Mirënjohje

Rapsodit të mirënjohur Frrok Haxhia
Lezhë, 2007

Ashtu me atë humorin e këndshëm, Frrok Haxhia erdhi në Lezhë për të festuar së bashku me artistët tjerë popullorë në Festvalin e Rapsodisë dhe Orkestrinve popullore. Frroku është njëri prej yjeve të Rapsodisë shqiptare, njëri ndër rapsodët dhe instrumentist më të njohur popullorë. Lindi në vitin 1934 në fshatin Gjegjaj të Pukës. Që i vogël filloi t’i bjerë çiftelisë dhe të këndojë në vendlindje në raste festash e gëzimesh. Në moshën 14 vjeç fillon të krijojë vetë poezi popullore dhe t’i këndojë. Nga viti 1952 është pjesëmarrës në të gjitha festivalet lokale e kombëtare, që vitin 1966 është laureat i Festivalit Folklorik të Elbasanit.

Ka drejtuar punën artistike në Shtëpinë e Kulturës Gjegjan, regjizor në Shtëpinë e Kulturës dhe Krijimtarisë popullore në Pukë, në Fushë-Arrës etj. Ka marrë pjesë në gjashtë Festivale Folklorike në Gjirokastër, ku është vlerësuar me çmime të ndryshme. Frrok Haxhia njihet për krijimtari popullore si në poezi dhe në formulimin e lojës "Prit e qit". Është vlerësuar me medaljen "Naim Frashëri" më 1979 dhe titullin "Artist i Merituar" në vitin 1991. Këshilli i Bashkisë Fushë-Arrës në vitin 2004 i jep titullin "Qytetar Nderi i Bashkisë Fushë –Arrës".

Materialet e tij janë të shumta dhe me një tematikë të pasur. Një pjesë e tyre është incizuar në radio e televizione të ndryshme. Ka botuar një vëllim me poezi  me titull "Gjaku i Arbërit rrodhi si krua" dhe ka dhe arkiv personal me materiale folklorike të zonës së tij. Aktiviteti i Frrok Haxhisë njihet edhe jashtë kufijëve shtetëror. Më 1980, me Ansamblin "Puka" ka marrë pjesë në një turne në Mal të zi, ku ka marrë çmim evropian. Më 1991 në Greqi ka qenë i ftuar nga emigratët shqiptarë, si dhe disa herë në Kosovë. Në të gjitha këto aktivitete ka marrë disa çmime e mirënjohje. Në Festivalin e Rapsodëve dhe Instrumentistëve në Lezhë, 2007, merr "Mirënjohje" nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*