No Image

Lajm Pranvere

Ca kohë më parë një i njohur më kërkoi t \’i lexoja disa vjersha të bijës së vet, duke lënë në secilën prej tyre edhe mendimin dhe gjykimin tim.

No Image

Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor

Ka më shumë se një shekull që është pranuar mendimi se Puka antike dhe Ad Pikaria janë i njejti stacion rrugor në udhën verilindore të Ilirisë Qëndrore, që fillonte në brigjet e Adriatikut me qytetet Lissus (Lezhë) e Skodra, drejt Lindjes, për Dardani, Danub, Maqedoni Veriore e më tej, dhe anasjelltas.

No Image

Leter e Shtjefen Gjeçovit derguar Gjergj Fishtës

\”Me 7 t’Vjeshtës së parë u mblodhëm në qytet t’Kruetanit të Madhnueshëm. Kahë e soditshe at shumsi shqyptarësh n’hie t’rrapit (çinarit, më pertrihej nder mend e Mbledhmja e Princave t’Shqyptaries n’kohë t’Kastriotit, tuj u lidhë me besë, për me ruejt atmen kundra turrit t’armiqvet, e kujtova, do t’na thekun n’zemer Hiet e Kastriotit e do t’u bashkoshim edhe na, do t’lidhshim besën e dashtënisë e do t’u betojshim me jetue vllaznishtë e pa perbuzë kend e pa ja vum kamben kuej.

No Image

Dokument mbi Ismal Kryeziun

Shkodër, 19 gusht 1881 – Vendim i Gjykatës Ushtarake të Shkodrës për dënimin me internim të Ismail agës dhe Haxhi Musait për veprimtarinë e tyre më të mirë të Lidhjes Shqiptare

No Image

Kryengritje 1565 dhe nje urdherese e Sulltanit

1565, shkurt 26. Banorët e fshatrave; Bërdhet, Rap, Ribë, Arst, Rilë, ItbalIë, Kaçinar, Klumertë, Dush, Fandi i Vogël, Plakëz, Mirdita e Vogël Mirdita e Madhe, Kolçin, Qerretet, Mamish, Ujmisht e Suroj të sanxhakut të Dukagjinit janë hedhur në kryengritje.

No Image

Një veprimtari e veçantë e shkollës "Pjetër Arbërori" të Fushë-Arrësit

Një ditë pasi Shqipëria në samitin e Bukureshtit më 03. 04. 2008 mori ftesën për anëtarësim në NATO, departamenti i lëndëve shoqërore në shkollën tonë, në kuadrin e orëve të lira zhvilloi një veprimtari historiko-kulturore me temë: "Shqipëria në NATO". Në këtë veprimtari morën pjesë nxënësit e klasave të shtata e të teta, prindër, mësues, të ftuar nga pushteti vendor, OJQ etj. Veprimtaria ishte ideuar në formën e një spektakli, ku pjesën kryesore e përbënte informacioni historiko – gjeografik që sollën nxënësit nëpërmjet ligjëratave të tyre për formimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut në 59 vite të ekzistencës së saj, të pasuara me vjersha e recitime, me vizatime tematike, ekspozita fotografike, të shoqëruara me këngë e valle e melodi orkestrale, aerobi etj.

No Image

Në Koman, te të parët tanë prej guri

Pas thuajse një shekull gjurmimesh arkeologjike nga ekspedita të huaja dhe vendase, është arritur të zbulohet para pak ditësh nga arkeologët shqiptarë në kalanë e Dalmacës në Koman, një vendbanim prej guri i Mesjetës së hershme, fakt ky që flet se kemi të bëjmë me një qytetërim tepër të zhvilluar për kohën dhe të panjohur deri më sot. Gërmimet arkeologjike në Koman vite më parë sollën zbulimin e varrezave dhe nëpërmjet studimit të tyre veshjeve dhe stolive që mbanin të vdekurit.

No Image

Ndoc Kolë Mirakaj

Ndoc Kolë Mirakaj lindi në vitin 1919, në vendlindjen e tij Iballë të Pukës, ku dhe kaloi fëmijërinë e vet. Në familje mori një edukatë të shëndoshë atdhetare dhe kulturdashëse. Familja duke parë talentin dhe prirjet e djalit të vogël Ndoc, e dërgojnë në qytetin e kulturës së lashtë e bashkohore asokohe në Shkodër, për të vijuar shkollën fillore dhe më pas ato të mesmet në të njëjtin qytet. Në gjimazin e famshëm të qytetit veriperendimor përfundon studimet e shkollës së mesme, duke spikat me rezultatet të larta në mësime.