Komuna Iballe

Komuna Iballe permbledh 8 fshatra; Iballe, Sapaç, Levosh, Berishë e Vogel, Berishë Vendi, Berishë e Siperme, Shopel, Mertur Guri.
Numri i popullsisë: 3606.
Siperfaqja 160.1 km2.

\"\"

\"\"

Që në koherat e lashta kjo krahine ka qenë e banuar dhe me rëndësi për zhvillimin ekonomik e kulturor të Ballkanit sepse përshkohej nga rruget që lidhnin Ultesirën Bregdetare me pllajen fushore te Kosovës.

\"\"

Iballja sot ne vetvehte fsheh shumë potenciale ekonomike, turistike, etno-kulturore dhe gjenetike te kulturave bujqësore, frutikulturë dhe kafshë shtepiake e të egra.

\"\"

Pozita gjeografike e zones së Iballes është dominuese mbi luginën e Drinit që e rrethon nga tre drejtime.Popullsia përbehet kryesisht nga banore te dy fiseve sipas konceptimit etnologjik shqiptar: Berishas dhe Thaç.

\"\"

Dëshmite e shumta etnologjike dhe te objekteve e gjurmëve arkeologjike dëshmojnë, se kjo krahine është e banuar që në lashtësi. Udhepërshkruesit dhe albanologët e huaj kanë dëshmuar që në mesin e shekullit XIX e në vazhdim, zbulime e rrënoja arkeologjike dhe gjurme rrugësh të lashta.

\"\"

Do dallojmë nga të tjerat Kalanë e Iballes të përiudhës romake, e cila ishte e tipit të qarkuar me kanal uji mbrojtës. Nga F. Nopça kemi dhe skicen planimetrike riveluese, por deri më sot nuk është germuar dhe as studiuar. Në Rapsaj, në lartësin mbi 900 m. mbi nivelin e detit janë gjurmët e një fortifikimi të kasaj periudhe ashtu si kemi në Gralisht (Bugjon) dhe në krahun verior të kësaj krahine në Berishe një kështjellë tjetër.

\"\"

Popullësia ruan shume gojdhana per fisin e Thaçit, për migrime të brandshme dhe me dëshmi se një pjesë e saj ka ardhur nga Rrafshi i Dukagjinit (Kosovë), nga pastaj në shekujt e Mesjetës së Vone, kemi dëshmi që disa vëllazëri u kthyen në këto fusha, ku kishte kushte shumë të favorshme bujqësore.

\"\"

Nga ana tjetër për fisin e Berishës kemi dëshmi të shkruara që në shekullin e parë të e.r. se Berisha në antikitet  thirrej me këtë emër (Bertish- nga Apiani, shek I, e.re) dhe ky emërtim kishte kuptimin gjeografik gjithëpërfshirës të Alpeve (Bjeshkët e Nemuna) dhe më vone ky emërtim për një zone e një popullsi të caktuar, mori kuptimin etnologjik; Fisi i Berishës. Berishasit i kemi të dokumentuar që në shekullin e XIII, që janë  banorë të shpërndarë në gjithë trevat veriore të trojeve shqiptare, në shek. XIII në Ulqin, fisi i Kuçit (sot Mali i Zi) me princin mesjetar shqiptar Lala Drekali është berishas, në Shkoder,

\"\"

Pejë dhe fushat per rreth saj, në rrafshin e Dukagjinit, në Kaçanik, në qytetin mesjetar te Janjevës etj. ku ato kanë trashëguar, që nga lashtësia kujtesën nga territori nga u shpërndanë, por në ato kohra me kuptimin gjeografik, dhe jo si shpeshherë ngatërrohet, se ato janë të prejardhun nga fisi Berishë, i cili si koncept etnologjik është shumë më i vonshëm. Legjenda e popullatës së fisit Berishë është e krahasueshme me atë që na thonë shkrimtarët e vjeter grek dhe latin për popullin e lashtë të Ballkanit: "…Pelazgët janë të lindur prej dheut…".

\"\"

Edhe tradita mitike gojore vendase për berishasit thotë, se "…ata (berishasit) janë të lindur pre toke. I pari i tyre ka dalë nga shpella e Deskut, që gjendet në fshatin Berishë Vendi…".  Pra emëri Berisha ka qenë një koncept gjeografik me një hapsirë të madhe territoriale në lashtësi dhe në mesjetë një pjesë e popullatës arbërore të këtij territori fitoi kuptimin etnologjik: Fisi i Berishës. Ky emërtim i ruajtur në gojën dhe gjuhen shqipe ndër shekuj është edhe dëshmi e vazhdimsisë së popullsisë iliro-shqiptare në trevat e sotme të Shqipërisë së Veriut.

\"\"

Në këtë krahinë dëshmohen kisha të vjetra si; Kisha e Alshiçes-Berishë, Kisha Zojes Shnaprende-Kokdodë, Kisha mbrenda rrënojave të kalasë së Iballes e shumë të tjera. Në këtë zonë kanë vepruar dhe ruhen gjurmët e dy manastireve benediktine të vjeter e të lashtë.

Në këtë krahinë ruhen rite më të lashtë se tremijëvjeçare, si ritet e varrimit dhe Gjama e Burrave, të cilat gjejnë analogji në veprat e Homerit dhe të tragjedianëve grekë. Po kështu ruhen veshje tradicionale të lashta të shoqëruara me motive (ornamente) me shpjegime mitike e kozmogonik.

Për periudhen e hershme Mesjetare për Iballen ka dëshmi të shumta, që është popullsi mbartëse e asaj që njihet me emrin "Kultura e Komanit", kulturë që trashëgon elemente e veçori trashëguese të popullsisë ilire.
Bukuria natyrore e kësaj treve është një nga dhuratat më të çmueshme dhe e pa vlerësuar, e shendetëshme dhe befasuese për çdo vizitor të huaj.

Vlerat natyrore, trashëgimia e pasur historike e kulturore shpirtërore e materiale e gershetuar me tiparet karakteristike të malësorit iballas, e bëjnë këtë trevë të dashur e të nderuar jo vetëm për banorët e saj, por edhe per vizitorët e viseve të tjera shqiptare dhe për turistët e huaj.
(Përgatiti J. B.)

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*