Ded Frrok Marku

Ded Frrok Marku ka lindur në Arst (Pukë), në vitin 1926.Është rritur në një familje që ruante traditat gojore dhe kodet e lashta shqiptare të Malësisë së Veriut. Për pak vite ka punuar në punë të ndryshme në ndërmarrjet shtetërore, dhe pjesën më të madhe të jetës është marrë me bujqësi e blegtori.

 Është një enciklopedi popullore e kodeve dhe të kulturës së trashëguar në fshatin e tij, njeh rite, zakone, mjeshtri popullore, legjenda dhe gojdhana. Në vitin 2008 kur e takova në oborrin e banesës së tij, megjithëse 82 vjeç, po merrej me riparimin e disa enëve për përgatitjen e përpunimit të rrushit.

\"\"
Gjysji Dede me mbesen.

Është nismëtari dhe kontribues me punën e tij për rindërtimin e kishës së lashtë të Arst Miliskaut.

\"\"
Shenime tek Kisha e Arstit, 2008

Ka shumë ide e sugjerime për rregullimin e jetës komunitare në Arst-Miliska.

Nga: J. Brahaj

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*