Flamuri kombëtar në Qelez më 12 dhjetor 1912

Nga Donat Kurti

Në nji mndyrë fort ma të madhnueshmelkje lutë të ngre¬hunt e flamurit në Qelzë. Gjindej famullitar Dom Gasper Thaçi.  Ky, t’a ndiemun lajmin plot entuzjazem e atdhedashtni bani gabi kryepari e popull e, megjithse ushtritë e serbit i kishte, të thuesh, në frymë, e ngrehi Flamurin e Shqypnisë tu Qela diten e të Paperlyemit të Zojës me 8 Dhetller 1912, para nji popullit të madh.

Gzimi i asaj ë dite nuk mund të pershkruhet. Shum prej popullit, tuj ndie biseden e flaktë të famullitarit, i kishin syt e rimt prej lotsh. Gzojshin, brohoritshin e me të dhanun e pershndetshin flamurin me batare. Kjo kje, per sa dijm na, ma e para rasë, në të cillen u ngreh madhnisht flamuri i Shqvpnisë per mbas të çpallunit të Pamvarsisë në Vlonë.Komanda e Serbit gjineej në Pukë. T’i ndiemen pushkët, i mueren si shejin e nji kryengritjeje e pa tjeter dha urdhen me e rrethue Qelzen.

Shka asht, shka s’asht, famullitarin s’e Ishoi zemra; zgjodh tre burra të fortë e t’urtë e i çoi m’u marrë vesht me komandarë. kur serbjant ndien, se pushkët kishin ra në shej gzimit per të ngrehun të Flamurit të Shqypnisë, s’ thanë ljeter veç: "Keni me i a pa sherrin ksaj ë pune!" e me kaq u larguen.

Marrë nga Hylli I Dritës, 1937, nr. 11, f. 528

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*