MNERA E PREZËS – Novele nga Shtjefen Gjecovi

\"\"            PREZA

        Prezë, o Prezë, me të madhnue
        Kah t\’za fill, unë nuk di
        A prej fushës me fillue
        A prej kodrash plot hyri?
           
                (Lkeni i Hasit. 1902)           

        Disa fjalë permbi qytet t\’Prezës

    Preza, ose Tirana e Vogel sikurse e thrret M. Barletsi, shkruesi i trimnive të Gjergj Kastriotit i mbiemnuem Skenderbe, asht nji vend qi nji zemer të madhnueshme prej dhimtash, nji ftyrë e vrame prej krajatash, kur t\’kalojnë aty pari, i kihet si gaz e sdeshë mendimet e zeza e banë me i harrue.
    E pamja e kti vendit të kandshem ta pertrinë jetën, rreshtat e pemve e bukuria e pasosme e natyres i verbë sytë e ti merr mentë. Gjithsaherë ta sodisish me ato kodersina e me fusha, kurrnjiherë stë nepet me u pa m\’nji menyrë. Tashi e vrejt, s\’dytit n’ju hudhesh sytë gjitha pamjet t\’duken të reja. E kjo asht qi ta ngrinë zemren prej mirakamjet, e t\’banë me besue se as vetë sje i zoti me besue se ka t’vjenë.

Kete novele mund ta lexoni te plote diku klikuar me poshte:

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*