Gjurmet

Libri i ri i autorit; Zef Pasbuk Mirakaj

Disa vlerësime për librin e sapobotuar \”Gjurmlt\” të autotorit Zef Mirakaj. Ky titull që në dukje ngjan i thjeshtë, por që në thelb ka një domethënie të madbe,mf sjell ndër mend shkrimtarin e sotëm francez Pascal Quinard, i cili në librin e tij \”Hijet mdiu:Dke\” thekson se disa njerëz kanë lënë pas vetes vetëm gjurmët e këmbëve në baltë.    

Me tërë jetën e tij të mundimshme dhe me shpirtin e tij të paepur, ashtu siç e dëshmon libri që po pmJrojmë, Zef Mirakaj është përpjekur që nga udhëtimi i tij në tokë të lërë pas vetes gjurmë të thella e jetëgjata, gjurmë shpirtërore që lidhen me vlera njerzore dhe kombëtare.

Duke e parë në këtë prizëm, do të thosha se më tepër sesa nje përmbledhje e zakonshme poetike, libri \”Gjurmë" ështe një lloj ditari në vargje, dësh¬mi e vuajtjeve, dhimbjeve, e sakrificave të tij, e të afërmve dhe bash.këvuajtësve të tij, por edhe dësh¬mi e qëndresës , e shpresës, e besimit se gjithmonë njeriu ështe me i fort! se falkeqësia e tij; se edhe në situata pa nugëdalje, mbetet e hapur dritarja e shpresës, se njeriu qa nuk thyhet shpirtërisht mund të gjejë një mundësi shpëtimi.

Në poezinë e kësaj përmbledhje nuk haset gjë¬!rundi fryma e pesimizmit, nuk mbizotërojnë nota elegjiake, asnjëherë dënesa apo vajtiminuk e mbyt k!ngën. Madje të bën përshtypje se krahas vuaj¬tjeve dhe skemave çnjerzore qa e ndjekin hap pas hapi të burgosurin apo të internuarin, në këtë libër nuk mungon edhe lirizmi i butë apo romantizmi rinor, çka vërteton se njerzorja është më e fortë se çdo mizori. Poezia \”Nji zember e plagosun\” i ngjan një luleje të njomë e të brishtë që ka mbirë në të Çarën e një sËmbi të ashpër. Duke iu drejtuar me zerin e zemrës një vajze që e simpatizonte kur ishte i internuar në Savër të Lushnjes, autori njëzetvjeçar thotë: \”S\’di sa shpesh n \’imagjinatë / ne krahet tu vedin e gjeta. / Them: s \’e kam kalu nji nate, / pa ty bosh me m\’u duket jeta.\” (f. 143)

Nga pikpamja strukturore, poezitë e kësaj pmnbledhje mund të ndahen në dy tipa: poezi në trajtën e një monologu lirik, në të cilat shpërthen fi\’ymezimi spontan.Ze vënd të gjërë përjetimi vet¬jak, emocioni dhe të shprehurit e figurshëm. Këto krijime me karak-ter sintetik priren drejt përgjithë¬simeve filozofike për fatin e individit, të kombit apo të botës së sotme. Mendoj se në këtë grup  bejnë pjesë disa nga lirikat më të realizuara dhe më përfaqësuese të autorit të librit \”Gjurmë\’ si: \”Jeta\” (f. 13), \”Krimineli\” (f. 15), \”Andrroj\” (f, 40), \”Lumtuni e pashijueme\” (f. 66), \”Fëminia\” ,(f.71), \”Vizita në kamp\” (f. 221), e të tjera.

Tipit të dytë i përkasin krijime që janë më mr poezisë tradicionale, kanë karakter narrativ dhe . proliks, kurse në ndonjë rast ndërthuren edhe me elemente të publiçistikës.

Ndonëse nuk është poet profesionist, në kuptimin se nuk ka pasur mundësi t\’ i shtrohet lëvrimit të poezisë qysh në rininë e hershme dhe me të gjitha energjitë krijuese, shpeshherë Zef Mirakaj të befa¬son me figurat e tij poetike origjinale, me ngarkesë të madhe kuptimore dhe emocionale.

Ndoshta pikërisht jeta e tij me kontraste të theksuara ia ka sugjeruar një figurë të fuqishme, siç 6shtë antiteza: here / ne shtratin e vdekjes / shtri, / here / shprese e pakufi (f. 13). Fatin historik të rinisë shqiptare ai e sintetizon në dy vargje kuptim¬plote: \”Fatlume e fatmjere se bashku / Lind dhe u rrite rini.\” (f. 238).

Edhe kur aktivizon figura të harruara të traditës, ai i përtërin, i pasuron me konotacione të reja, duke i integruar në skenat dramatike të jetës bashkëko¬hore: \”Bash si grigja mbare tmerrohet, / Kur mbi te ujku leshohet, / Njisoj e ngrata njerezi / Tuj prite rrinte fatin e zi / Kur gazi i sigurimit /T\’i drejtohej vendbanimit.\” (f. 29).

Në kontekste të tjera, krahasimi shpreh një intensitet të madh emocional, siç ndodh në poezinë \”Mashtrimf\’: \”Presim / me kot / si ara / shiun e verës, I vadun që s \’ekzistonte, I jetën gjallë me ia mbajtë.\” (f. 34). Në përdorimin e kësaj figure, autori priret dreJt një abstraginll gjithnjë e më të guxi.mshem qe e afron me poezinë moderne, siç vihet re në lirikën \”Fëminia\”: \”Ernat e verilindjes I si leckl I më tretën.\” (f. 77).

Simboli është i pranishëm jo vetëm te titulli i këtij libri, por edhe në disa krijime të tij. Në poe¬zinë \”Ndërrimi i stininëve\”, thuhet: \”Iku breshni. I Por I rreshjet e shinave I grimë ma pak I shkat¬rruese I s \’kjenë I se breshni.\” (f.73). Në poemën e gjatë \”Kosovës\”, simboli nderthuret meironine për të stigmatizuar pabesinë e komunisttve jugosllavë:

\”Sa shpejt I veç njala I që aq mjeshtrisht I me u përdredhë diti I miqsinë tande I me e fitue I në gjarpën u shndërrue.\” (f. 51). Elipsi është përdorur rrallë, por me mjeshtri të madhe, siç ndodh në po¬ezinë \”Krimineli\”, në të cilën portretizohet njeriu i pa shpirtë. Humbja e ndjeslunërise njerzore, cungi¬mi i tij shpirtror shprehet eufonikisht dhe gjuhë-sisht: \”Zemra akull. I Mendja slfilitike. I Fjala plumb. I Dora hekur\’/ shikimi egersi. I Vetëm fytyra I shembllen me qenien njeri.\” (f. 15). Në këtë tekst të shkurtër, por jashtezaknisht të ngje¬shur, përmenden vetëm sende pa jetë, të rënda, të ftohta, vrastse si akull, plumb, hekur. Në këtë rast, lexuesi e ka fare të lehtë u! arrije në përfundimin se personazhi i lartpërmeIidur eshtë katandisur ne nje automat pa ndjenja dhe i rrezikshëm.

Në një lirikë tjetër ku praktikohet proçedimi eliptik, hapësira e bardhë e fletës të sjell ndërmend një shkretëtirë kereënuese qe rrethon nga të gjitha anët cungjet e rralluara të fjaleve, dëshmi e nje jete të rrëgjuar, siç mund të jetë jeta e nje mërgimtari pa vëndlindje, pa të afërm e miq, pa ato lidhje të shumëfishta sbpirU!rore me një truall dhe me një bashkesi të caktuar: \”Luks / asfalte bulevarde / makina / teatro … / kryet I në jastek puplash / mbështetë, I begati, / liri pa racion. / E prap / në dhe të huej I zemra akull ndihet.\” (f.66). Një proçedim i tillë stilistik ndihmon për të futur ne poezi ritmin e jetës moderne.
Në librin \”Gjurmë\’ jane të pranishme lidhje të dukshme e te padukshme me traditen tone letrare. Dy autorët qe ka më per zemër Mirakaj, mendoj se jane Fishta dhe Mjeda. Ne qoftë se me te parin afritë janë me së shumti në rrafshin botëkuptimor, me të dytin afritë mund të jenë konceptuale dhe metrike, siç e vë, re ne poezine \”T\’adhuruemes\”, ku Shqipëria përfytyrohet si nje vashë e bukur, si nje nuse dhe ku kadencat janë tipike mjediane: \”S\’di pse \’i herë sytë nuk i hodhe / N \’drejtim tim, me më dhanë shpresë?! / Ah, sa shumë zemrën ma lodhe, I E sa shpesh / kjava n \’dënesë! / Por prap me ty jam n \’dashtuni. I T\’kanë mashtrue, s\’je e përdalun. I Për jetë t\’jetës, zemra Shqipni, I Korp e shpirt t\’i kam falun.\” (f. 264).

Megjithëse ka pasur një fat tragjik, autor përpiqet që të jetë sa më objektiv. Kur kthehet në vendlindje, krahas bukurive natyrore, atë e gëzon edhe niveli i kulturës tradicionale të ruajtur, me shumë vështirësi, nga bashkevendasit e tij: \”Gjith¬sesi u mrekuIlova / Aq sa zor asht me besue. / Me u përbe: shumë  rrallë takova / T\’pakulturë, pra, t\’pashkoIlue.\” (f. 199). Per të mos i parë kohët, epokat historike bardhësi, siç është vepruar në të kaluarën, Zef Mirakaj nuk nguron të tregojë edhe ndonjë dukuri negative që bie në sy në vitet e pluralizmit: \”Në ke shti n \’dorë pasuni, / Me anë t \’drogës a me hajni,! T\’thuret lavd se për Shqipni / Punë po ban bash me shejtni\” (f. 130).

Në poezitë e kësaj përmbledhje, përgjithësisht është zgjidhur drejt marrëdhënia midis mendimit e ndjenjës, duke u rrekur për të arritur një harmoni sa më të! madhe midis tyre, duke i mëshuar të vërtetë!s së njohur se aty ku mungon ndjenja, vargjet mbeten një deklaratë e thjeshtë. Nuk mund të të mos emo¬cionojnë vargjet e ndiera të poemës së gjatë \”Ba¬ladi për Nanën\” (f.89-115). Mendoj se këndej rjedh edhe prirja e autorit për një depërtim sa më të thellë në botën e brendshme të subjektit lirik.

 Në  lirikën \”Kthimi n \’Atdhë\’ ndeshim vargje të tilla që vertetë janë tronditëse: \”N \’hapsinë tande kur u gjeta, I Sytë me ty m \’bahej se flitshin. I Sa shumë rrahu zemërshkreta, I Krejt gjymtyrët mpi më ishin.\” (f. 196).

Një veçori tjetër e artit poetik të Zef Mirakajt është përdorimi me njohuri i detajit artistik, i disa hollësirave jetësore të cilat i shkëput nga tërësia e sendeve apo imazheve të tjera, duke i ndriçuar me projektorin e subjektivitetit. Kështu ndodh në poemën \”Baladë për Nanën\”: \”Po jo. I Si n \’ekran, I parasysh I më del kaha kur I tetë vjeç isha, I me tel I duersh lidhë I për shtyllë I të portës I në hym¬je të kampit famëkeq I të Tepelenës, / gjithë natën kalova.! E për çka?/ Për nji kile / miell kallamoqi / që nën sjetull / policët / gjetë ma kishin / në hymje të kampit … \” (f 91).

Në poezinë \”Arratisja\” të lë mbresa të forta peisazhi: \”E s \’di / nëse ujët e detit / që shpesh I në fytyrë më përplasej, / a lagështi prej syve burue / kje. / por ngrohtësinë / në mollzat e faqeve / tue zbritë / e ndjeva … \” (r. 47). Megjithse krijimët e këtij autori kane karakter të theksuar autobiografik, në to shmanget çdo qasje narcisiste apo individualiste ndaj jetës. Intimizmi i Zef Mirakajt është i pashkeputur nga përjetimi i nje mase të gjëre njerezish apo i nje bashkësie të tërë:
\”Notojsha / me t \’tanë shpejtësinë / që krahët / mujshin me m\’tërhjekë.I e shpesh, / shumë shpesh, I kryet / me përmallim / e sillsha / kah dheu / që / prej të parëve I kisha trashëgue … \” (f. 45).

 Ky orientim etik e shtyn deri në caqet e një humanizmi universal që të kujton rilindasit tanë shpirtmëdhej apo poetin e pavdekshëm amerikan Vollt Ulltman, \’zemërgjërë si natyra\’. Në liriken \”Andrroj\”, në mënyre fare të natyrshme, autori ynë shpalos \’credo-n\’ e tij poetike: \”Andrroj / që mirsjellja I të mos kish kufi. I Andrroj / të bukurën\” / të drejtën, / dashtuninë e pastër, / miqsinë e vërtetë, / lumtuninë I e gjithkujt / të gjakut tim … \” (r. 40-41).

Një humanizëm i tillë ështe i papajtueshëm me instrumentalizimin e individit apo të turmave, me nxitjen e urrejtjes, me politizimin ekstremist dhe me populizmin. &htë profetik dhe ma thotë mendja se ka vlerë për të gjitha kohërat përfundimi qe! arrin autori kur thotë shkoqur: \”ç \’faj ka / e ngrata rini I Njiksi shqiptarësh / jeni tue edukue, I e nesër / prej t \’njajtës kategori I njisoj / veshët, / n \’adresë tuej. I kanë me dëgjue … \” (f. 22).

Një tipar që ia shton vlerën krijimtarisë së Zef Mirakajt është prirja për të shkrirë elementin este¬tik me atë filozofik. Në lirikën refleksive \”Ajo çka ti mungon\”, pas një meditimi të thellë për fatin e njeriut. pa pasur parasysh kufij gjeografikë apo kohorë, arrihet një shkrirje fatlume midis elementeve të lartpërmendura: \”Nëse vedin pyet, / në çdo moment / ma t \’madhen vlerë ka / ajo çka të mungon.\” (f. 88).

Për t’iu rikthyer edhe një herë simbolikës të librit që po përurojmë, do t\’i referohesha sidomos lirikës \”Gjurmët\’ ku thuhet: \”Valët I kur I mbas perpJasjes n \’bregdet / terhiqen, / i lanë edhe ato / gjurmet e veta,/ te shumten e herës / shkatrruese. / Ndryshe jane, / shumë ndryshe / prej tyne / gjurmet / qe njeriu,/ per mirë / a per• zi,! vedit / trashigim i len; I gjurme / të pashlye¬shme / qe e personifikojne. \”(f. 117 -118).

Jeta e tal¬lazuar e Zef Mirakajt ka lënë në shpirtin e tij giur¬me të shumta e të thella. Shëme nga këto gjurmë janë përjetësuar në krijimet e librit të tij, i cili sjell një jehonë të veçantë , zërin e një shtrese të caktuar që ka njohur një kalvar të gjatë. Jam i mendimit se poezia në përgjithësi, se krijimet me te mira te përmble¬dhjes \”Gjurm", krijime të ndiera si \”Baladl për Nanën\” do të ndihmojnë bashkëkohësin tonë, disi të shastisur nga zhvillimet e dhjetëvjeçarëve të fun¬dit, të meditojë më shumë, të dojë më shumë çdo gjë njerzore, të nderojë më shumë vlerat shqiptare.

Për këtë arsye uroj me gjithë zemër që ky libër i Zef Mirakajt të lërë gjurmë sa më të thella te secili prej nesh, te të gjithë lexuesit e tij.

Nga: Dr. Ndoc Papleka

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*