Halil Ahmet Kopani
Në Kabash, vendlindje kreu filloren. 7-vjeçaren (triklasëshe) e vazhdoi në qytetin e Pukës, në kushte tepër të vështira. Natën flinte në klasë mbi një dorë rrobash të leshta të cilat gjatë ditës, të mbledhura në një thes, i lente në kthinën ku pastruesi mbante enët e pastrimit të shkollës.