Dr. PASHK LEKA

I lindur në fshatin Gojan të rrethit Pukë me 20 nëntor 1948. Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e tij. Shkollën 7-vjeçare dhe të mesme i ka kryer në qytetin e Pukës. Në mars 1963 u hap shkolla e parë e mesme (e përgjithshme) e rrethit, ku ai vazhdoi mësimet dhe i mbaroi ato me rezultate shumë të larta, duke qenë një ndër 21 maturantët e parë të saj.

Në vitin 1967 filloi studimet në Fakultetitn e Shkencave të Natyrës, ku mbaroi degën matematikë 5-vjeçare po me rezulate të larta dhe u diplomua si Matematikan. Në vitin 1983-1984, mbaroi studimet pasuniversitare me shkëputje nga puna, në Fakultetin e Shkencave të Natyres, në degën matematikës, që u hap për herë të parë në Shqipëri, ku përseri pati rezultate shumë të larta.

Ka filluar punën në vitin 1973 si inspektor arsimi në rrethin e Pukës dhe pastaj është emruar shef i seksionit të arsimit e kulturës ku ka punuar nga viti 1975 deri në vitin 1979. Në vitet 1979 – 1983 ka qenë drejtor i shkollës së mesme të bashkuar Gjegjan, Pukë. Nga viti 1984 deri në vitin 1991 ka qenë drejtor i kabinetit pedagogjik  të rrethit. Pastaj, deri në vitin 1988, ka kryer detyra të ndryshme në Drejtorisë Arsimore të rrethit.

Në fillim të vitit 1992 u muar edhe me informatikën. Me 5 kompjutera të dhuruar nga një shoqatë suedeze ndërtoi kabinetin e informatikës në shkollën e mesme "Migjeni" Pukë, ndër të parët në shkollat e mesme të Shqiperisë. Për punën e bërë në rreth ka marrë medalje e urdhëra nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe mban titullin "Mësues i Merituar" të dhënë në vitin 1989. Në vitin 1999 ka filluar si Pedagog i jashtëm në UBT dhe pas konkurimit u emrua si pedagog efektiv, ku vazhdon të punojë duke dhënë lëndën e informatikës. Në vitin 2001 bën specializim 2 mujor për informatikë në Itali.

Në vitin 2004 mbaroi studimet për master dhe  mbrojti titullin me sukses. Në qershor 2007 mbrojti disertacionin  "Zbatime të disa metodave matematike dhe informatike në shkencat pyjore\” dhe mori Gradën "Doktor i Shkencave" në fushën e matematikës së aplikuar në shkencat pyjore.

Ka botuar artikuj e studime në fushën e arsmit të mesëm e të lartë, si dhe punime të tjera me karakter shkencor e metodik në fushën e pyjeve e bujqësisë.

Nga: Gj. GJONI

Disa nga studimet e Dr. Pashk Lekes

1.    "Diagnositikë e zhvillimit të Arsimit në rreth (1994-2010)", viti 1996, për IUED (Instituti Universitar i studimeve të Zhvillimit) Zvicër.
2.    "Nevojat prioritare të Drejtorisë Arsimore të Rrethit Pukë", viti 1997, për Programin Zviceran "Puka".
3.    Informatizimi i disa të dhënave të kuadrit arsimor të rrethit për vitet 1996-1998, në bazë shkolle, bashkie, komune e rrethi.
4.    "Mbi strukturën e programit dhe përmbajtjen e lëndës së informatikës në shkollën e mesme", viti 1996, për Institutin e Studimeve Pedagogjike.
5.    "Mbi disa probleme të arsimit të rrethit të Pukës që kërkojnë mbështetje nga fondacione", viti 1997 (me grup pune) për fondacionin "Cafod".
6.    Përpunim në kompjutër e korigjim i librit "Gjendja e zhvillimit në rrethin e Pukës në vitin 1996" (diagnostikim i përpunuar në kuadër të programit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë (Pukë), version i dytë i azhornuar në vitin 1997), IUED – Zvicer.
7.    "Gjendja e Infrastrukturës shkollore e nevojat e saj për rikonstruksione e ndërtime të reja dhe paisje", (bashkë me z. Afrim Djaloshi, inspektor i  arsimit në Këshillin e Rrethit), viti 1993, për Bankën Botërore.
8.    Program për zhvillimin e kursve verore me kompjutër për fondacionin "Soros" që u realizuan në vitn 1995 dhe 1996.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*