Liza Bushi eshte ne te vertete 60 vjeç. Ajo eshte lindur dhe rritur ne fshatin Kcire te Pukes.
Eshte nje veriore e vertete traditash, gje te cilen e shfaq me veshjen e saj te perditshme. “Gjithmone e kam mbajtur kete veshje. Sikurse nena ime edhe une e kam trasheguar”, thote ajo. Eshte kujdesur qe ne garderoben e saj te kete disa palë petkash tradicionale. Veshje te cilat fabrikohen vetem ketyre aneve, e ne me te shumten e rasteve jane punime me dore.
Liza keshtu vishet çdo dite. Eshte imazhi me te cilin ka kuruar veten pergjate nje jete, e qe nuk imagjinon ta ndryshoje deri ne fund te saj. “Perdite keshtu vishem, por edhe ne dasme dhe gjithkund shkoj. Mosha jone e ruan kete tradite, por vajzat e reja jo”, shton Liza. Edhe pse fanatike ne traditen qe ka sjelle deri me sot, Liza nuk u eshte imponuar vajzave te saj, te cilat kane ndjekur kohen edhe ne kete aspekt. “Nuk me vjen keq qe vajzat e reja nuk vishen keshtu, por mua me vjen turp te vishem me fustane e gjera te tjera se keshtu jam mesuar. Do vazhdoj te gjitha heret”, thekson gruaja malesore.
Sado te rralla ne dukje, grate qe rezistojne te veshin ende kostumet e paraardhesve, mbeten impresionuese sa here qe hasen. Per kete arsye, nje industri e vogel shoqeruese, sherben si furnitore per dashamireset e tradites. Nora eshte nje nuse e re, e cila ka zanat thurjen e punimeve me dore per veshjen popullore te zones. “Per veshjen e Pukes bej breza, bej dhe doreza. Bej edhe jelekun, po ai do me shume kohe”, pohon ajo.
Aftesine per keto punime te rralla, 23 vjecarja perpiqet ta shfrytezoje si nje mundesi vetepunesimi. “Turistet i preferojne me shume dhe i shes. Keto jane shume te shtrenjta dhe pukianet i preferojne, por nuk i blejne. Shumica ruan veshjet e vjetra dhe i riperterijne”, shton Nora.
Sajmira, nje vajze nga rrethinat e Pukes, ka vetem pak muaj qe eshte martuar ne kete qytet. Pjese e pajes se saj ka qene edhe kjo veshje tradicionale, qe dikur i ka perkitur nenes se saj. “Kjo eshte veshje qe e kam sjelle ne paje.
E kam veshur ne dasem. Mua me pelqen se eshte nje veshje e bukur. Keshtu si ma ka traseguar mami, edhe une dua t’ia trashegoj nje dte vajzes sime”, shprehet Sajmira. Dhe duket se ne kete menyre, edhe per disa kohe, veshja antike e malesise, e ka te ardhmen e garantuar.
Huazuar nga : www.topchannel.tv.
Leave a Reply