Kisha e Zojës Shna Prende

Në fshatin Kryezi është kisha shumë e vjetër e Zojës Shna Prende. Popullsia e krahinës ruan një respekt dhe besim të thellë për këtë shenjtore të Krishtërimit. Është kishë me besim të fortë dhe që është bërë shpëtim për shumë njerëz dhe në shumë breza. Për këtë kishë ruhen dhe tregohen dhe gojëdhëna, që janë jehonë dhe besim i lashtësisë së saj. Të moshuarit mbajnë mend, por dhe tradita ruan kujtesën, se tek kjo kishë vinin vizitorë të shumtë në ditën që i kushtohet kësaj Zoje Shnjëtore. Disa thonë se këtu mblidheshin besimtar katolik dhe me besim mysliman dhe luteshin, kryesisht gra që kishin probleme që të lindnin dhe të ju jetonin fëmijët.

\"\"  \"\"

Frang Bardh Ipeshkv, në vitin 1637 për këtë kishë shkruan: "Nga Arësi, po atë ditë, shkuem në Berdhet, mbi 8 mil larg prej Arësit. Berdheti asht katund 19 shtëpishë dhe 146 frymësh.Ka një kapelë n\’emën të shna Prendes që përfshin vetëm 15 vetë. Asht e rrethueme në mur dhe e mbuleme me drrasa e deren e ka pa çeles dhe asht e vendosun në Udhën Publike që kalon nëpër Dukagjin e shkon në Serbi, (asht 3 mile larg prej katundit të vet Berdhetit). Në mengjes çova e thirra të gjithë katundin e shkova me të gjithë, burra e gra, te kapela e thanun e tyne për të meshue.

\"\"  \"\"

Aty ma së pari rrëfeva shumë gjind e mbasandej fillova meshën, predikova e kungova shumë gjind, dhe krezmova 33 vetë. Aty erdhi edhe një katund tjetër, i quejtun Vilëza, nëpër të cilin kalova duke shkue në katundin e Berdhetit. Vilëza asht 11 shtëpishë dhe 83 frymësh, janë afër me Berdhetin dhe bashkë¬famulli. Berdheti ka një kishë tjetër pak larg nga kapela e thanun, n\’emen të Shën Mërisë, në të cilën vorrosin të vdekunit, duket vetëm nga themeIi se aty ka qenë kishë".

\"\"

 Në viin 1967, kisha u mbyll dhe pas pak kohe ajo u rrenua, sa edhe themelet u punuan me traktor, u prenë lisat e medhenjë dhe të moçem, gurët e mureve u shpërndanë. Është fat se dikush nga besimtarët ruajti dy qoshe guri të gdhendur të derës, njëra me Kryqin dhe tjerta me shenjën e lashtë të praktikuar nga krishterimi në formën X, germë që perkon me germën e parë të mbiemrit të Jezu Krishtit (Xristo).

Në verën e vitit 2008 filloi puna për rindërtimin e kësaj kishe të vogel, por e madhe nga shenjtërimi.

Nga viti 1932 kemi një shenim nga At Gjon Karma, për këtë kishë: "Në lagje Gegaj gjindet Kisha e Shna Prendes, me nji lter të herëshem, rrethue me lisa të naltë e të moçem. Per Festë të kësajë Shejtneshë ndezin qira\’ e bajnë edhe darken per miqasi."

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*