Guri i Ndrikullës Kryezi

Në çuk  të rrugës, qi perpjekë Kryezun me Flet, pak permbi lagjen e \”Zotnivet\”, gjindet nji gur, \’jo fort i madh, me njyre të zezë, qi ka më njanen faqe shejin, ase gjurmen e dorës me pesë gishta. Si mbas gojëdhane, motit, paskan pasë shtekue atypari Kumarë e Ndrikull. Kumarës plasë sytë e dashtë me koritë Ndri¬kullen. Ajo, per me i pështue dhunës, e me mbajtë besen e Kumaris, kenka kenë kapë per atë gur me kaq fuqi, sa gishtat e dorës i ken kenë ngulë në te.

Gjithkahë neper Male të Gegënis, Kumarija mbahet punë e madhe, por sidomos në këto ana të Shtatë Bajrakvet. Ket Kumari me shoqishojnë e xanë tuj i marrë flokët fëmijvet, ase, si thonë këndej " tuj rrue fëmijt per të paren herë\”.

Kumarin e thrrasin \”Shen Gjon\”, ase Rregulli, e i apin randsi të madhe, madje pak si të teprueme. Me gabue kush e me thirrë kend gand "Kumarë\” ase "Ndrikull \”, pa e pasë, do t\’ a mbajë per Kumarë ase Ndrikull të vertetë 30 dit rresht.
Me ba me i pështue goja burrit e me i Ishue be grues pa dash¬të "Pash Shejtin Sh\’ Gjon\” do të shkojnë e do të jetojnë bashkë si moter e vëlla per 30 dit rresht.

Pos Kumaris së flokëvet kan edhe \”Probatinin\”, ase vëllazni¬min me shoqishojnë, pa ndryshim besimi.

Shoka e KUMBARËS
(Kallxlm populluer)

Kumara shkoj te Kumara me fjetë. Kahë duel në nadje i vodh Kumarës shoken (brezin). Zotit i u neverit kjo hajni e e qiti në Qiellt m\’e pa bota marë besen e thyeme.

\”Shoka e Kumarës\” thirret në këto ana ylberi (vojuflla), qi del në Qiell mbas shiu.

Sipas Revistës "LEKA, Shkoder, 1932.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*