LUFTA CIVILE NË SHQIPËRI, e portretizon si pinjollin e një prej dyerve më të shquara në luftën ndaj okupatorit nazifashist në luftën e dytë botërore në Shqipëri.Krahu i djathtë i Muharrem Bajraktarit, shenjohet në betejën legjendera në krye të tre mijë burrave në një msymje drejt Prizrenit, më tej drejt Iballës dhe Pukës kundra garnizove italiane të cilat njihnin vetqeverisjen e malsive të Kukësit dhe Gjakovës. Biri i tij Ibrahimi gjallues e vijues i traditave të lashta malsore, atdhetare e perëndimore kujton në shtëpinë e tij në periferitë e Durrësit se autoriteti i Imer Bardhoshit mbetet ende absolut sepse edhe në mungesë ndihet prezenca e tij.
Plejada e prijsave antikomunistë të bajraqeve të Gegnisë nuk e ndali bashkëpunimin edhe me aleatët angloamerikanë për largimin e pushtuesve, duke udhëhequr sulmet me kode të pathyeshme si fjala e dhënë, miqësia e ideali i përbashkët i lirisë kombtare dhe bashkimi i trojeve shqipe.
Në veprën e okularit të fundluftës së dytë botërore në rajonin e Europës Juglindore autori britanik Julian Amery, përforcon në veprën dokumentare Bijtë e Shqipes, se rrugëtimi luftarak i Ymer Bardhoshit e Muharrem Bajraktarit është pjesë e mbarë rrjetit të lëvizjeve antifashiste siç shenjohet dhe lëvizja e njohur e Kryezinjve. Sofra malsore me zemer të pamatë krijon në rendjen drejt momenteve të bukura e lavdiplota, vlerësuar me dhimbjen, privimet e poshtërimet e pareshtura ndaj familjes Bardhoshi nga diktaturat ideologjike, emocione tejet prekëse.
Gjyshi Ibrahimi përlotshëm përqafon mbesën duke i rifreskuar motivin e gëzimit të jetës dhe sistemit të lirisë së fjalës, mendimit e të drejtës së pamohueshme për tu shkolluar me arsimin e lartë në demokraci. Etapat e jetës së një kryetrimi të pashkatërrueshëm, rinisin si faqet e hapura të një libri të pafund. Mbrujtja me dashuri për vendlindjen, që në fëmini e rritja në bjeshkët e lume me këtë ndjenjë e kuptim ndaj botës. Mardhëniet e shkëlqyera me shokët e familjarët e Kullës fisnike.
Më tej ngritja si ushtarak i lartë në periudhën e dritshme të mbretërisë shqiptare, vlerësimi dhe konsolidimi i autoritetit si një lider me vlera të rralla njerzore e profesionale.në peridhën më të ndezur në luftime ku kulmohet figura e Imer Bardhoshit mbishkruhen dhe 2 kuvende ai i Helshanit në 13 marsin e vitit 1943 në Rahab ku përfaqësuesit partizanë të Kosovës priten në kullën e Bardhoshve.
Më pas Kuvendi i Shëmrisë së Kukësit nga krerët pjesmarrës pritën dhe një oficer anglez si aleat i lëvizjespër krijimin e një fronti unik kundra nazifashizmit dhe formimin e një qeverie të stilit europian. Kulla e Bardhoshve qëndroi ngaherë një portë e hapur për mbarë shqiptarët që luftonin si në Shqipëri e Kosovë okupatorin nazifashist. Po kështu vijon të mbetet porta e shtëpisë së begatë të të birit në vitet 2000 për nga mikpritja. Ndërtues, fermer, gjahtar, orator në kuvende, e i hollë në mendime Ibrahimi rrezaton trashgimtarin e denjë të etërve të lartë të Veriut.
Dashuri e dhimbje mishërohen në portretin e së motrës zonjës Xhuliana e cila teksa shëtit në kujtesë nuk i ndal dot lotët për të folur mbi personalitetin e të jatit që shumë pak pati fatin ta ketë pranë oxhakut aristokrat.
Nanë Zenepja bashkëshorjta e Imerit, me sa përshkruan zonja Xhuliana në fytyrën e fisme veshur plot drejtësi në shikim pësoi në kampin e internimit të famshëm të Tepelenës. Kolana e përndjekjes dhe simbolikës së jetës tërësore të familjes Bardhoshit si luftë për drejtësi e pavarsim bart domethënien e tymit të pandalshëm të një oxhaku ku ngërthehen vlerat e pakohat të identitetit kombtar.
Vepra e pasur e rrënjës së kësaj peme të shëndetshme të bijve të shqipes merr frytet e gjakohet në ardhmëri tek bijtë, nipërit e shqiptarët e tjerë që ditën ta njohin e ta vlerësojnë aktin e paçmuar të mbrotjes jo vetëm të truallit shqiptar, por të një entiteti shumë më të gjerë, një sistemi të pazhbëshëm vlerash trashendentale me zanafillë në mitet, gojadhana, e legjendat magjepsëse të eposit të pavdekshëm të kreshnikve të kohrave moderne. Refreni i pasosur i kryetrimit Imer Bardhoshi jehon në pakohësi si mesazh i qëndresës kombtare në trojet e etërve: \”ma mirë shqipe e ngordhun por në vendin tand, sesa korb i majmur në sarajet e të huejve!\”
Leave a Reply