Intervistw me Artistin e Popullit Ndue Shyti




Shume kusherinj te mite i binin
ciftelise e fyellit. Fare i vogel kisha shume qejf t\’u bija dhe une
ketyre veglave. Ne vend te tyre une merrja shpesh mashen e zjarrit dhe
i bija sikur luaja ne cifteli. Nje dite me pa Lala, keshtu i therrisja
babes, dhe nuk vonoi e me bleu nje cifteli. Atehere isha vetem 3 vjec.


Me vone nisa t\’i bija para klases dhe
fyellit, megjithese kisha nje fyell te keq. Kur mblidheshin fshataret e
luanin kapuce e filxhana, baba e axha me merrnin me vete. Malesoret
vinin dhe te kulla ime, e luanin filxhana e kapuce ku disa kusherinj te
mite i binin ciftelise e fyellit. Une i degjoja me vemendje, keshtu i
mesova ne odat e malesoreve fyellin e cifteline. Me vone shkova ushtar,
por edhe gjate kesaj kohe nuk iu ndava per asnje cast fyellit dhe
ciftelise.

Me cilet grupe folklorike u angazhuat ne keto vite?

Ne fillim e nisa me grupin folklorik
te Pukes. Atehere erdhi ne Puke edhe kompozitori i mirenjohur Preng
Jakova i cili u shpreh: \”Si ky instrumentist nuk ka ne Shqiperi. Ne
vitin 1958 me grupin folklorik te Pukes mora cmimin Laurat i
Republikes. Ne vitin 1966 rapsodi i njohur Frrok Haxhia me prezantoi me
Zihni Sakon. Keshtu nisi edhe udha ime e koncerteve. U ftova ne Elbasan
e me vone ne Shkoder ku ne koncerte merrnin pjese 14 delegacione te
huaja.


Cilet qene rapsodet me te njohur ne ate kohe sipas jush?

Tre rapsode qene te njohur ne ate kohe, Frrok Haxhia, Tom Nikolla, e Hazis Ndreu.

Po kur Ndue Shyti do te kalonte kufijte e Shqiperise per te dhene koncerte ne Europe e me gjere?

Koncertin e pare e kam nisur teper
larg, ne Kine. Ka qene viti 1966 kur u nisa me Ansamblin e Shtetit. Tre
vjet me vone, po me Ansamblin e Shtetit dhashe koncerte ne Turqi dhe
ketu mbaj mend qe megjithese m\’u keput njeri tel, korra sukses, pasi
nuk u kuptua se cfare ndodhi. Ne vitin 1970 po me Ansamblin e Shtetit
shkova ne Dizhon te Frances, ku morem dhe gjerdanin e art. Pas Dizhonit
kam shkuar ne Itali.

Te kane quajtur dhe virtuozin e
Ballkanit dhe mbretin e ciftelise. Cilet jane personat qe do te
vleresonit se te kane qendruar me afer?

Nder ta une mund te vecoj Zihni Sakon, i cili me ka dhene keshilla, me ka inkurajuar, po me ka bere dhe verejtje.

Po shteti, c\’vleresime i ka bere Ndue Shytit?


Ne vitin 1969 ka ardhur ne Puke,
Thoma Deliana, pasi u ktheva nga nje koncert ne Turqi. Ai me solli
titullin \”Artist i Merituar\”. Dhjete vjet me vone me sollen ne shtepine
e kultures ne Puke, titullin \”Artist i Popullit\”, kurse orkestres i
dhane medaljen \”Naim Frasheri\” te klasit te pare.

Sa e ka trasheguar tek pasardhesit mjeshterine e ciftelise, Ndue Shyti?


Djali im, Marku, qe tani merret me
ndertime, i bie me mjeshteri fyellit. Ne vitin 2002 kemi dhene sebashku
ne Amerike, koncerte per shqiptaret.


Kur nuk u aktivizuat me nga strukturat shteterore te kultures?

Ne vitin 1980 me Ansamblin e Shtetit
shkova ne Paris, po ne ate vit me Ansamblin Puka shkova ne Mal te Zi,
Ulqin, Bosnje, Kroaci, e Dubrovnik. Kam qene dhe ne vendet skandinave,
por pas 80 s nuk me aktivizuan me.


Mbaj mend se kur u diskutua per te
shkuar jashte me ansamblin, ish ministri i Kultures, Anastas Kondo,
tha: \”Tani eshte vjeteruar ciftelia dhe do te konkurrojme me
klarinete\”. Por nuk harroj nje rast kur i kam rene bilbilit para
Kristian Smith, i cili tha se nuk ka flaut japonez qe bie ne kete
forme. Ai donte qe t\’i beja dhurate nje bilbil, por e moren nje nga
muzeu qe i ishte thare tapa dhe ia derguan. Kjo shmangie me vrau shume
sic po me vret dhe kjo harrese qe prej viteve \’90. Tani dhe gishtat
s\’me punojne me, por harresa me vret shume.

Intervistoi Garip Troci – Koha Jone

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*