Ese – Roland Gjoza

Ku humben gjithe ata njerez,qe i takova rastesisht dhe lane mbrese te forte tek une? Njerez te thjeshte,krejt te panjohur,qe jetonin ne bokerrima te humbura,larg dhe lart neper male,afer Frymes.
Cup Shopeli,malesori me shami te kuqe ne koke, i gjate i thate,kocke dhe damare,me hunden si kosore, fliste nje shqipe te harruar.Ishte nga Iballa.Rrites derrash.Kishte ardhur ne Puke te pinte birre ne mes te dimrit.Binte debore me boretime dhe frynte akulioni.Ai qeshte dhe une qeshja bashke me te,se i kishim pire nja 23 birra te zeza korce.Ne vere nuk mberrinte birre ne Puke.Edhe ne Tirane per dasma ,ajo jepej me autorizim.Ne janar shkurt,vinte kamioni i mbuluar me mushama ushtrie dhe gjindja dyndej ne restorante.Ishim te ai i sheshit te qytetit,nje ngrehine perdhese si kazerme.Cup Shopeli kishte ndihmuar per te shkarkuar arkat.Me ne fund erdhi muzgu dhe ai doli ne prag.Me tha se do te nisej per Iballe.
A e dini ku bie Iballa? Ne Kine.Keshtu shprehen malesoret.Autobuzi sherbente tri dite te javes,po gjashte muajt e dimrit nuk punonte,se rruget bllokoheshin nga debora.E pyeta se me c\’fare do te udhetonte dhe ai me tregoi kembet,corapet e leshit dhe opingat e qepura me dore.Une e quajta te cmendur dhe i thashe se i kishim ca shtreter bosh andej nga mesuesit.Ai hidhej pupthi dhe thoshte tere gezim se kishte pire pas dy vjetesh birre te zeze korce.
Asnje makine nuk qarkullonte.As makinat e trupave.Naten temperatura shkonte –20 grade celsius.S\’kisha kujt t\’i thosha per Cupin,se te gjithe pinin birre te ftohte ne mes te shkurtit.Edhe kamioni qe kishte ardhur ne mengjes nuk kishte levizur nga vendi.Ai u nis krejt vetem ne mes te muzgut dhe debores qe binte me pllaze te medha.Une u futa brenda dhe u thashe shume te njohurve se Cupi ishte nisur per Iballe me kembe.Ata s\’ma varen.Dikush me tha se ne mengjes e ke atje te derrat,perze minjte qe kane bere fole te dhjamet e tyre.E merr me mend se sa peshon nje derr i Cupit? 600-700 kile.Kaq,te dashur miq,po une s\’e harroj dot Cupin.Dhe a e dini ku me kujtohet me shpesh? Ne Broduej,ku te gjithe udhetojne me makine ose me metro.A rron Cup Shopeli? Nuk e di.Ja,kjo s\’me falet.

2

Ishim ne Domgjon te Mirdites.Malesori qe na kishte pritur ne kulle,urdheroi djalin te na shoqeronte nga Domgjoni per ne Srriqe.Djali ishte i vogel,as 15 vjec.Kishte qene ca muaj emigrant ne Krete,kishte mbledhur ullinj.E quanin Simon Simoni.Vetem qeshte.Bujar Lako e pyeste per gjurmet ne debore dhe ai i rrefente sipas shenjave histori per arinjte,dhelprat,ujqerit.Ja kjo gjurma ketu,i thoshte ai,eshte e ariut,ai sapo ka kaluar.Kemi edhe shume per te ecur,e pyeste Bujari,po Simon Simoni vetem qeshte,me nje te qeshur te imte si te qendisur.C\’me cmendi ky djale,thoshte Bujari,une dua te mberrije shpejt,se kam ngrire,dua te ngrohem,te pi raki,te ha mish te tymosur dhe te bej nje sy gjume,prane oxhakut.
Rruga s\’kishte fund,ne debore,ne pyje,neper gjurme kafshesh te egra.Diku perpara ne nje thelluke dalluam nje grua me nje djep te lidhur pas shpines.Ajo ecte shpejt me hapa te vegjel,e lehte si pupel.Ku shkon ajo,e pyeti Bujari djalin.Ne Mollkuqe,afer Srriqes,te te vetet.
Kur lindin, shkojne ne gjini.Ajo e njeh rrugen.Pse nuk e shoqeron i shoqi,e pyeti Bujari.Kjo eshte marre,tha djali.Ate mund ta haje ujku,ariu.Jo,tha djali dhe i thirri gruas me emer.Ajo ndali hapat.Pas pak e arritem.Djali i tha gruas fjalet e Bujarit.Ajo qeshi.E kam mashkull,tha.Na ktheu shpinen dhe i tha Bujarit te fuste doren ne djep.Ai e futi.E nxorri menjehere te lagur.Ai asht mashkull,tha ajo,dhe asht ma i forte se ariu i zi i Bjeshkeve te Namuna.Iku.Bujari dukej i hutuar.C\’kuptim kishte kjo,peshperiste,une kapa me dore nje bibilush,qe me djallosi,ore Simon Simoni,me thuaj,si mund te mbroje nje foshnje mashkull nje grua?
Simon Simoni qeshte,po nuk i ktheu pergjigje.
3
Pas 13 oresh mberritem ne Srriqe.E harruam djalin.Kineastet te harrojne shpejt.Ishte nje fshat midis grykash,ne kufi me Tropojen,Kukesin dhe Puken.Nje fshat asnjanes,qe here i kalonte njeres, here tjetres.S\’kishte rruge makine.Bujari u kujtua per djalin.Ai kishte marre rrugen e kthimit,pa u ndare me ne.E kishim harruar plotesisht.Atij i duheshin edhe 13 ore te tjera per t\’u kthyer ne shtepi.Bujari i thirri dhe vrapoi pas tij.
Djali ktheu koken dhe ndali hapat.Ai qeshte.Bujari e arriti,nxorri nga xhepi portofolin e lekures,nje dhurate te cmuar dhe, me lot ne sy,ia fali.Nuk e marr,tha djali.Une jam Bujar Lako,peshperiti,artist,po se more,rrezik te me ndodhe ndonje fatkeqesi.Ta jap me gjithe zemer.Kete portofol e ka mbajtur nje aktor i famshem,eshte me fat.Po shkove prap andej nga Kreta ,do te eci.Ti,or dashamir,don me m\’vra baba?Ne nuk marrim pare.
Ne portofol ishte nje shuk me para.Paret,jo,tha djali me pezm.I a ktheu ato Bujarit dhe mori portofolin.U ndane.Bujari qante.E lame vetem.
4
Une kerkoja Martinin,ish nxenesin tim.Me thane se ishte drejtori i shkolles tetevjecare.Shkolla ishte nje stalle e modifikuar sapak,pa dere,pa dritare,pa stufe,pa korent,pa uje,pa banjo.Pese gjashte nxenes rrinin ne kembe,te qullur,pa libra,prisnin me kot,pastaj shkonin ne shtepi.E takova Martinin,nje djalosh simpatik qe me perqafoi.Shkruaj per shkollen,me tha,beni dicka,e shikoni edhe vete si eshte gjendja.
E ndieja veten keq.Gjithmone po ajo histori,shkruaj per ne, te harruarit.Kisha shkuar per pune tjeter.Ai me pyeti se per c\’fare do te xhironim.Une i permenda nje familje qe kishte falur gjakun.Ai qeshi lehte.Jeni te paret qe xhironi, tha,ne kete fshat s\’ka ardhur kurre asnje grup i televizionit.Ne kemi pare vetem Jugosllavin,Shqiperine nuk e kapte.45 vjet pa pare asnje program shqip,vetem kemi degjuar radion.Pastaj ai shtoi se kot ishte drejtor dhe se kot vinin nxenesit ne ate fare shkolle.Asnje inspektim.Edhe kur eshte nisur ndonje inspektor e kane dehur rruges,ka mbetur o ne Domgjon,o ne Xhuxhe.S\’ka mberritur dot deri ketu.Kujt t\’i qahemi, o burre.Mu dhimbs Martini.Edhe ai qeshte si Simon Simoni.Nuk e di nga ju vinte kjo e qeshur.Pastaj ai u kujtua per dicka,e di kush e ka falur gjakun,me tha,Rroku,Rrok Maria,ai qe ju e ngelet tre here ne letersi dhe ai e humbi shkollen.Atehere ishte ne vitin e trete per veterinari,po ju ia dogjet shansin.Sot do te ishte nje veteriner i mesem.Do te keni pune me Rrok Marine.Malesori nuk harron kollaj.Dhe qeshi per te me dhene zemer.Une Rrokun e kam djale axhe.Dhe axha im eshte Deda,ai qe do t\’ju prese ne shtepi,kryeplaku i fshatit.

Deda ishte Migjeni,tamam Migjeni.Po ai portret,me ate buzeqeshje te drojtur.Shume i sjellshem.Ne ishim 11 vete.Na duhej nje dhome per regjisorin dhe gruan e tij.Ai liroi dhomen e vet.Ne oxhak brambullinte zjarri,ne tryeze u shtrua nje mbulese me lule,sahanet me turshi,djath nape,dhjam i tymosur,buke misri,nje domixhan me raki te bute.Une nuk preka gje me dore.Deda me tha se per ushqime ishte ngushte.Regjisori qe ishte dhe producent i filmit me pyeti menjane,sa t\’i jepnim per te na prere nje dash.I thashe 60 dollare,qe per ate kohe ishin shume.Ate nate hengrem dash,brinje dhe kofshe dashi, ne nje tepsi te madhe prej bakri.Rrok Marine nuk po e shikoja gjekundi.

Kur na shtruan per te fjetur,erdhi dikush dhe pyeti per emrin tim.Me pa ne sy,u mrrol.pastaj me tha me ze te larte.Per ate qe na ke ba mesues,ketej nga ne,s\’te falin.

Nuk fjeta tere naten.Shihja zjarrin,shkendijat qe brofnin prej tij kur e kur.Pastaj pashe nje kercu qe kerceu ne ode mbi postiqe.Nje dore u zgjat dhe e hodhi serish ne zjarr.

Te nesermen takova Martinin,i thashe se doja te bisedoja me Rrok Marine,po ai e quajti te kote.Xhironi,mesues,tha,vetem ate qe ju thashe mos e harroni,bejeni nje shkrim per shkollen.Deda na shoqeronte kudo,me ate fytyren e tij te mire,tejet te ngjashme me ate te poetit te madh.Mbaruam xhirimet dhe u beme gati per t\’u larguar.Ishim shume te kenaqur me episodin e pajtimit te gjakut.E mora menjane Deden dhe i thashe se Rrok Maria ia kishte bere vetes.Une s\’kisha patur asnje faj.Po megjithate,ishte nje nga kujtimet me te dhimbshem qe nuk do ta harroja kurre.Ishte e vertete qe Rrok Maria ishte nje nga nxenesit me inteligjent,me nota shume te mira ne te gjitha lendet,po tek une nuk donte te hapte gojen.E ngrija dhe nuk fliste.Une s\’kam ngelur kurre asnje nxenes ne letersi,as qe me shkonte neper mend t\’i beja keq Rrokut.Si sot e kujtoj ate dite kur iu drejtova nxenesve te klases per te bindur Rokun qe te thoshte dy fjale,,jo me shume, ne oren e letersise.Nje vajze,Xhevahirja,nje nxenese shume e mire,i thirri me pezm,qe te dilte te derrasa e zeze dhe te pergjigjej per pyetjet e mesuesit.Une isha liberal,tejet i shkujdesur,nuk mbaja ditar dhe e shpjegoja mesimin ndryshe.Pse ta fsheh,ata me degjonin gojehapur.Po ai djale s\’donte qe s\’donte.E ngela per vjeshte.Pata nderhyrje.Erdhi i ati nga larg,me kembe ( tani e kuptoj kete gje ) po une nuk e takova.Ai djale ma kishte bere borxh.Me shperfillte.Une gjithsesi prisja te vinte ai vete,te me kerkonte falje dhe ajo pune merrte fund.Po ai s\’vinte.Ne vjeshte nuk u paraqit.Kjo i vuri kapakun.Ate dite,nje personazh i madh i Pukes,Isuf Groshi,nendrejtori i konviktit,mu lut t\’i vija nje note kaluese,se ai kishte nje familje te varfer,tejet te keputur,po ta ngelja une,ai humbte diplomen e veterinerit.Tre vjet shkolle hidheshin ne kosh.

Deda me degjoi deri ne fund dhe ngriti supet.Gjana te harrume,mesues,me tha, tani jepu kambeve,se keni rruge te veshtire per te ba.
5
E lame fshatin pas,Srriqen,nje pikture alpine te humbur ne thelluke.Gjithcka kishte shkuar mire,ishim tejet te kenaqur.Rrok Marine nuk e pashe asnjehere.Ndieja dicka,nje si brenge pendimi,pse e kisha bere,pse e kisha bere pikerisht me ate njeri nga nje vend i harruar.Ndoshta me kishte prekur ne ndjenjen time genuine aristokratike,nje ndjenje qe te vret dyfish kur triumfon ne nje rrethane si kjo.Gjithmone,sa here kisha patur ndonje sukses te vogel me ate film,qe u xhirua ne fshatin e tij,me vinte keq,sinqerisht me vinte keq per ate njeri,qe i ishte lidhur gjuha dhe une nuk e lodha veten ca me shume te gjeja shkakun e asaj gojekycjeje.

Tani po i ngjiteshim malit per te dale ne Qafe Shllak.Kishim bere dy ore rruge dhe nuk po dukej maja.Une mbeta i fundit.S\’kisha me fuqi.Po dyndeshin muzgjet me nje bukuri ikone.S\’hidhja dot asnje hap.U shtriva mbi hala pishash,mezi merrja fryme.Erdhi Bujar Lako,me dha doren,po une nuk u ngrita dot.Ai qendroi me mua.Erdhi nje djalosh,nje malesor i ri,qe e kishte derguar Doda per te na shoqeruar.Edhe ai qeshte,qeshte si Simon Simoni,si Martini.Dhe per dreq i shkonte e qeshura.Ia nisem rrefimeve.Ai me tha se ishte shok i Rrok Marise,i dinte te gjitha,edhe shkakun pse Rroku nuk hapte goje.Une e kisha fyer me tabletat e tuberkulozit qe shperndaja ne klase per disa nxenes.Ai me kishte thene menjane te mos ia permendja emrin dhe ilacet t\’ia jepja vec.Po une me timen,as ia vara fare ndjenjes delikate te Rrokut.Ai kishte humbur nje vajze,qe familja nuk ia dha, se e pandehte te semure.Pra,ai ishte poshteruar para klases,se tashme nuk ishte burre i vertete,po nje coftine.

Per pak ju do te ktheheshit mbrapsht,ai s\’do te pranonte qe ju te xhironit,tha malsori,po e mblodhi,sepse ju kishit ardhur per te xhiruar gjakun qe kishte pajtuar ai.Ju kishit bere shume rruge ne kembe dhe ketu ne malesi thone se shtepia e shqiptarit eshte e robit dhe e zotit.Ai qe te troket ne dere, pritet me ato qe te ndodhen dhe percillet gjer ne kufirin e fundit te fshatit.

Kur nuk e prisja ai me mori ne krahe dhe me ngjiti lart ne qafe.Iu sterbetova vetes qe te mos e harroja,po e harrova.
6

E degjoj shpesh nofken pexhorative Cecen.Ata konsiderohen njerezit qe kane populluar periferite e dy tri qyteteve te medha.Ata kane zene ne shumicen e rasteve token e tjeterkujt dhe kane ngritur ne fillim kasolle,pastaj shtepi perdhese,ndersa tani vila me kopshte plot me peme dhe lule.Cecene jane ata per te cilet ju fola me lart.

Ishim ne Bathore.Ne shkollen tetevjecare jepte mesim nje mesues nga Puka.Kjo mu duk disi familjare,se ai vinte nga nje vend ku une kisha punuar 8 vjet si arsimtar.Ai vjen dhe shkon me motorr,me thane,e ka shtepine ca larg,ne fund te Bathores,rreze malit.E pritem.Ishte nje njeri i dobet,tejet i imte,fjalepake,i lodhur.Ai perpara me nje motorr te vjeter qe rrapellinte ne rrugen e pashtruar,ne pas tij me nje Xhip te ri.C\’te shihnim?! Nje kasolle prej kartoni.Hyme brenda,karton.Perdite shkoj marr amballazhe,tha ai.O zot,s\’me kishin zene syte nje shtepi pe gjasme.Dy metra me tutje ishte nje veture.Kishte ardhur i fejuari i vajzes nga Italia.Me cmendi gruaja,tha ai,po ikin te gjithe,une shoh ne enderr sikur me vdesin femijet.Po s\’ikem neser,do marr femijet dhe do te nisem per atje.Ishim larg Pukes,ne nje fshat,qe i thoshin Trungsakat.Tete muaj debore.Keshtu erdhem.Atje,ishte Tirana ose Durresi.Tani jemi mire.Kemi dhome gjumi,tonen.Shkuam e pame.Dhome prej kartoni,ambalazhe frigoriferesh,maqinash qepese,televizoresh.Dhoma e gjumit kishte gjithashtu ambalazhe te kukulles Barbi.

Dhoma e pritjes qe sherbente dhe si kuzhine kishte nje pale shkalle.Ne tavan ai mbante librat.Atje i kam te gjitha,librat artistike,librat e shkolles,fletoret e nxenesve dhe blloqet me ..me poezi,se shkruaj nganjehere poezi.Ngjitem i marr.Do pak mund kjo ngjitje,po jam mesuar.Me gruan kam rene rehat,po femijet shikojne atje..atje, Italine.Vajza niset neser me te fejuarin.C\’ti besh? Shpetuam nga endrrat e keqija,po kemi filluar te vuajme largimin e femijeve.Marr shume pak si mesues.Punoj naten roje ne nje punishte.Atje shkruaj ne driten e kandilit me vajguri.Gruaja nderte carcafet ne oborr.Ajo na hodhi nje shikim te trishtem.Ikem.Motorri perpara,ne pas tij me Xhip,neper rrugen e pashtruar.

Ai motorri i tij rrangalle me kujtohet sa here degjoj fjalen Cecene.C\’ben ai tani?

7

Bej apelin.Jashte binte bore. Dy zogj bore cukisnin ne dritare.Ishte nje debore me shume drite. Kur shqiptova emrin e Vrana Bokes, nuk u pergjigj njeri. Une ngrita koken. Ashte hupe,tha nje vajze. Nuk e kuptova.Ma shpjego me qarte. Prroni,mesues, e morri Prroni i Mugut.

Kur? Tash, kur po vijshim per shkolle.S\’vjen ma mesues,veni vije.Asnje nuk shqetesohej.Une mbeta.U ula ne kateder. Nuk shpjegova asgje. Ishte mbytur nje femije dhe nuk kishte bere fare pershtypje,ishte harruar sikur te ishte nje turp.

I shikoja nxenesit dhe mu kujtua ajo dite kur shkruanin hartimin dhe une kaloja neper banga Perjashta kishte rene muzgu dhe ne ate heshtje une degjoja kerkerimen e paraziteve neper kokat e tyre.Buisnin me zulme morrat dhe ndoshta kendonin ne nje ore hartimi kur muzgu i dimrit eshte blu.Vrana kruante koken dhe shkruante hartimin me te bukur perplot mall per cetinat me debore dhe borebardhen qe fle ne cerdhen e lejlekut.Ai djale ishte i cmendur pas fantazirave.

Dola nga klasa dhe nuk mu nda Vrana Boka.Me vinte nga pas me fletoren e hartimit qe e mbaronte i fundit dhe me thoshte me gjysme zeri se nuk i dilte ora ,kurre nuk i dilte ora.Ai tani s\’ishte me.Askush nuk e kujtonte.Te gjithe e harruan.Pas njefare kohe edhe une e harrova.Po ja,here here,kur na ze malli per mallin,vijne te harruarit.Une s\’kam c\’bej me teper per ta,ulem e shkruaj.

8

Konservat.Ju kujtohen konservat e sardeleve te Vlores me vaj ulliri? Me to pinim raki neteve te dimrit.Blinim here pas here dhe benim adetin e te pareve;kthenim kurrizin dhe i flaknim ne dhome.Ato binin prapa dollapit,prapa krevateve, ne fund te komose, ngecnin mbi sergjenet me tenxhere,kusi e pjata. Pse e benim kete marrezi?Ne,arsimtareve,s\’na dilnin asnjehere parate gjer ne fund,mbeteshim per buken e gojes.Ja c\’ndodhi nje dimer.Shkuam per Vitin e Ri ne shtepi dhe ditet e para te janarit u kthyem serish.Ishte nje nate e tmerrshme.Nuk te ngronte asgje.Une kisha nje dhome ne shkolle.Te nesermen u bllokuan rruget e veriut.Maria,nje shkodrane e bukur,banonte ne dhomen tjeter.Asaj nuk i kishin ardhur shoqet,mua shoket.Te dy vetem.Secili ne dhomen e vet.Nje nate alurine ujqerit nen dritaret tona.Stuhia e debores qe kishte filluar para dy ditesh nuk jepte shenja se do te pushonte.Me ne fund s\’kishim c\’te hanim.Ishte e pamundur te dilje ne qytet.Me kane mbetur ca biskota,tha ajo,mua me ka mbetur pak byrek.I hengrem dhe ato.Kjo eshte ora qe vijne ujqerit. Nuk e kemi deren te mbyllur mireVetem me nje lloz. I kam vene dhe kalucin,nje fuci,ca zinxhire.Po ujqerit jane te uritur.Ti deren e dhomes e ke prej kompesate,fare delikate,une e kam prej hekuri,se ketu me pare ka qene sekretaria ku mbaheshin regjistrat,numri i amzave,sekretet e nje shkolle. Marie,mos bej sikur s\’kupton.Eja fli ne dhomen time.Je ne vete?Po sikur ta marrin vesh?Kush,ujqerit?Ajo nuk erdhi.Po kur filluan ujqerit te alurijne dhe te ferkohen e te shtyjne deren me lloz,ajo u dorezua.Hyri ne dhome si me turp,po shume e frikesuar.Me mbro,me tha,mos i thuaj njeriu qe kam fjetur me ty.Jo,Marie,te betohem.Te pelqej une?me pyeti.Shume,ti je e bukur,Marie.Ti je shoqja ime,une nuk do te bej asgje,ne qofte se ti nuk do. Je shoqja ime e shkelqyer.Leri pallavrat, tha ajo, ti me do ne shtrat te zhveshur.Te lutem mos i trego njeriu.Kurre, Marie.Tani jam me e qete.S\’kam fjetur gjithe keto net.Doja t\’i bija murit,po kisha turp.Dua te kem prane nje njeri,nje njeri,qe te me mbroje.Kam frike.Kam shume frike.Qetesohu,e dashur.Ujqerit iken. Stuhia e debores shungullonte me buje duke i shkundur dritaret me rrapellime.  Sa me hahet, tha ajo. S\’kam,i thashe.E mbarove te tere byrekun? S\’te kujtohet qe ta dhashe ty?O,po,harrova per pak.Me ka mbetur ca vere. Do te shtie pak vere kallmet. Mire. Pasi pime me shishe c\’kishte mbetur ne fund,ajo u zhvesh ne driten e stuhise se debores,nje kurm i plote, i epshem,me vijat perveluese te epshit qe mundohej t\’i mbulonte erresira,qe nuk arrinte,megjithate.Bekuar qofsh,Marie,bekuar qofte dhe ai qe te ka bere ty.Pse,peshperiti ajo,te pelqej?Mu dha me dashurine e nje femre qe beson se do ta mbrojne dhe do te jene deri ne fund gojekycur. Pas dashurise,u beme me te afert,me te lirshem me njeri- tjetrin.Shpirt,tha ajo,me gjej buke,se po me vjen si te fiket.Vdiqa per nje krodhe buke.Me jep pak buke,zotni.Zoti te dhashte,i u pergjigja une duke qeshur.Nuk e di si ndodhi,po nje tenxhere ra nga lart poshte me zhurme te madhe.Pas saj kerceu mu prane kembeve te mia nje konserve.Mu kujtuan konservat qe hidhnim gjithandej per dite te keqe.U be nje baterdi e nje zallamahi,qe e kujtoj edhe sot,me nje ndjenje lumturie te vertete,une e Maria shtynim dollapin,krevatet,komone dhe kur gjenim konserva therrrisnim me gezim;e gjeta edhe nje,ja dhe nje tjeter,s\’ka si konsevat me sardele te Vlores. Rrofte Vlora.Vlora,Vlora, beja fora.

Hengrem konserva, shkulluam fundet e shisheve me vere dhe beme prap dashuri. Ah,konservat, qe i dhane lumturine nje Marie te bukur,qe po e grinte uria nje nate me stuhi debore dhe me ujqer. A mund te harrohet kjo?

 V.O.ROLAND GJOZA KA PUNUAR DISA VITE NË PUKË

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*