Cila është lidhja mes policit dhe muzikantit?
Ishin të dyja dëshira të brendshme të miat. Unë fyellin dhe bilbilin i kam mësuar që në moshën 10- vjeçare dhe me po atë dëshirë vijoj që t’i lëvroj edhe sot pas 35 vitesh.
Çfarë mund të thoni për kulmet e aktivitetit tuaj artistik?
Kam gjithnjë emocion për kohën, të cilën gjithnjë e quaj të artë, të muzës popullore që na kishte përfshirë tërë gjeneratën tonë në vendlindje, pikërisht në Pukë. Artisti i madh Ndue Shyti, kishte afruar 104 instrumentistë të jashtëzakonshëm në fyej, kavaj, bilbilë, çifteli që zinte 90 përqind të orkestrës, sharki, daulle, zumare, gajde etj, etj. "Kur ia merrte orkestra jonë, përfytyrimi ndalej tek "orkestra e Vienës" me një ritmikë dhe intonim perfekt. Unë kam qenë solist në bilbil, ndërsa si instrumentist virtuoz kam koleksionuar tre çmime kombëtare në 1978, 1983 dhe 1988. Janë gjithsej shtatë vegla muzikore frymore të këtij lloji, që unë kam luajtur duke u dhënë jetë melodive të bukura të krahinës, tingulli i të cilave ka shkuar edhe jashtë shtetit, në disa skena të Europës.
Leave a Reply