Kur Millosh Gjergj Nikolla, me pseudonimin Migjeni, djali i ri nga Shkodra, i brishtë, elegant dhe serioz… nisi të magjepsej nga arti i të shkruarit, letërsia shqipe kishte katërqind vjet që ekzistonte. Për të kuptuar se ç\’përfaqësonin këto vepra, mjafton të përmendim \”Rrethimi i Shkodrës\”, të shkruar nga Marin Barleti, që ndonëse botuar më 1504, lexohet me një frymë edhe sot. Midis shkrimtarëve që u shquan në këtë periudhë ishin Pjetër Budi (1566-1622), Frang Bardhi (1606-1643) dhe Pjetër Bogdani(1625-1689), personalitete të kulturës shqiptare e të asaj evropiane njëkohësisht.
Migjeni erdhi në kohën e zhgënjimit të madh
Migjeni shkroi dy vepra kryesore, \”Vargjet e lira\”, në poezi, dhe \”Novelat e qytetit të veriut\”, në prozë. Asnjëra prej tyre nuk e pa dritën e botimit në gjallje të tij. Shqipëria sapo kishte dalë nga nata islamiko-osmane. Dalja e saj, përmes një kaosi e anarkie të paparë, kishte qenë një ndër më të dhimbshmet në historinë e shteteve. Kufinjtë e prerësipas një kirurgjie të pamëshirshme dhëmbnin ende. Gati gjysma e shqiptarëve kishte mbetur jashtë tyre. Vendi ishte i varfër, i trishtë, gjysmë i rrënuar.
Me këtë varg ai nis vjershën e famshme \”Vjeshta në parakalim\”.
Ngjyrën e verdhë lozin në vallen e fundme
(Dëshirë e marrë e gjetheve që një nga një vdesin),
Gëzimet, endjet tona, dëshirat e fundme
nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.
Tundet dhe përgjaket në pasjon të viganit,
\”Jetë! Jetë unë due! e frymë merr prej fellit,
si stuhi shkymë ajrin… por në fund ia nis vajit.
Përballë euforisë dhe vetëlavdatave prej të cilave po i merrej fryma artit shqiptar, Migjeni dhe shkrimtarë të tjerë të kohës i parashtruan botës shqiptare një vizion të ri: sensin vetëkritik. Sfida e migjenit ka të bëjë me \”malin që s\’bëzan\”, pra me krejt mendësinë shqiptare, me idolet, kanunet, mitet, komplekset e paragjykimet të shtresuara shekull pas shekulli…
ti bij mu në zemër malit që s\’bëzanë
kështu shkruan Migjeni në vjershën \”Recital i malësorit\”.
Dhe fare i vetmuar midis këtij kori, lëshon një thirrje të re.
Mali hesht dhe në heshtje qesh e unë vuej e në vuejtje vdes.
Të tre shkrimtarët e mëdhenj të epokës mund t\’i përfytyrojmë si të vendosur në tri zona: në zonën qiellore, Poradecin, në një zonë mërgimi, një farë purgatori, Nolin, dhe në ferrin e ditëve të zakonshme, Migjenin; të tre së bashku përbënin një gjeni të plotë.
Ditët e fundit…
Në dhjetor 1937, me vaporin që bënte rrugën Durrës-Bari, Migjeni u nis për t\’u kuruar e ndoshta pastaj edhe për të studiuar për letërsi në Itali. Nga kjo rrugë, ai nuk do të kthehej më. Në senatoriumin San-Luigji të Torinos kur e ndjen se ditët i ka të numëruara, gjithçka tek ai merr formë testamentiale. Në tre rreshtat e fundit që shkroi, përpara se t\’i fillonin krizat e të binte në koma, prej së cilës nuk do përmendej më, për herë të parë në veprën e tij përmend emrin e Skënderbeut. Nuk dëshiron të vdesë pa shkruar diçka për Heroin Kombëtar të popullit të vet. I shkroi, pra, ato tre rreshta në prozë (fjalët e fundit ishin \”s\’flitet ma\”), dhe ndoshta me një lehtësim të fundit nisi të shuhej, gjersa vdiq, fare i qetë, siç dëshmojnë të gjithë, më 26 gusht 1938.
Vargu i Poradecit:
\”Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor me shpirt të gjorë\”, do t\’i shkonte kësaj vdekje tragjike, aq më tepër që, sipas moshës, Migjeni duhej të vdiste vërtet i fundit.
Unë djepi juej e ndoshta vorri juej, kishte shkruar vite më parë Migjeni për veprat e tij. Ai e kishte shpërthyer më në fund varrin dhe po vinte t\’i sillte letërsisë shqipe kumtin e tij të veçantë, me të gjitha vulat dhe peshën që i jepte rikthimi nga terri.
Leave a Reply