DARDHA VAUT I SHËRBEN ME REND, FITIMET SIMBAS RENDIT

(Dardhë, prej kohësh deri më 1930)

Nga Xh. Meçi.

Katundi i Dardhës, Puke Vaun e Drinit e kishte bashkari. Kuvendi i Dardhës prej shumë kohësh (që s’mbahej mend) kishte vënë këtë sull për vaun e vet:

– “Vau, pjesë e 7 vëllaznive;
– Çdo vëlla i shërben nji ditë në javë vaut;
– Shërbimi në va simbas rendit;
– Fitimet çdo vllazni me pjesëtarët e vet”.


   Burrat e Dardhes Mark Ndre Meta, Lush Z. Gjergji, Prend M. Zeqa,
         Nikoll Nd. Matoshi, ne mes Xhemal Meci, foto e vitit 1969.


   Marash Deda i Drdhes dhe Xhemal Meci, Dardhe 1979.

Vëllazënia rendin brenda saj e caktonte me dy shtëpi njëherit. Shtëpitë e vogla, me pak mashkuj, nuk mund të çonin vozitës në va. Kështu pak nga pak fitimet e vaut kaluan në duart e shtëpive të mëdha, e të forta ekonomikisht deri sa më 1930 regjimi i Zogut e shtetizoi vaun dhe e dha me qera.

Më poshtë po paraqesim disa nga nenet e të Drejtes Tradicionale mbi vaun, marrë nga botimi i Xh. Meçit ”Kanuni i Lek Dukagjinit, Varianti i Pukës”.

Kalimi mbi va

Neni 329. Dorzania e vaut

Vau mbi Dri asht si rruga e madhe. S’ka ndalesë as ditë, as natë. Për siguri të vaut caktohen dorzanë. Dorzanët janë të caktuem prej bajraqesh të dy anëve të Drinit (Iballë e Brigje me Krasniqe, Gash e Bytyç). Vau asht në besë të dorzanëve. Me u ba vrasë, dorzanët i bien në shpinë gjaksorit për besë të preme. “Në va s’i dilet ku} në pritë. Gjaksorët të lypin vend tjetër.”

Neni 330. Kalimi në va

Kalimi në va bahet me radhë. Kush shkon i pari, ka të drejtë me zan trapin. Trapi ka masën e vet. Si të hypin të parët, të tjerët kanë detyrë me prit radhën. Me pasë ndoj hall r të madh ndonjeni, u lyp leje të tjerëve para vedi. E lanë me hyp në trapë para, ndera ! tyne. S’e lanë, detyrë s’mund t’jau bajnë. Me zor para tjerëve, s’mund të hypin kush. I zoti i trapit ka detyrë mos me e prishë rradhën. E prishi, do të jap arsye para dorzanëve (te vaut).

Neni 331. Mbyllja e vaut

Mbyllja e vaut bahet me sull të dheut vetëm kur msyn hasmi i vendit. Djelmnia e  dheut me bajraqet e veta xe çdo va mbi Dri për sa kohë caktohet me sull.

Kush i huej s’ka të drejtë me e mbyll vaun e tjetrit, veç në ardhët për ndihmë.

Me ja mbyll vaun dheu dheut, do t’i japin arsye njani-tjetrit, ja do të pleqnohen me pleq.

 “Vau s’mund të”jes i mbyllun.” Neni 332.

Fitimet e vaut

Vau kalohet me pagesë. Pagesa i lahet të zot të trapit. Zot i trapit asht nja prej vllaz-nish të katundit të vaut. Me luejt trapin, caktohen me rend prej secilës vllazni. Rendet’ janë da kryeheres me sull katundi. Fitimin e marrin rendtarët simbas punëtorëve të• bamë.

Secila anë e vaut ka të zonë e vet (Dardhë e Bytyç dhe Berishë e Dushman). Kush i anës së përtejme s’mundet me qit kend në anën tjetër, veç me dalë e me i marrë. Ndryshe bajnë marrveshje me ja lanë njanës anë. (Krasniqja Fierzës e Bytyçi Spasit

Treguan: Dedë Prela, Gjokë Marku, Marash Deda e Prend M. Zeqa (Dardhë)
 
Marrë nga libri ”Kanuni i Lek Dukagjinit, Varianti I Pukës”, f. 242.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*