”) nga Frano Ilia; po kështu u mblodh nga Xhemal Meçi me disa vëltime: Kanuni i Pukës, Kanuni i Mirditës, i Malësisë të Gjakovës; u mblodh e u sistemua nga Shefqet Hoxha Kanuni i Lumës, po edhe nga Hasi e Malësia e Gjakovës, nga Dibra. Mblodhi norma kanunore me shumicë Fadil Mehmeti në Malësi të Madhe e në Malësi të Lezhës; Bardhyl Prifti në Kolonjë e në disa krahina të tjera të Jugut: në Përmet, Berat, Myzeqe e me rradhë u mblodhën materiale nga e drejta juridike.
Xhemal Meçi është një eksplorues nga më të shquarit në fushë të etnologjisë shqiptare, ndonëse në kërkime ka vepruar gjithnjë në një pjesë të Shqipërisë e për më tepër në katër krahina. Puna e tij me eksplorime është e pakrahasueshme me të tjerë për nga përmasat e pasioni në gjurmim të dukurive të etnokulturës nga më të ndryshmet. Njeri tepër gjeneroz, i saktë dhe i vëmendshëm, me dashuri për të zbuluar të fshehtat e këtyre thesareve të kulturës, ka kapërcyer çdo vështirësi; njeri i kërkimeve në terren, po dhe i hulumtimeve në arkiva e në literaturë; njeri i bredhjeve nëpër male e nëpër fshatra, po edhe i punës së kërthneztë në tavolinë, atje në mes freskisë së Pukës.
Studiuesi Xhemal Meçi i njeh me rrënjë e me degë krahinat që i ka bërë objekt studimi; historinë e tyre, vlerat e etnokulturës, kushtet gjeografike e të burimeve ekonomike. Pra kërkimet në terren e eksplorimet i ka bërë me njohje të gjithanshme të vendit e të banorëve, të thesareve kulturore të tyre. Në këtë njohje të gjithanshme i ka mbështetur kërkimet dhe studimet e tij, shkrimet e ndryshme botuar në shtypin shkencor e atë kulturor. Këtu qëndron edhe vlera e veçantë e hulumtimeve të tij, e shkrimeve të tij.
Pas eksplorimeve shumëvjeçare në të drejtën dokesore shqiptare ashtu si e ka bërë jetën e tij në malësitë e Veriut, botoi \”Kanuni i Lekë Dukagjinit, Varianti i Pukës\” (1996) që u prit shumë mirë nga etnologët, nga specialistë të ndryshëm në Tiranë, në Kosovë e në vende të tjera.
Si vazhdim i asaj pune të madhe kërkimore, shkencore, botohet tani \”Kanuni i Mirditës\’: një vepër me vlera të mëdha, me një material të gjërë, të rregjistruar në terren, si norma dhe si praktika. Në këtë vepër na i ka rradhitur normat ashtu si i vërtetoi në terren, e të evoluara, të lidhura mes tyre a të copëzuara, të thërmuara. Ka mbledhur shumë gjëra të imta e mënyra gjykimi që më parë nuk kanë qënë bërë të njohura. Me këtë vepër u jepet studiuesve në dorë një mjet i fuqishëm për të hyrë thellë e më thellë në të fshehtat e kësaj të drejte juridike që populli e përpunoi ndër shekuJ~ që e përdori për nevojat e tij në ekuilibrin social, në kohezionin krahinor e ndërkrahinor, në atë mbarë etnik.
E drejta dokesore shqiptare, me veçoritë krahinore, ndarë. në \”të folme\” e në \”dialekte\’: na paraqitet me shumë pamje. Ka një skelet të fortë normash me burim tepër të lashtë vendas, po ka në anë edhe ndikime nga jashtë, nga kodet e ndryshme fetare: greko-bizantine, romane, nga sheriati, ka dhe nga shtete e popuj të ndryshëm që e sunduan këtë vend për vite e shekuj.
Ndikimet e huaja diku kanë qënë më të zbehta e diku më të fuqishme. Këto i dallon njërën nga tjetra, burimi vendas nga burimi i ardhur nga jashtë, syri i stërvitur i etno logu t eksplorues e kërkimtar shkencorpër një kohë të gjatë. Pse në normat kanunore prej një vendi o në një tjetër e, prej një rasti në një rast, vërehen kundërthënie për të njëjtat dukuri e për elemente të veçantë?
Kjo vjen nga tri arsye: së pari forma shumë arkaike të normave e forma të evoluara; së dyti, normat vendase që bien në kundërshtim me disa norma të hyra nga jashtë; së treti, krahas një shtrese unitare mbaretnike ka dhe veçori të caktuara krahinore që kushtëzohen nga veçoritë gjeografike, klimatike, burime ekonomike si më të hapura e më të mbyllura ndaj qendrave urbane.
Autori i veprës \”Kanuni i Mirditës\” i ka njohur mirë krahinat e bëra objekt kërkimesh e si rrjedhojë dhe materiali i mbledhur është përzgjedhur dhe sistemuar me profesionalizëm. Këtu ka vënë në jetë parimin e njohjes në kompleks të etnokulturës për vendin që e ka bërë objekt kërkimesh në ligjet dokesore.
Aq më tepër, ashtu si dhe ka vepruar autori, kjo është e domosdoshme kur shumë norma juridike dokesore, kanë ndërkohë dhe karakter moral dhe religjioz, si dukuri të lashta vendase, përpunuar ndër shekuJ~ si shprehje e atij kohezioni psikologjik krahinor, ndërkrahinor, e mbarë etnik, si një lidhje e brendshme sociale me rrënjë prehistorike. Besa, betimi, normat e egzogamisë, kufiri me 12 dëshmitarë, borxhi i huajpër atë që vdes, beja e vërtetimit në dhe të varrit, rregullat e mikpritjes, të trimërisë e të gjakmarrjes e me radhë, kishin natyrë juridike e ndërkohë, në një të shprehur të qartë dhe në praktika të shekullit XX, natyrë morale e religjioze, veçanësi që i vë re kushdo, dhe pa qënë specialist në këtë fushë të dijes.
Të kësaj natyre janë edhe normat \”Kanune Viganësh,\” norma tepër të lashta vendase që Xh. Meçi na i ka dhënë shumë bukur me kode të veçanta eme praktika që flasin shumë qartë për këto dukuri me zanafillë prehistorike, lidhur në deje e në gjak, me psikologji përkatësie të komuniteteve sociale të caktuara.
Xhemal Meçi, si hulumtues i shquar në etnologji në terren, u muar shumë me Mirditën, krahas Pukës dhe kjo ka arsyet e veta. Një pjesë jo e vogël e Mirditës shkon administrativisht me rrethin e Pukës, pra dhe në vështrim të kërkimeve e kishte më mbarë ta eksploronte, dhe atë e ka bërë më së miri. Mirdita e ka tërhequr autorin dhe për disa veçanësi etnologjike tepër të spikatura, një krahinë shumë e plleshme në vlera të etnokulturës. Ashtu si ka tërhequr shumë dijetarë të huaj, ka tërhequr dhe studiuesin eksplorues -Xhemal Meçi.
Edrejta dokesore në këtë areal ka jetuar, është zbatuar, ka evoluar në një mënyrë disi të veçantë në rrethana të një autonomie të theksuar, një vend i rrethuar me male virgjër në mesin e krahinave të tjera të Shqipërisë së Epërme. Mirdita ka pasur disa elemente të një principate e kështu është quajtur principatë e kapedan i princ nga disa politikanë e autorë shkrimesh të ndryshme, të huaj a vendas. Në të vërtetë kjo ka qënë e organizuar si një bashkësi fshatare krahinore e vetëqeverisur sipas dokeve të vjetra vendase, me një të drejtë dokesore që zbatohej me shumë saktësi. Kështu me prijën e Derës së Kapidanëve të Oroshit, që konsideroheshin si një organ më i lartë i drejtësisë dokesore, po përforcimi i pozitës të saj vinte dhe nga funksionet shtetërore që ka pasur nga koha në kohë.
Përmes Derës së Kapidanëve, që ishin simbol i unitetit krahinor, shkriheshin bashkë, në një njëjtësi organizimi në bazë të kanunit dhe ndërkohë, në ligjet shtetërore të çdo kohe, sidomos të shtetit turk. Simbol uniteti ka qënë për Mirditën dhe Abacia e Oroshit, në vështrim psikologjik, besimi, vëllazërimi. Dera e Gjomarkut e Abacia kanë bashkëpunuar, secila me anë të saj, në unitet, në ekuilibër social, në vetëqeverisjen dokesore të Mirditës. Një rol të rëndësishëm në këtë ekuilibër kanë pasur paria e dheut, bajraktarët, po kështu krerët dhe pleqtë e vendit që bashkë me Kapidanin e Abacinë përbënin një hierarki të bashkësisë krahinore me funksione të qarta vetëqeverisëse sipas normave të së drejtës dokesore.
Përmes krerëve e Kapidanëve sigurohej dhe lidhja e ekuilibrit brenda shtetit. Të tëra këto probleme na qartësohen edhe më në thellësi me anë të \’7(anunit të Mirditës\” të autorit Xh. Meçi.
Në traditën popullore, nga pleqnarët, thuhet se Kanuni \”flitet\” , \’1olet\” por nuk shkruhet. Kodifikimi nga disa studiues është kritikuar se me të kufizohen gjykimet, pleqërimet. Të huajt eksplorues e kanë botuar pa kodifikim, ndërsa, mbledhësit kryesorë vendas e kanë kodifikuar. Mund të ketë shumë mënyra kodifikimi e rradhitje e çdonjëra prej saj ka të mirat, po dhe mangësitë e saj. Këto duhen thënë edhe për veprën e Xh. Meçit \”Kanuni i Mirditës\”. Duhet theksuar se, pasuria e madhe në norma e praktika të mbledhura në popull përbëjnë një arritje të ndjeshme në etnokulturën juridike shqiptare. Kodifikimi ka bërë atë që mund të bëhej por jo pa mangësi.
Normat e praktikat e dhëna nga autori në këtë vepër janë shumë më të pasura e më të larmishme, nga sa janë paraqitur në mbledhje më të hershme për të njëjtin objekt. Ato janë strukturuar në një sistem koherent në përputhje me kërkesat e arritjeve të sotme në studimet për të drejtën dokesore shqiptare.
Si përfundim, Kanuni i Mirditës, mbledhur dhe kodifikuar nga studiuesi eksplorues Xhemal Meçi, përbën një arritje të shënuar në kërkimet shkencore të etnologjisë juridike shqiptare, një mbështetje të rëndësishme për hulumtime të mëtejshme, në sinteza shkencore, në këtë lëmë të albanistikës, për njohjen më të thellë të së kaluarës, për të kuptuar mënë brendësi të tashmen dhe të ardhmen. Kjo do t\’u japë një shtysë të fuqishme studimeve të mëtejshme në etnokulturë, në sqarimin e ndërtimin social të bashkësive krahinore të dikurshme brenda etnisë shqiptare.
Tiranë, 31. 05. 2002.
Prof. Dr. Mark Tirta
Leave a Reply