Engjujt pa qiell
Në këtë mëngjes jam spërkatun në faqe e sy me ujë të bekuar. Mëngjes dimri 2008, në Fier kam rënë në meditime. Kam përpara një copë letër të zverdhun pak nga vitet, si lepushkat e panjës, me gishta të shpupurishur nga era në Koren e Mërturit, a malin e Qyqefit.