– Anëtar i Gjykatës së Lartë, Tiranë,
– Drejtor në Prokurorinë e Përgjithshme, Tiranë,
– Anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Tiranë.
Në dhjetor 1978, Kuvendi Popullor e ka zgjedhur anëtar të Gjykatës së Lartëë dhe më pas e ka rizgjedhur edhe dy legjislatura të tjera në këtë detyrë. Mars 1979 emërohet drejtor i Drejtorisë së Organizimit dhe kontrollit Gjyqësor në Gjykatën e Lartë, ku ka treguar aftësi organizative, drejtuese dhe pjekuri profesionale, gjë për të cilën është dekoruar dy herë me mirënjohje e shërbime të shquara shtetërore e shoqërore.
Gjatë shërbimit në Gjykatën e Lartë ka ngritur probleme lidhur me rritjen e nivelit dhe të kulturës së gjykimit, zbatimin e drejtë të ligjit për dënimet, përmirësimin e sistemit gjyqësor, përballimin e ndërhyrjeve në gjykimin e çështjeve, për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë së gjykatave në gjykimet për krime politike. Në vazhdim, mbajti qëndrim kritik për të metat në sistemin gjyqësor, për politikën penale të papërshtatshme, për shkeljen e parimit të pavarësisë së gjykatave etj. duke kërkuar e argumentuar nevojën e krijimit të gjykatave të apelit, shkrirjen e gjykatave të fshatrave e të lagjeve të qyteteve si hallka të tepërta të sistemit gjyqësor. Problem mbetej edhe shkëputja e hetuesisë nga Ministria e Brendshme dhe krijimi i Ministrisë së Drejtësisë. Ngritja e këtyre problemeve nuk është pritur mirë nga organet kompetente partiake e shtetërore të kohës, duke i tërhequr vemendjen për kërkesa të tilla.
Hali Kopani.
Me krijimin e Gjykatave të Zonave (Apelit), 1988, emërohet kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke vazhduar të jetë edhe anëtar i Gjykatës së Lartë. Detyrën e re mjaft të vështirë e me përgjegjësi e kreu me sukses duke përballuar me takt e maturi ndërhyrjet e elitës partiake dhe shtetërore të kryeqytetit, për çka u bë më i njohur dhe i respektuar si jurist e gjyqtar. Me fitoren e së djathtës, në nëntor 1992, transferohet nga kjo gjykatë dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokuronë e Përgjithshme. Në kushtet e rendit demokratik kishin dalë detyra të reja për ndryshimin, hartimin dhe zbatimin e legjislacionit të ri, për përmbushjen e të cilave merr pjesë gjallërisht në komisionet e ngritura dhe jep ndihmesën e tij.
Në realizimin e detyrave rol me vlera kanë luajtur takimet që ka zhvilluar me organe, zyrtarë dhe juristë të vendeve Perëndimore Europiane dhe të SHBA-së, si dhe vizitat e punës që ka bërë në Gjermani (1994), në Ministrinë e Drejtësisë në Bon, në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme të Gjermanisë në Karlsruhe, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme të landit të Berlinit dhe të Hamburgut, ku ka shkëmbyer përvojën e punës me këto institucione gjermane.
Në Strasburg (Francë 1995) me ftesë nominale të Këshillit të Europës për një vizitë studimore pranë këtij Këshilli dhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Duke vlerësuar punën dhe ndihmesën e dhënë në fushën e drejtësisë dhe përvojën e pasur juridike, Kuvendi Popullor i Shqipërisë në vitin 1997 e zgjedh anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Mbasi bën betimin para Presidentit të Republikës z. Sali Berisha, fillon ushtrimin e kësaj detyre të rëndësishme, ku tregon aftësi dhe integritet në gjykimin e Ka marrë pjesë në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese të vendeve ish-socialiste, të organizuar në Erevan të Armenisë (dhjetor 1997), ku ka diskutuar për përvojën e Gjykatës tonë Kushtetuese, kryesisht në gjykimin e çështjeve, objekt e të cilave ka qenë cënimi i lirisë, i pronës dhe i të drejtave të njeriut nga një proçes i parregullt ligjor…
Leave a Reply