Në Shqipërinë e Veriut deri para disa viteve ruheshin tre banesa të quajtura kulla me karakoll. Karakolli ishte një ndërtim një kat më i lartë se ambientet e banimit me perimetër të vogël, i pajisur me frëngji dhe shërbente vetëm për mbrojtjen e banorëve të kësaj banese. Njëra prej këtyre banesave u përmbyt nga liqeni i Fierzës në fshatin Dardhë të Pukës. Tjetra në rrethin e Hasit do të rezistonte, por pa mundur të ekzistojë deri më sot.
E vetmja "dëshmi" e këtij lloji banese është në fshatin Kokdodë të Pukës.
E braktisur nga banorët e saj që prej pesë vitesh dhe e harruar nga institucionet shtetërore, banesa-kullë është në prag të shkatërrimit total edhe se çatia është tepër e dëmtuar. E ndërtuar në mesin e vitit 1800 ajo dallon tipologjikisht nga gjithë banesat-kullë të krahinës. Ndërsa interesi ndaj saj shtohet edhe nga mjeshtëria dhe mentaliteti i gdhendjeve të shenjave në gurët e qosheve të kësaj banese, të cilat ruajnë kode të lashta të jetës së banorëve të krahinës.
Kode që koha në shumicën e rasteve i ka zhdukur si shpagim edhe për indiferencën e njerëzve që duhet të mbajnë përgjegjësi për "humbjen".
Leave a Reply