Frrok Haxhia

Ka lindur në fshatin Gjegjan – Mirditë (pas çlirimit rrethi Puke) me 15 Prill 1934 në një familje të varfër fshatare me traditë atdhetare.

U rrit mes bejtarëve dhe rapsodëvë të krahinës dhe mrekullohej prej tyre. Filloi ti binte me mjeshtëri çiftelisë dhe sharkisë. Shumë shpejt, duke kënduar këngët për kreshnikët e luftrat dhe trimëritë shqiptarë në vitin 1950 filloi të shkruante dhe të këndontë vargjet e tija të para. Ishin rapsodet e vjetër të krahinës që mësuan dhe e edukuan me këngët e rapsodite burimore dhe interpretimin e tyre që i shërbyen Frrokut të fitonte dhe trashëgonte mënyrën e interpretimit, si te vajeve shqiptare të trevës veriore e më gjërë. Sot shumë krijime dhe vargje të tijë i gjen të përhapura që nga Shkodra, Kosovë, Maqedoni e më gjërë, deri atje ku jetojne dhe emigrantët shqiptarë.

Frrok Haxhia, për më shumë se 45 vite ka bërë një jetë aktive në shërbim të artit dhe folklorit në veçanti. Gjatë kësaj karriere ka qënë dhe një mësues dhe përkrahës i mrekullueshëm për brezat e ardhshëm. Një nga arsyet që talentet e reja gjenin gjithnjë mbeshtetje tek ai ishte thjeshtësia, dashuria për njerzit dhe humori që e karakterizon.

 Shquhet për aftësi improvizuese të çastit dhe bejte. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike që janë zhvilluar në Shqipëri dhe është vlerësuar "Laureat Festivali" çmimi më i lartë i festivalit që jepej aso kohe. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për shumë vite me radhë. Është vlersuar me çmime e medalje, vlerësime të tjera të larta si artist ndër vite. Ka titullin e lartë "Artist i Merituar". Për merita të tjera të shquar shoqërore e artistike është urdhëruar "Qytetar Nderi" Fushë-Arrëz dhe "Krenaria Komunës Gjegjan" vëndlindjes së tijë. Prej vitesh është antar nderi i "Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë" në Athinë. Për Frrok Haxhinë kanë shkruar shpesh studiues e hulumtues në botimet e Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Kulturës Popullore ku janë përfshirë dhe shumë nga krijime të tij në botime të veçanta shkencore.

Shumë nga krijimet e tija rapsodike dhe të interpretuara prej tij janë regjistruar ndër vite nga Radio Tirana, Shkodra, Korça, Kukësi dhe Televizioni Shqiptar, ku disa prej tyre ruhen sot në arkivat e tyre. Mbi 400 këngë të ngritura e të kënduara nga rapsodi F.H kanë lënë gjurmët e veta në jetën folkforike e artistike shqiptare ku disa prej tyre kane humbur dhe autorsine duke emërtuar si këngë të popullit. Në vitin 1995 Shoqata Kulturore "Ismail Qemali" në Vlorë në shënjë respekti për artistin ka botuar një vëllim me krijime të F.H me titull "Gjaku i Arbërit Rrodhi si Krojet".

F.H jeton në fshatin e tijë të lindjes me bashkëshorten. Ka tre fëmijë. Dy djem e një vajze.

Marrë nga \”http://sq.wikipedia.org/wiki/Frrok_Haxhia\”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*