Trojet e mia të djegura
Poezia e Prend Ukës i ngjan një godine të lartë me themele në shkëmbinjtë e protestës dhe dritare që marrin dritë nga qielli i dashurisë. Poezia e tij është e figurshme, me një ritem original, me motive që të godasin me të shtatë ngjyrat e ylberit dhe të plagosin ëmbël në ndieshmërinë njerzore.