Fran dhe Zoje Pali

Për këngën e vallen e bukur të Berishës, punuan e dhanë kontributin e tyre dhe rapsodet e shquar profesioniste Fran Pali e Zoja Pali, njerëz me traditë muzikore të folklorit Berishas e më gjerë. Ata janë të njohur për këngët e meloditë e bukura të këngës Pukjane, jo vetëm në vendlindjen e tyre Berishë, por në Pukë e në shkallë kombëtare.

Frani dhe motra e tij Zoja, me talentin e zërin e kristaltë. tërhoqen vëmendjen e studiuesve të kësaj fushe. dhe shpejt u bënë pjesë integrale e “Ansamblit Puka”. Ata u kënduan trimave e trimërive të burrave të Berishës e më gjerë, si Ndoc Mark Dedës, Sokol Cubit e trimave të tjerë. Me mjeshtri Fran Pali këndon këngët e kushtrimit.

Në krijimet e reja të këngës popullore kanë ditur të “ruajnë lidhjet gjenetike dhe strukturore të mëparshme dhe i kanë pasuruar ato me elementë të rinjë të përmbajtjes, të zgjerimeve të formës artistike dhe të karakterit poopullor. Në përiudhën 20 vjeçare 1970-¬1990, duke qënë pjesë përbërëse e “Ansamblit Puka”, kanë marrë pjesë në të gjitha fest1valet lokale e kombëtare të këngës popullore dhe janë nderuar me stlmuj moral e material.

Këta dy këngëtarë i ka karaktersizuar thjeshtësia, besnikëria. disiplina e korrektesia në zbatimin e detyrave të ngarkuara në të mirë të kombit e shoqërisë. Fran Pali është jo vetëm këngëtar i njohur, por edhe një mjeshtër me mendje të hollë në artin e punimit të drurit, jo vetëm i disa instrumenteve muzikor të zonës së veriut si

Fran Pali
              Fran Pali

lahuta, çiftelia e sharkia. por akoma më tej. Është Fran Pali prej Berishe, ai që në vitet 1980¬-1990, prodhoi me sukses violinën e parë shqipëtare me dorën e tij në rrugë krejt artizanale, të një cilësie të barabartë me violinat e punuara në rrugë të industrializuar jashtë vendit. Të një cilësie të lartë, prodhoi violinçelin e vegla të tjera me vlera të mëdha artistike.

Berisha ashtu si në të kaluarën dhe sot, ka ditur të vlerësojë, të ruajë e përgjithësoj ë vlerat më të mira të djemve e vajzave të saj. Për aftësitë profesionale, arsimore e kulturore, për ndihmesë të vyer që kanë dhënë dhe japin ata, në të mirë të shoqërisë, populli i Berishës u është mirënjohës.

Marre nga libri “Berisha-Pamje e pergjithshme etnografike” te autorit Nikoll Pjetri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*