GAZULLORET


           Gjon Gazulli

Familja Gazulli në mesjetë ishte një nga familjet e njohura feudale
     shqiptare nga Kabashi i Pukës dhe Ndërfana e Mirditës.

GAZULLI Gjon (1400-1465).

Hu¬manist, matematikan dhe astronom i shquar shqiptar. Rridhte nga një familje nga më të vjetrat e Shqipërisë Veriore nga krahina e Mirditës, një trung i së cilës ishte shpërngulur në Raguzë (Dubrovnik) aty nga fundi i shek. XIV. I formuar në rininë e vet në shkollat humaniste të Raguzës, studimet e larta i kreu në Universitetin e Padovës dhe në v. 1430 fitoi titullin “Doktor në shkencat e lira”. I kthyer për pak kohë në Raguzë, u bë një nga personalitetet më të rëndësishme të jetës kulturore e politike të qytetit. Në v. 1433 u emërua pedagog dhe përgjegjës i katedrës së matematikës e të astronomisë në Univer¬sitetin e Padovës. Lidhjet me këtë universitet i vazhdoi edhe pas kthimit në Raguzë, ku u angazhua në politikë. U ngarkua me misione delikate diplomatike, si “ambasador shëtitës” i Raguzës. Bashkë me vëllezërit e tij, Palin dhe Andrean, ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut.

Qarqet shkencore të kohës e kanë vlerësuar si një ndër astronomët më të mirë, bashkë me Peuerbachun, Regiomontanusin, Kam¬panin etj. Përgatiti vegla dhe mjete llogaritëse për lëvizjet e planetëve dhe shkroi edhe një traktat të rëndësishëm për astronominë, dorëshkrimi i të cilit nuk është gjetur. Sipas dëshmive të bashkëkohësve, mësohet se në të kishte edhe përfundime origjinale, që përbënin risi dhe që ngjallën polemikën e tradicionalistëve.

Biblioteka e parë publike në Raguzë

Njëherësh, në Raguzë biblioteka e parë publike u themelua nga fondi i pasur bibliotekar i arbërorit humanist Gjon Gazullit.1)
 
Ai librat ia kishte dhuruar (më 16 nëntor1465) Katedrales së këtij qyteti (Raguzës). Me këto libra iishin vënë themelet e bibliotekës së parë publike në Raguzë, nëshekullin XV. Njëherësh Zyra publike shtetërore e Raguzës ekishte dërguar në Padovë Antonius Vuchich, që t’i sillte librate tjerë të Gjin Gazulit. Ai e kishte sjellë një arkë librash tëGazullit, të cilët kishin qenë pronë e arbrit Shtjefën Arbërorit.

Pas vdekjes së Gjin Gazullit (1465), ata libra i kishte marrë
Don Nikollë Tanushi, dhe ai, më 12 qershor 1468, ia kishte
dorëzuar një qytetari padovas. Nga gjithë ai fond librash sot
kanë mbetur dy ekzemplarë; njëri që ia kishte dhuruar Nikollë
Tanushit, dhe tjetri që ia kishte dhuruar Gjon Marin Gjergjit.

1).Gazullorët janë me origjinë nga Kabashi.
Nga: Jahja Drançolli & Gjon Berisha
Marre nga: "Koha ditore", Prishtinë, 20 prill 2006.

GAZULLI Pal (rreth 1405-1470).

Humanist shqiptar i shek. XV, diplomat, pedagog, orator dhe një ndër bashkë¬punëtorët e Skënderbeut. Familja Gazulli në mesjetë ishte një nga familjet e njohura feudale shqiptare nga Kabashi i Pukës dhe Ndërfana e Mirditës. Më 1442 u emërua rektor i shkollave të Raguzës, detyrë që e mbajti dy vjet. U kthye në atdhe pas formimit të Lidhjes së Lezhës 1444 (shih) dhe qe një ndër bashkëpunëtorët besnikë të Skënderbeut. Nga v. 1452 deri më 1459 shërbeu si ambasador në Republikën e Raguzës dhe nënshkroi në emër të Skë¬nderbeut një varg marrëveshjesh me të. Në v. 1462 ai i kërkoi Republikës ishujt Hvar dhe Korçula për ushtrinë shqiptare në rast të një tërheqjeje të mundshme. Jetoi në Raguzë pa humbur lidhjet me atdheun.

GAZULLI Nikollë (1894-1946).

Gjuhëtar, klerik. Lindi në Dajç të Zaarimës. Kreu seminarin Papnor të Shkodrës dhe studimet e larta teologjike në Insbruk (Austri). Mori pjesë krahas të vëllait, Gjon Gazulli (deputet i opozitës, i ekzekutuar me varje në v. 1927) në lëvizjet kryengritëse të malësive të Veriut e të Mirditës kundër qeverisë së A. Zogut dhe u burgos 4 vjet në Gjirokastër. Shërbeu për shumë vite në zonën e Malësisë së Madhe (në famullinë e Shkrelit), ku gjurmoi dhe mblodhi një lëndë të pasur leksikore, frazeologjike, onomastike, etno¬grafike etj. Botoi dy vepra gjuhësore:

“Fjalonh i ri (Fjalë të rralla të përdoruna në Veri të Shqipnis)” me mbi 5000 fjalë, që doli si vël!. XI i serisë “Visaret e kombit” (Tiranë, 1941), dhe “Fjalori onomastik”, botuar pjesë¬pjesë në revistën “Hylli i Dritës” në 22 numra (1939-1943) nën pseudonimin Gelasius. U pushkatua pa u gjykuar në v. 1946.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*